Shifra shetësuese në Kosovë/ Sa është numri i të prekurve nga Covid-19 në 24 orë
Në 24 orët e fundit në Kosovë nga 464 testime, janë regjistr...
Në 60 ditët e fundit të fushatës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, ish-nënpresidenti demokrat Joe Biden kryeson ndaj Presidentit Donald Trump në disa shtete të lëkundura që janë me rëndësi kyçe në zgjedhje. Një ndër to është shteti i Uiskonsinit, ku zoti Trump fitoi në zgjedhjet e 2016 me një diference të ngushtë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, ka biseduar me vullnetarë në këtë shtet, të cilët po punojnë për të regjistruar banorët për të votuar në një kohë kur vazhdojnë protestat me thirrjet për drejtësi racore dhe kur ende vazhdon kërcënimi i koronavirusit:
Sapo ka filluar mësimi në Universitetin e Uiskonsinit në Medison, por Evan Karabas ende nuk i ka ndjerë ethet e studimeve intensive të shkollës së lartë:
?Bëra dy orë mësimi përmes internetit, jo fort stresuese,? tregon Evan.
Por 60 ditë para zgjedhjeve, ai është shumë më i zënë me aktivitetin vullnetar, në kuadër të grupit ?Badger GOP?, të përbërë nga studentë republikanë në këtë universitet që punojnë për të rizgjedhur Presidentin Trump si dhe kandidatë të tjerë republikanë në këto zgjedhje.
?Dalim me sa mundemi, shkojmë derë më derë apo bëjmë telefonata,? tregon Evan.
Anketat e zhvilluara pas kuvendeve nuk kanë treguar ndryshim të madh të situatës, ku kandidati demokrat Joe Biden vazhdon të kryesojë ndaj Presidentit Trump në shtete të lëkundura që kanë rëndësi kritike në zgjedhje.
?Nuk presim që shumë njerëz ta mbështesin me entuziazëm, pasi ka shumë votues konservatorë që kanë frikë të kapin telefonin e të pohojnë se do të votojnë për të,? thotë Evan.
?Do të jetë garë tepër e ngushtë. E gjitha varet nga votuesit e rinj që arrin të bindësh,? thotë Rianna Mukherjee, aktiviste demokrate.
Rianna Mukherjee është në anën tjetër të spektrit politik, por si udhëheqëse e studentëve demokratë në këtë universitet, ajo është e angazhuar me intensitet për të mobilizuar votuesit, përmes telefonatave apo lidhjeve me internet si rezultat i pandemisë.
?Njerëzit tregohen më të vëmendshëm pasi i ke kontaktuar dhe i pyet ?A jeni regjistruar për të votuar? A keni kërkuar fletëvotim për ta derguar me postë?,? tregon Rianna.
?Mendoj se kam bërë thuajse 10 mijë telefonata përmes aplikacionit. Pak ditë më parë fillova të shkoj derë më derë. Deri tani kam shkuar vetëm tek 1000 banorë por parashikoj se do ta shtoj numrin,? thotë Evan.
Të dy këta studentë pohojnë se ngjarjet e fundit, si përgjigja e qeverisë federale ndaj pandemisë dhe trazirat në qytetin e Kenoshas në shtetin e tyre mund të ndryshojnë shumë mendje, megjithatë ata vazhdojnë punën me votuesit:
?Nuk mendoj se rezultati i anketave duhet të na vërë në vetkënaqësi. Shumë gjëra ndryshojnë dhe ndikohen nga klima e përgjithshme politike në vend,? thotë Rianna.
?I shoh me vëmendje anketat, por nuk lejoj që të më influencojnë shumë në të menduar,? thotë Evan.
?E meta e anketave është se nuk përllogarisin me saktësi pjesëmarrjen në zgjedhje,? thotë analisti Michael Traugott.
Michael Traugott, pedagog në Universitetin e Miçiganit thotë se këto zgjedhje komplikohen nga pandemia, e cila do të ketë ndikim të madh tek pjesëmarrja.
?Do të ishte me vend që anketuesit të dalin me disa rezultate të mundshme, të bazuara në pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe të tjerat në pjesëmarrje të ulët,? thotë zoti Traugott.
Analisti thotë se gara për Shtëpinë e Bardhë ka të ngjarë të mos përfundojë pas 60 ditësh pasi mund të vazhdojë për disa ditë numërimi i votave të dërguara me postë.
?Ka shumë mundësi që të mos e dimë rezultatin e zgjedhjeve për disa ditë, ndoshta për një javë deri në 10 ditë pas 3 nëntorit,? thotë analisti.
Më 3 nëntor 2020 Evan dhe Rianna votojnë për herë të parë në jetë në zgjedhje presidenciale. Megjithëse mbështesin kandidatë kundërshtarë dhe kanë bindje të ndryshme politike, të dy shprehin të njëjtin entuziazëm që do të hedhin votën për herë të parë./ VOA
Në 24 orët e fundit në Kosovë nga 464 testime, janë regjistr...
Kryetarja e Kuvendit të Kosoves, Vjosa Osmani, ka thënë të s...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në një intervi...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka folur lidhur me helmimnin...
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar është shprehur se nuk...
Pas vlerësimit që i është bërë situatës epidemiologjike me C...
BE reagoi e përmbajtur pas nënshkrimit të marrëveshjes mes B...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i tha Zërit të Amerikë...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës në Shtet...
Në një konferencë për media të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë,...
Athina mohoi një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të ...
Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të...
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhi...
Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë një marrëv...
Sot në Shtëpinë e Bardhë u firmos marrëveshja historike mes ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkon të mos nënshkruhet m...
Bashkimi Evropian thotë se e ka në vëmendje nënshkrimin e ma...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reagur pas m...
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje në Shtëpin...
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka falënderuar ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...