web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

30 Shtator 2020, 14:29, Sociale CNA

Dita e nesërme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se përgjatë relieveve malore në Veri dhe në qendër të vendit do ketë reshje shiu të izoluara me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës do të fitojë intensitet deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7°C deri në 22°C

në zonat e ulëta 8°C deri në 25°C

në zonat bregdetare 11°C deri në 25°C./ CNA.al





Lajmet e fundit nga