web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ndiheni i çliruar nga “dashuritë” e vjetra?/ Rusmali: Votoj për PD, por si komisioner do distancohem

30 Shtator 2020, 18:50, Politikë CNA

Ilir Rusmali, ish-zëvendëskryeministri në qeverinë e ish-kryeminstrit Sali Berisha dhe ish ministri i Drejtësisë, është paraqitur sot para Komisionit të Posaçëm Parlamentar pasi ka shpallur kandidaturën për komisioner të KQZ-së.

I pari që i ka drejtuar pyetje ka qenë Damian Gjiknuri i PS-së, i cili kërkoi të dijë mënyrën se si e shikon pozicionin e komisionerit të KQZ duke qenë se ka qenë anëtar i PD-së.

Rusmali tha se ai nuk është më i angazhuar në politikë dhe premtoi se vendimet e tij do të jenë pa u bazuar në emocione, pasi theksoi se eksperienca e tij politike ka mbaruar te fjala eksperiencë.

Më tej, ai u pyet nga Adnor Shameti nëse ndihet i çliruar nga ?dashuritë? e vjetra politike dhe ish-zv.kryeministri deklaroi se nëse do të kishte mundësi do të votonte për PD-në, por nënvizoi se si komisiner do të heqë dorë nga e drejta e votës.

Të gjithë anëtarët e Komisionit të Posaçëm shprehën konsideratat për Rusmalin, ndërsa votën pro tij e deklaruan 3 nga 5 anëtarët.

Prezantimi i Rusmalit:

Damian Gjiknuri: Atëherë z.Ilirjan Rusmali. Mirëserdhët në Komision. Pavarësisht se ju njohim pasi patëm kënaqësinë të bashkëpunojmë dhe në Reformën e fundit Zgjedhore. Natyrshëm jeni një njohësi  thellë i çështjeve kushtetuese dhe ligjore. Gjithsesi edhe për hir të procedurave të komisionit duhet të mësojmë më shumë ose t?i bëjmë me dije publikut se çfarë iu shtyu të aplikoni për këto dy pozicione, dhe si e shikoni përderisa keni qenë më parë anëtar ose eksponent i një partie politike, ashtu si edhe shumë të tjerë që kanë aplikuar këtu. Pse kjo ju bën ju të jeni i pavarur në këtë detyrë dhe në detyrat që ju do e realizoni?

Ilir Rusmali: Unë do e filloj nga nga pyetja e dytë. Nëse bëhem i bezdisshëm në përgjigje më ndërprisni por nuk e llogaris dot 2-3 minuta, nëse kam shumë për të thënë. Do e nis nga e dyta. Eksperienca ime politike është pjesë e historisë time personale, është pjesë e CV-së time. Unë nuk jam i angazhuar në politikë aktualisht prej vitesh. E sodis nga larg, nganjëherë me emocion, nganjëherë me ëndje, nganjëherë me bezdi, por soditës i politikës jam. Nga këndvështrimi i sotshëm dhe i këtij kandidimi, eksperienca ime politike fillon dhe mbaron tek fjala eksperiencë. Besoj që në një institucion që merret drejtpërdrejt me menaxhimin e interesave politike, siç është KQZ-ja, kjo lloj eksperience është një bagazh dhe favor shumë i madh për individin. Duke e njohur politikën nga brenda, ke më shumë mundësi edhe ta vlerësosh siç duhet atë nga jashtë.

Për pyetjen e parë besoj se është gjëja më e rëndësishme që mund të trajtojmë. Kam tre motive. Së pari, unë kam qenë i përfshirë në radhë të parë në përpjekjet, punën, debatet, diskutimet, negociatat që janë zhvilluar për Reformën Zgjedhore. Reforma Zgjedhore është në këtë pikë ku është sot, ende e papërfunduar, por ka bërë hap shumë të madh dhe të rëndësishëm. Ka mbyllur kapitullin vet të parë, por Reforma Zgjedhore nuk mbyllet as me atë që është prodhuar dhe as me atë që është në axhendën e Kuvendit. Reforma Zgjedhore mbyllet kur KQZ të kompletojë kuadrin ligjor me aktet normative, që është kapitulli i  dytë. Te kapitulli i tretë është implementimi i kuadrit ligjor. Ne ligjet nuk i bëjmë për qefin e ligjeve, i bëjmë për të zbatuar ato. Këto janë hallka të rëndësishme. Për të përcaktuar suksesin e Reformës. Ky është motivi i parë.

Motivi i dytë ka të bëjë drejtpërdrejt me KQZ. Reforma Zgjedhore praktikisht për herë të parë do vendosë për herë të parë administratën neutral, administratën e pavarur zgjedhore. Që të kesh mundësinë të konsolidosh një strukturë për herë të parë në vendin tënd, është privilegj i jashtëzakonshëm.

Motivi i tretë ka lidhje me ju si politikë, si individë se keni qenë të përfshirë në proces në këtë process reforme, se jeni dhe përfaqëues të partive tuaj. Gjatë procesit të reformës kam konstatuar se administratën zgjedhore të pavarur e duan të gjitha partitë, gjithë spektri politik. Një orë e më parë Shqipëria të ketë administratë të pavarur. Ky vullnet kaq i qartë, kaq i hekurt është burim optimizmi dhe frymëzimi për të marrë një detyrë kaq të vështirë. Këto janë motivet e mi apse unë kandidoj për komisioner shtetëror, sepse sfida e madhe e institucionit është sfida që duhet të kalojë komisioneri. Komisioneri është në thelb të instituconit si përsa i përket nevojave, si përsa i përket problemeve, sfidave edhe presionit. Pa komisionerin shtetëror institucioni mund të lëkundet dhe dy hallkat e tjera vështirë se e mbajnë dot në këmbë.

