web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani nuk ndalet, pranë akordit me një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A

16 Shtator 2020, 13:03, Sport CNA

?Gazzetta Dello Sport? pretendon se Milani po vazhdon të insistojë për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç.

Kuqezinjtë e cilësojnë të lartë çmimin prej 40 milionë eurosh që klubi vjollcë kërkon për serbin, dhe agjenti i tij Fali Ramadani po punon që të gjejë një marrëveshje mes dy ekipeve.

Milenkoviç ka luajtur 96 ndeshje me Fiorentinën dhe ka kontratë deri në 2022, kurse Milani shpreson të marrë për një çmim më të ulët.

Raportimet zbulojnë se drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade ka pikasur mbrojtësin e Romës, Federiko Fazion si një zëvendësues të mundshëm për Milenkoviç duke lënë të hapur mundësinë e largimit të mbrojtësit serb këtë verë.





Lajmet e fundit nga