Bordi i Transparencës merr vendimin/ Ja çmimet e reja për karburantet
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Akademiku Artan Fuga, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me zhvillimt e fundit në Rajon.
Sipas Fugës, njohja e Kosovës nga Izraeli, me garancinë që i dha SHBA në marrëveshjen e Uashingtonit, vlen më shumë se çdo akt i tillë nga çdo shtet tjetër i botës.
Ai rendit 4 arsye, të cilat kanë të bëjnë me propagandën antikosovare që Kosova është shtet me prirje islamike, por që me njohjen e Izraelit rrëzohet, komunitetet e fuqishme hebraike dhe lidhjet e tyre të çelikta, ndikimi i tyre në fushat e shkencës, mediat e arsimit, si dhe çlirimi i dorës diplomatike pasi tashmë Kosova mund të paraqitet si një shtet normal mes vendeve islamike dhe hebraike.
Sikur Kosovën ta njihte Izraeli…!
———————————–
Shënim
Në nënshkrimin e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës anash tavolinës të Presidentit Trump, në Ëashington, në tekst nuk kishte sigurisht një artikull që ta sanksiononte se Kosova do të kishte edhe njohjen nga Izraeli.
Sigurisht nuk mund ta kishte se çfarë hyn Izraeli në sherret mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, mjaft ka të vetat atje ku është!
Por, njoftimi nga ana e Presidentit amerikan se Izraeli do ta bëjë këtë njohje për Kosovën kishte një rëndësi të madhe me kuptimet dhe nënkuptimet e veta që diplomacia kosovare dhe mbase edhe ajo e Shqipërisë duhet besoj të dijë t’i lexojë si duhet! Realisht dhe jo sipas parimit të ëndërrimit.
Semantikisht shumë interesante që një anoncim jashtëtekstual integrohet komunikativisht në një nënshkrim teksti. Teksti dhe jashtëteksti plotësojnë njeri tjetrin. Nuk thonë kot që asnjë tekst nuk kuptohet nëse nuk njihet konteksti.
Ky bashkërendim i tekstit me jashtëtekstin shumë i rëndësishëm. Ai tregon që çështja e Kosovës është globale dhe futet në të gjithë rrjetën e marrëdhëdhënieve diplomatike dhe gjeopolitike globale. Premtimi i njohjes të Kosovës nuk u bë nga Izraeli vetë, por nga Shtetet e Bashkuara që dhanë lajmin e mirë për shtetin e Kosovës. Ishte si një lloj guri peshoreje që vihet në balancë për të barazpeshuar më mirë dy anët. Kjo ndofta ka kuptimin që pranohet që ana kosovare në tekst ndofta mund të kishte më shumë sesa është e shkruar. Kjo sepse as u ça territorialisht, por as u njoh nga Serbia aty. Dhe poqese nuk merret premtimi i njohjes aty vështirë se do ta marrë gjetiu së shpjeti. Por, çfarë nuk bën vaki.
Një lloj disbalance në tekst, u ekuimibrua me një premtim jashtë tekstit që Shtetet e Bashkuara si vlerë e “huazuan” nga Izraeli.
I keni parë ata tregtarët zemërmirë kur u blen pjeshkë a fiq? Kur shohin se ju jeni një klient i mirë dhe keni blerë shumë fruta, pra marrëdhënia është e bollshme, jashtë peshores, të hedhin edhe nja dy a tre kokrra të mira pjeshke a fiqsh në trastë dhe ti je i gëzuar!!!
Tani të presim që Izraeli ta njohi zyrtarisht Kosovën me të gjitha procedurat e veta sepse atëhere sigurohemi përfundimisht. Dhe pastaj ta forcojë dhe bëjë të qendrueshme këtë njohje jo si ato shtete që pasi e njohën Kosovën, pastaj e tërhoqën këtë njohje. Nuk është sigurisht rasti, por në gjeopolitikë gjithçka mendohet.
