EDUKONI FËMIJËT, MOS VRISNI QENTË
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...
Përdorimi i aplikacioneve të lidhura me internetin po ul me ritëm të shpejtë përdorimin e thirrjeve ndërkombëtare nga rrjetet celulare.
Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit, trafiku total i thirrjeve ndërkombëtare ra në 6.6 milionë minuta, 43% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vitin e kaluar, volumi i thirrjeve ndërkombëtare pësoi tkurrje me 25% dhe ka arritur nivelet më të ulëta historike, megjithëse operatorët prej vitesh i kanë përfshirë në disa prej paketave mujore të komunikimit.
Rënia e trafikut të thirrjeve ndërkombëtare është një shembull tipik sesi interneti dhe aplikacionet Over the Top, si WhatsApp, Viber, etj., po e ndryshojnë mënyrën e komunikimit dhe të përdorimit të aparatit celular. Këto aplikacione po japin një efekt të ndjeshëm edhe në trafikun kombëtar të shërbimeve.
Për tremujorin e dytë, volumi i thirrjeve dalëse nga rrjetet celulare ra me 9.3%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara pësoi rënie edhe më të thellë, me 43%. Rënia e trafikut të komunikimit direkt përmes rrjeteve është kompensuar nga një rritje e ndjeshme e konsumit të internetit, me 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Tendencat tregojnë se rrjetet celulare do të përdoren gjithnjë e më pak për marrjen e komunikimit direkt, sepse këto shërbime po zëvendësohen në një masë të madhe nga interneti. Tek telefonatat ndërkombëtare, që janë më të shtrenjta, kjo tendencë duket edhe më e shpejtë.
Tani sfida më e madhe për operatorët është përmirësimi i cilësisë së mbulimit të territorit me internet. Në fakt, mbulimi i territorit me rrjetin e gjeneratës së fundit 4G nuk është ende në nivele shumë të larta. Deri në fund të vitit 2018, mbulimi i territorit me 4G ishte vetëm 57%, ndërsa, sipas AKEP, për vitin 2019 shkalla e mbulimit u përmirësua në 73%.
Megjithatë, diferencat në shkallën e mbulimit të territorit me rrjet mes operatorëve janë të mëdha. Ndërsa jemi në pragun e kalimit në teknologjinë 5G, shifrat e mbulimit të territorit tregojnë se investimet në rrjetin 4G kanë qenë të pamjaftueshme. Shpeshherë, operatorët i përdorin gjeneratat e reja teknologjike si flamuj marketingu, por realiteti është se cilësia e ofrimit të shërbimit lë shumë për të dëshiruar, sidomos jashtë qendrave të mëdha urbane./Monitor
Facebook njoftoi së fundi partneritetin e tij me Luxoticca p...
Një gjykatës ka bllokuar një përpjekje të qeverisë amerikane...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka shprehur miratimin e tij p...
Twitter ka aktivizuar automatikisht mbrojtjen shtesë të llog...
Trump do të ndalojë shkarkimin e dy aplikacioneve, Tik Tok d...
Rregullatorët e SHBA kanë rënë dakord paraprakisht për një m...
Kim Kardashian West dhe dhjetëra të famshëm të tjerë kanë nj...
Qasjet e reja për të ndjekur satelitët dhe mbeturinat në orb...
Telefonat tanë inteligjentë janë bërë gati krijesa mitologji...
Në më pak se 24 orë bota për Huawei do të ndryshojë dhe ngri...
YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta të riv...
Tik Tok po e bën kompaninë e teknologjisë së korporatave Ora...
Microsoft ka thënë që oferta e saj për të blerë operacionet ...
Tesla TSLA.O po planifikon të eksportojë automjete tw tipit ...
Anglia ka gati aplikacionin që do të gjurmojë konatktet me C...
Pekini kundërshton një shitje të detyruar të operacioneve të...
Pekini e kundërshton shitjen e aplikacionit kontravers “TikT...
Huawei ka njoftuar planet për të instaluar paraprakisht sist...
Hakerat me lidhje me Rusinë, Kinën dhe Iranin po përpiqen të...
Aplikacionet e projektuara për të ndihmuar në luftën kundër ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...