Rindërtimi i Agjencisë Kombëtare të Barnave/ Rama: Numri total i analizave është dyfishuar
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbroj...
Pesë persona janë vënë në pranga në Durrës mes të cilëve një avokat dhe një gjyqtare.
Mësohet se arrestimi i tyre është bërë pasi SPAK lëshoi urdhërin, nën akuzën për korrupsion.
Bëhet me dije se gjyqtarja është Mimoza Margjeka, komanduar në Apelin e Korçës, ka përfituar ryshfet 6 mijë euro nga tre persona, të cilët ia kanë dhënë nëpërmjet bashkëshortit të saj.
Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga ?arrest në burg? në ?garanci pasurore?, ndaj shtetasit Orion Bali, i cili ishte arrestuar me akuzën për kalim të paligjshme të emigrantëve në kufi.
Ndërkohë është arrestuar dhe bashkëshorti i saj Arben Cara, ish-kreu i PD-së Vaun e Dejës, dhe avokati Skënder Demiraj bashkë me dy të tjerë.
Margjeka ishte gjyqtarja që i refuzoi mandatin ish- kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.186/2020. Në kuadër të hetimeve të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, (Drejtorinë Hetimore Qendrore), nëpërmjet përdorimit të metodave proaktive dhe të posaçme të hetimit, është bërë i mundur evidentimi dhe dokumentimi i një akiviteti korruptiv në sistemin e drejtësisë.
Konkretisht ka rezultuar se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.
Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga ?arrest në burg? në ?garanci pasurore?, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale ?Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve?, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga ?arrest në burg? në ?garanci pasurore?, për këtë shtetas.
Mbështetur në provat e administruara dhe pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 92 datë 05.09.2020 ka caktuar :
Masën e sigurimit ?arrest në burg?, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.
Masën e sigurimit ?arrest në burg?, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Arben Cara, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ?Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë?, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.
Masën e sigurimit ?arrest në shtëpi?, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Skënder Demiraj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.
Masën e sigurimit ?arrest në shtëpi?, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetases Mimoza Margjeka, e dyshuar për kryerjen e veprës penale ?Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë?, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.
Sot, në datë 09.09.2020, Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e gjykatës që cakton masat e sigurimit personal, duke arrestuar shtetasit e mësipërm. CNA.al
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbroj...
Në të gjithë botën numri total i viktimave i ka kaluar tashm...
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton të...
Lufta ndaj korrupsionit mbetet një çështje e ndjeshme në ven...
Gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të vendosë për anëtarin e pez...
Vijon Operacioni Forca e Ligjit në zbatim të detyrave të për...
Tomi Frashëri është kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP-it...
Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka djegur n...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një statusi n...
Pandemia e koronavirusit ka prekur një sërë fushash dhe bizn...
Gazetarët e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë udhëtuar drejt ...
Pasi takimit me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim me drejtoresh...
Sot pritet të bëhet përzgjedhja e anëtarëve të Kolegjit Zgje...
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë gjithsej 276 ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar kr...
Brenda 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COV...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish kreu I LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ditën e s...
Presidenti Ilir Meta i ka uruar Maqedoninë e Veriut me rast...
Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se kryeminstri Rama...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...