Adnor Shameti: Kandidimi juaj i bën nder procesit. S?kam gjë tjetër veçse vlerësimet më të larta, personalisht flas. Mbaj mend dorëheqjen tuaj vite më parë nga kabineti qeveritar vite më parë, për diçka që s?kishte fare lidhje me ju. I cili përbën një standard që për fat të keq nuk është ndjekur. As para jush, as pas jush. Një pyetje apo dy pyetje do kisha unë. E para, duke qenë vazhdimisht në cilësinë e ekspertit, a bie ndopak në konflikt interesi dhe e dyta, a ndiheni i çliruar nga ?dashuritë? e vjetra politike?

Ilir Rusmali: Unë e vlerësoj eksperiencën politike si eksperiencë dhe kaq. Kam marrë distance nga aktivizimi im politik për motivet që tashmë dihen. Unë mund të them se për cilën parti politike votoj, dhe këtë e them hapur, nuk e kam problem, por nëse e konsideroni se sekreti i votës nuk e meriton të nëpërkëmbet, unë e lej këtë gjë. Ajo që mund t?iu them dhe këtë s?mund të më pengojë njeri, nëse e imagjinoj veten komisioner shtetëror, s?mund të them se s?do lexoj ndonjëherë gazetat, që s?do ndjek ndonjëherë konferencat e shtypit, se këtë s?kam pse ta them. Por mund t?ju them se do ishte standarti më i keq nëse do të vendosej që nga pozicioni i komisionerit shtetëror përshembull votimit si shtetas t?i rrihej larg. Ky është neutralitet.

Komisioneri për shkak se menaxhon procesin nuk e shfrytëzon dot të drejtën e tij për të votuar, se atë për të kandiduar për poste ia ka ndaluar ligji. Ky mund të ishte një standart që mund ta imagjinoja nga pozicioni i ardhshëm i komisionerit. Ndërsa kështu besoj se jam votues i rregullt. Kam votuar pothuajse gjithmonë, kur nuk kam votuar kam qenë i penguar për motive që s?kanë pasur lidhje me zgjedhjet. Kjo përsa i përket raporteve me politikën, përsa i përket konfliktit të interesit këtu ka një lloj keqkuptimi popullor në fakt, që edhe unë po i referohem keqkuptimit të publikut, shohin konfliktin e interesit pas çdo veprimtarie të individit. Konflikti i interesit është një gjë e pastër dhe shumë e thjeshtë.

Nga pozicioni i interesit privat, të abuzosh me kompetencën tënde vendimarrëse publike. Tani raportet me komisionin, këshillin, etj, ka qenë gjithmonë si raport i një eksperti. Unë strukturave vendimmarrëse jam përpjekur gjithë kohës t?i jap ekspertizën tim më të mirë, më të kualifikuar, por unë në asnjë nga rrethanat nuk kam qenë pjesë e vendimmarrjes së institucionit. Unë kam shkruajtur vetë dhe për një pjesë në bashkëpunim, mori të neneve të dispozitave të ligjeve që keni miratuar ju, mori të drafteve që keni pasur dhe që i keni skarktuar, mori të drafteve që keni ende në shqyrtim, por unë s?kam qenë autor i asnjë neni të reformës. Unë kam punuar për të gjitha, por nuk jam unë autor, jeni ju që i keni miratuar, ju që i keni dhënë votën dhe jetën. Unë kam kontribuar por s?kam pasur asnjë të drejtë vendimmarrëse.

Myslim Murrizi: Është larguar nga politika në mënyrën më dinjitoze që mund të largohet një njeri në 30 vitet post-komunizëm në Shqipëri. Përpos asaj që ju keni bërë ligje, dhe ne kemi ngritur dorën, unë këtë periudhë 18 muajshe jashtë PD, jo pak të tjerë nga 2013 dhe këtej.

Nuk e kemi luksin, si Kuvend dhe Komision, që një figurë më e madhja në ushtrimin e detyrës politike dhe publike, ke qenë dhe zv/kryeministër, ofrohet për të qenë komisioner. Në 53 emra nuk di çfarë të shoh cent në qenien tuaj. Ndoshta për herë të parë të kemi një palë zgjedhje që të pranohen nga palët. Gjithë ata që hartuan ligjet e famshmes reformë, edhe pse e kishin të ndaluar që nuk do ishin vetë, i ke drejtues KLP etj. Do votoj për ju, por votën time këtu dhe në parlament do e kem pro jush. I bën nder zgjedhësit shqiptar, për të ruajtur procesin  zgjedhor.

Edmond Stojku: Marrëdhëniet në Kuvend jo vetëm ekspertizës, pra emocionet pozitive që kam pasur me Rusmailin me aq komunikim sa kam patur. Bën që të jetë e vërtetë ajo çfarë deklaron Rusmaili. Nuk di çtë them më tepër se kaq. Urime e suksese.

Damian Gjiknuri: Unë u shterova nga konsideratat. Nuk më lanë më vend kolegët. Nuk po e shpreh opinionin. Kam pasur kënaqësi të madhe të bashkëpunoja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga