Pas grupit të PS, Rama mbledh kryebashkiakët në Elbasan
Dy ditë pas grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ...
Bashkia e Durrësit i është kundërpërgjigjur denoncimit të kreut të PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj.
Përmes një deklarate zyrtare, Bashkia ka sqaruar për opinionin publik se Skënder Kaculi merr rregullisht bonusin e qerasë dhe deri tani ka përfituar 8 këste ndërkohë që vazhdon ta marrë këtë bonus. Kaculit thotë Bashkia e Durrësit do t’i ndërtohet shtëpia nga e para pas dëmtimit nga tërmeti.
Ndërsa banori tjetër, Fran Kola është ndihmuar me ushqime dhe do të përfitojë bonusin e rikonstruktimit të banesës.
Në deklaratën e saj, Bashkia e Durrësit shprehet se ndjen keqardhjen për katandisjen e PD-së, pasi nuk e njohin aspak këtë qytet, pasi fshati Rrushkullit ndodhet në Sukth dhe jo në Manzë.
“Në lidhje me lajmin e shpërndarë nga PD e Durrësit dhe kreu i saj Ferdinand Xhaferraj për indiferencën e bashkisë ndaj dy banorëve të Rrushkullit bashkia e Durrësit shpreh keqardhjen për baltën dhe desinformimin që vazhdon të bëjë Xhaferraj.
Në rradhë të parë z.Xhaferraj në lajmin e shpërndarë prej tij e fillon denoncimin duke thënë se dy banorët janë në fshatin Rrushkull njësia administrative Manzë. Është për të ardhur keq se ku është katandisur PD-ja e Durrësit dhe Xhaferraj që nuk dinë as se ku bie Rrushkulli dhe me sa duket nuk e njohin fare territorin e bashkisë Durrës. Sa për ti mësuar kreut të PD-së gjeografinë, Rrushkulli është në njësinë administrative Sukth. Si mund të qajë hallet e njerëzve një opozitë që nuk di as gjërat më elementare.
Xhaferraj mesa duket nuk është qartësuar akoma sepse dikur do të rregullonte cilësinë e diellit ndërsa dje një zonje që quhet Dilë i thotë Vera ndërsa sot Rrushkullin e transferon në Manzë.
Sa për pretendimin e Xhaferrajt dhe partisë së tij se Bashkia e Durrësit është indiferente ndaj banorëve Skënder Kaculi dhe Fran Kola sqarojmë opinionin publik se:
Skënder Kaculi merr rregullisht bonusin e qerasë dhe deri tani ka përfituar 8 këste ndërkohë që vazhdon ta marrë këtë bonus. Ai e ka përfituar bonusin e qerasë me vendim nr.9 dt.27.02.2020 të këshillit bashkiak.
Banesa e tij është klasifikuar me shkallë dëmi DS4 dhe me vendim nr.78 dt.10.08.2020 të këshillit bashkiak z.Kaculi përfiton nga granti i rindërtimit shtëpi të re. Pra banesa e tij aktuale do të shembet dhe ai do të përfitojë nga shteti një banesë të re, shumë më të mirë se më parë dhe me standarte të larta sigurie e kushte bashkëkohore.
Po kështu familja e z.Kaculi ka qenë në fokus të njësisë administrative Sukth si familje në nevojë. Nga njësia administrative ai ka marrë shumë herë ndihma të ndryshme ushqimore dhe është asistuar për çdo problem nga punonjësit e kësaj njësie.
Banori tjetër z.Fran Kola ka një banesë të klasifikuar me shkallë dëmi DS2. Z.Kola ka aplikuar në muajin korrik për të përfituar nga granti i rikonstruksionit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit ai është shpallur fitues dhe do të përfitojë fondin përkatës nga ky grant. Z.Kola ka nënshkruar edhe kontratën përkatëse që i hap rrugë përfitimit të grantit për riparimin e shtëpisë.
Është për të ardhur keq që PD e Durrësit dhe kreu i saj Xhaferraj janë katandisur në këtë situatë ku kërkojnë të përdorin njerëz të thjeshtë për të hedhur baltë e për të bërë politikë. Bashkia e Durrësit sqaron të gjithë opinionin publik se të gjithë qytetarët pa asnjë dallim janë në fokus të punës sonë të përditshme dhe se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. PD e Durrësit le të vazhdojë të merret me shpifje e baltë duke bërë herë pas here edhe disa gafa qesharake ndërsa bashkia e Durrësit merret me punë dhe vetëm me punë për ti shërbyer qytetarëve e për ti rikthyer normalitetin qytetit tonë që u trondit nga disa fatkeqësi”, deklaron Bashkia e Durrësit./CNA.al
Dy ditë pas grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata thotë se ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për ndryshimet e mundshme në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një ra...
Përfaqësueset e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Oriol...
Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka dalë me një reagim të ...
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në spital...
Në kuadër të konsultave për të caktuar datën e zgjedhjeve pa...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nisi, më 1 shtator 2020, një ...
Partia Agrare Ambientaliste deklaron se BE mund të bllokojë ...
Disa ditë më parë, CNA.al raportoi se drejtoresha e Hipotekë...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot në lidhje me çësht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar so...
Juristi Romeo Kara ka zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet ...
Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me deklarat...
Në Bashkinë e Tiranës janë ndryshuar kufijte për zonën histo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka hedhur sot a...
Presidenti Ilir Meta ku kujtuar sot 3 shtatorin e vitit 1920...
“Sytë te drejtësia – Monitorimi i Reformës në Drejtësi në Sh...
Rreth 900 kandidatë të kualifikuar nga Komisioni i Vlerësimi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...