Dhe pasi iu premtua Kosovës, kjo edhe Izraeli duket sikur mori edhe ai shpërblimin e vet sepse Serbisë anash tavolinës, në anën e djathtë të saj, ju tha se ambasada e saj zhvendosej në Jeruzalem!!! Ta shohim! Bëri teatër qeveritari serb kur u duk sikur u habit për këtë anoncim, apo u habit vërtet!
Pse njohja nga ana e Izraelit, nëse bëhet, ka kuptim global, pra u bë aty si anoncim?
Sepse për Kosovën është shumë më tepër sesa njohja nga ana e çdo shteti tjetër. A do të dijë ta kuptojë dhe përfitojë ajo, kjo është pastaj çështje tjetër!
E para, sepse përtej retorikës që e konsideroi Kosovën si shtet mysliman a diçka e tillë, me njohjen nga Izraeli konfirmohet pastaj se është e kundërta, konfirmohet e kundërta e propagandës antikosovare që pretendon në opinionin masiv se Kosova është shtet me prirje islamike. Eshtë një argument i fortë në opinionin publik perëndimor që në fakt nuk mendon gjatë, por i bie shkurt, dhe jo rrallë i ha rrenat për fiq a pjeshkë.
E dyta sepse Izraeli është jo vetëm shtet, por edhe vend i një kombi me lidhje të çelikta të antarëve të tij kudo që ata ndodhen. Komunitetet e fuqishme hebre në cdo vend të ndodhen, veçanërisht në Perëndim, janë, dihet, shumë sensibël, ndaj politikës që ndjek vendi i tyre i adhurimit dhe “Jerulazemi Qiellor”.
E treta, sepse komuniteti hebre në të gjitha vendet e fuqishme të botës, kryesisht, ka ndikim të fuqishëm në media, shkencë, banka, financë, etj. Njohja nga Izraeli e Kosovës i hap pika komunikimi me këto universe të pasurisë dhe vendimmarrjes.
E katërta, Kosova, sigurisht ka marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, tradicionalisht, si edhe me vendet arabe. Në këtë mënyrë me njohjen edhe nga Izraeli, Kosova do të paraqitet në imazh dhe në politikën reale si një vend e shtet normal në arenën politike botërore përtej ndarjeve myslimanë versus hebrenj që nuk është një fushë tensionesh që të ketë arsye ta prekte atë. Dora diplomatike e Kosovës është më e çliruar sesa më parë!
Ja këto mendoj të dashur vëllezër kosovarë!
Të lexojmë tekstin dhe jashtëtekstin! Shtetet e sotme të ballkanit nuk janë thjesht shtete kombëtare, por shtete kombëtare brenda një fushe influencash strukturuese aleancash ndërkombëtare! Kur Gjermani, Franca, Italia etj., e ushtrojnë sovranitetin e tyre duke u vetëkufizuar me mjeshtri të fituar në qindra vite brenda Bashkimit Europian, mjeshtria e shteteve ballkanike është të ushtrojnë politikën brenda dhe jashtë vendit me një sovranitet të vetëpërmbajtur, pra të fuqishëm dhe efektiv!
Të dielën Presidenti Donald Trump mbrojti sërish mbështetjen...
Forcat e armatosura turke kanë nisur ditën e sotme stërvitje...
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën e konk...
Policia e qytetit të Portlandit në shtetin e Oregonit i kons...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 45...
Ministra e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar me anë të...
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mari...
Protesta të mëdha pritet të mbahen përsëri në Bjellorusi duk...
Shërbimi sekret turk përpiqet të rekrutojë në gjithë Evropën...
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ...
Një protesë e madhe pritet të ndodhë ditën e sotme në Bjello...
Një 61-vjeçar dyshohet se është vrarë në qytetin e Pejës. Bl...
Një mosmarrëveshje e ashpër mes Kinës dhe Republikës Çeke kë...
Ministria e Jashtme e Izraelit, ka njoftuar edhe zyrtarisht ...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përshëndetur përmes një...
Miliona vetë në SHBA janë në pritje plot ankth për të ardhme...
Shkencëtarët rusë kanë publikuar rezultatet nga testimet e v...
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot lidhu...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Në 60 ditët e fundit të fushatës zgjedhore për Shtëpinë e Ba...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...