Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Për shqiptarin Abazoviq, që u kthye papritur në njeriun kyç të Malit të Zi, qarkullojnë shumë informacione këto ditë. Mes tyre mund të ketë të vërteta, legjenda, shpifje apo thashetheme, dhe kjo ndodh me të gjithë ata që vihen në qendër të vëmendjes publike.
Nuk e di se si ndjehet ai vetë, por është e sigurt që çfarëdo që të mendojmë për të, ne nuk e bëjmë as më të madh dhe as më të vogël, se sa është Dritan Abazoviqin.
Por nuk është karriera e një shqiptari të çuditshëm në Ballkan, që është bërë politikan kryesisht me votat e kombësive të tjera, ajo që më bën përshtypje.
Propozimi i tij për një qeveri ekspertësh duket se ka qenë edhe kollona kryesore e marrëveshjes së koalicionit, e cila mund ta rrëzojë Gjukanoviqin nga pushteti pas 30 vjetësh.
Meqë jemi në një rajon problematik, ku besa nuk vlerësohet shumë, askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr, nëse kësaj dakordësie do t’i shkohet deri në fund dhe aq më pak për fatin e kësaj qeverie teknike, që mund të krijohet së shpejti në Mal të Zi.
Nuk ka rëndësi nëse kjo është një shpikje personale e shqiptarit Abazoviq, apo një projekt më i gjërë ndërkombëtar për të pasur një tranzicion të butë pushteti në Podgoricë, ndoshta edhe me pëlqimin e presidentit humbës. Por nëse do të funksiononte atje, them se do të kishte qenë një model i mirë edhe për Shqipërinë, e cila e ka më emergjente dhe më alarmante nevojën për të dalë nga kthetrat e 3 apo 4 personazheve, që i kanë bërë gjëmën për dekada me radhë dhe as që e çojnë ndërmend të tërhiqen ndonjëherë.
Por që kjo të realizohet duhet në radhë të parë t’u presësh thonjtë dhe të mos ua lësh ta kenë prapë ata në dorë.
Sepse po e patën, nuk ka nevojë të shtrydhësh fantazinë, sepse bëjnë ekzaktësisht të njëjtën gjë. E fusin Shqipërinë mes këmbëve dhe e copëtojnë të gjallë. Dhe ka vetëm një rrugë për t’i ndalur, jo vetëm këta tanët, por të gjithë autokratët apo politikanët e korruptuar, kudo në botë. Duke i refuzuar dhe duke i sfiduar përmes zgjedhjeve, të cilat fatmirësisht kemi në prag./CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me helmimin ...
Ish kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar përmes një postim...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
Bashkia e Durrësit i është kundërpërgjigjur denoncimit të kr...
Dy ditë pas grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata thotë se ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për ndryshimet e mundshme në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një ra...
Përfaqësueset e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Oriol...
Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka dalë me një reagim të ...
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në spital...
Në kuadër të konsultave për të caktuar datën e zgjedhjeve pa...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nisi, më 1 shtator 2020, një ...
Partia Agrare Ambientaliste deklaron se BE mund të bllokojë ...
Disa ditë më parë, CNA.al raportoi se drejtoresha e Hipotekë...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot në lidhje me çësht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar so...
Juristi Romeo Kara ka zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet ...
Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me deklarat...
Në Bashkinë e Tiranës janë ndryshuar kufijte për zonën histo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...