Robert Lili ikën nga AKU/ Kush është anëtari i KQZ që do i zë vendin
Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Robert Lili, i emëruar në nën...
Pasditen e sotme Komisioni i Posaçëm parlamentar përfundoi seancat dëgjimore me 53 kandidatët për trupën e re të KQZ-së.
Gjatë diskutimeve të anëtarëve të Komisionit, ka tërhequr vëmendjen një deklaratë e deputetit Myslim Murrizi.
Murrizi tha ka informacione se mes kandidatëve ka edhe persona që kanë pasur mëkate në vitet që kanë kaluar në zgjedhje dhe ndaj publikut. Ai tha se mes tyre ka edhe persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.
?Do të ishte në nderin e komisionit dhe Kuvendit që të përkrahte individë që nuk kanë në kriteret eksplicite, njerëz që nuk kanë mëkate në vitet që kanë kaluar në zgjedhje dhe ndaj publikut. E habitshme, por kanë konkurruar për të numrat votat, 7 individë që kanë ndarë pronat e shqiptarëve, 5 ish-drejtorë të përgjithshëm të pronave. Shqiptarët e dinë si janë sorollatur në duart e këtyre individëve. Do të ishte në dinjitetin edhe të komisionit tonë, që pavarësisht njohjeve, të mos kishte individë, që shqiptarët i shikojnë si ?mish dhie?, atij se nuk i kanë besuar pronën, jo më votën për pushtetin në një sistem demokratik.
6 vijnë nga KQZ-ja, OSBE-ja nxin si janë zhvilluar zgjedhjet dhe numrat votat në Shqipëri. Kur shoh që marrin kurajën dhe vijnë për të kandiduar për të numëruar votat, që janë etiketuar si tjetërsim i vullnetit të shqiptarëve. 5 vijnë nga një fshat, 3 janë kushërinj të parë. Do të doja që të gjithë ata që do të merrnin besimin e komisionit, ti drejtohen autoritetit, pasi bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit nuk do të jetë e moralshme që të votohen për të drejtuar zgjedhjet. Do ta doja për të gjitha ata të ditëlindjes 74, pra kush është 46 vjeç dhe lart të na sjellë dokumentin që nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, në dijeninë time ka. Të heqim dorë nga dreqërit?, u shpreh Murrizi.
Pas tij e mori fjalën Damian Gjiknuri i PS-së, i cili tha se është dakord që personat që janë shumë të asocuar politikisht apo krijojnë konflikt interesi të pastër, të mos përzgjidhen.
?Nuk e di nëse ka ndonjë mundësi verifikimi, a mund të kryhet ndonjë verifikim i shpejt? Po dakord. Atëherë, ose ata që do të përzgjidhen do ta kenë të detyrueshme. Fakti që aplikuan kaq shumë njerëz, ka një numër të madh. Kjo është një gjë e mirë, risi që tregon se ndryshimet e Kodit, ka tërhequr interesin e shumë aplikantëve. Jam dakord, që njerëz që janë shumë të asocuar politikisht apo krijojnë konflikt interesi të pastër, ne mos t?i përzgjidhnim. Ne do të përzgjedhim kandidatët më të mirë të mundshëm, brenda mekanizmave që kënaqin balancat politike. Nuk kemi nevojë të bëjmë deklarime këtu se kush është më partizan për zgjedhjen e njerëzve me profesionalë. Në ditët në vijim do të mblidhemi për dokumentacionin dhe për të zgjedhur kandidatin më të përshtatshëm, në konsultim me përfaqësuesin e PD-së?, deklaroi Gjiknuri.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi, kërkoi që në KQZ të mos përfshihen militantë partish.
?Do të shprehja shqetësimin për përfundimin sa më shpejt të këtij procesi. KQZ ka detyra specifike dhe sa më shumë vonojnë cënojnë atë që është arritur, si identifikimin biometrik. Kërkoj që të mos humbasim kohë, të ecim shpejt, që edhe këto komponentë organizativë për zgjedhjet e ardhshme, që kërkojnë kohë, që identifikimi biometrik të bëhet sa më parë. Uroj që shumica të mos udhëhiqet nga militanca dhe interesi politik. 2021 të jetë fillimi i një procesi që i kthen shqiptarët në normalitet?, theksoi Bylykbashi./ CNA.al
Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Robert Lili, i emëruar në nën...
Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka qenë i ftuar pasdi...
CNA.al prej rreth një muaji ka publikuar një skandal të padë...
Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka denoncuar qeverinë e...
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka reagua...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka reaguar përmes ...
Pandemia i dha konsumit një goditje të befasishme si pasojë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me rrjetin e...
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë...
Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish lidhur me deklaratat e ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot në mesditë mbled...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar ditë...
Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 580 mostra t...
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni ka fituar betej...
CNA.al prej rreth një muaji ka publikuar një skandal të padë...
Ish-drejtori i ISKK-së, Agron Tufa ka vijuar sërish me akuza...
CNA.al prej disa ditësh ka publikuar detaje në lidhje me një...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratëve të kryeminis...
Ish ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli emërohet Drej...
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas bojkotimit të seancë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...