web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, cili është aleati i fuqishëm i SHBA-së që pritet të njohë Kosovën sot

4 Shtator 2020, 15:51, Kosova & Bota CNA

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Kosovën pritet ta njohë Izraeli.

Gazeta Express raporton se pas marrëveshjes së sotme në Washington, Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t?i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë Kosovën.

Kjo llogaritet të jetë ?dhuratë? e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordësimit për një marrëveshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.

Në këto çaste delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të nënshkruhent marrëveshje, në ceremoninë e së cilës merr pjesë edhe Trumpi./CNA.al





Lajmet e fundit nga