Lëvizja e fortë e euros/ Çfarë po ndodh me kursin në Shqipëri?
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Presidenti FSHF-së Armand Duka ngriti kritika ndaj Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar rreth kaosit të krijuar brenda këtij institucioni, ç?ka ka shkaktuar ndërprerjen e veprimtarisë.
Në një letër të hapur drejtuar KOKSH-it, kreu i futbollit shqiptar kritikoi anëtarët e këtij organi për refuzimin mbledhjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme, e cila u planifikua të mbahej ditën e sotme.
Me tone të ashpra, Duka kërkon ?ndryshimi e Statutit konform Kartës Olimpike, përmes një komisioni teknik të zgjedhur nga Asambleja, pas përfundimit te Lojërave Olimpike ?Tokio 2020?, si dhe zhvillimin e Procesit Zgjedhor në kushtet e statutit të ri, brenda Dhjetorit 2020?.
Teksa prej kohësh presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani dhe sekretari Stavri Bello kanë ndarë në dysh insitucionin olimpik shqiptar, Duka kërkon anëtarët në një bllok me sekretarin Bello të mos pengojnë mbajtjen e kësaj Asambleje.
LETRA E HAPUR E PRESIDENTIT TË FSHF-së ARMAND DUKA DREJTUAR KOKSH-it
Në çdo Asamble te Përgjithshme të KOKSH, FSHF është përfaqësuar me seriozitet dhe angazhim maksimal, duke u përpjekur te japë kontributin e saj në atë që do duhet të ishte kupola e sportit shqiptar, kontribut i cili qëllimisht dhe në vijimesi është refuzuar me arrogancë, vit pas viti.
Në datën 09.02.2020, Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH me shumicë votash vendosi të miratojë një rezolutë për kapërcimin e ngërçit ligjor dhe institucional në të cilin, JU të nderuar zotërinj, e keni futur Komitetin Olimpik. Asambleja e Jashtëzakonshme e një situatë të jashtëzakonshme, pranoi në frymë sportive e konsesuale kërkesën e përfaqësuesit të CIO-s, për të lënë pezull problemet e ngritura nga të gjithë, dhe më konkretisht:
Për arësye të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, dhe zgjidhjen e tyre imediate pas lojërave Olimpike. Dhe në të njëjtën frymë miratuam edhe një Rezolutë e cila përfshinte dy pika të rëndësishme:
Fatkeqësisht pas kësaj Asambleje u përballëm me Pandeminë e Covid-19 , të cilën ju ende po vazhdoni ta përcillni në dremitje, madje, edhe deri në gërhitje, pa asnjë fjalë të mirë për një federatë, apo sportist. Por, duke dashur që të përfitoni edhe nga Pandemia, e përdorët gjatë gjithë kësaj kohe, si alibi për të mos respektuar, apo edhe për ta manipuluar Rezolutën. Në këto kushte, ne si FSHF së bashku me 14 federata anëtare të KOKSH u mblodhëm dhe kërkuam respektimin e plotë të saj.
Me kërkesën tonë në datën 30.08.2020 Presidenti i KOKSH, z.Bezhani, në bazë të dispozitave statutore bëri publik vendimin e tij për të thërritur Asamblenë e Përgjithëshme të Jashtëzakonshme e cila kishte parashikuar të kryente punimet në datën 01.09.2020.
Kjo asamble nuk u përkrah nga Sekretari i Përgjithshëm, si edhe nga një pjesë e KE , përkundrazi, të shqetësuar JU kërkuat dhe thërritët në ndihmë ?kamerdaren-Jerom?, me ngut, teksa siguruat edhe një letër nga kamerdarja juaj. Por, për çfarë? Për të mbajtur KOKSH në të njëjtën situatë, si një institucion krejtësisht jo funksional? Pse ju tremb asambleja zotërinj? Pse doni ti manipuloni anëtarët, të cilët janë të vendosur dhe të dakordësuar të bëjnë draft-statutin tonë? Ne nuk duam aspak të vëmë regullat e lojës, kurrsesi. Por, të diskutojmë se si mund ta bëjmë më funksionale organizatën tonë. Asambleja është i vetmi organ që vendos rregullat, por, Ju doni që ti vendosni vetë, edhe rregullat e lojes, edhe të luani.
Kjo zotërinj, jo vetëm nuk ka lidhje me Olimpizmin, por as me minimumin e funksionimit të një shoqate.
Për të realizuar qëllimet e Sekretarit të Përgjithshëm si dhe të një pjese të KE, ju propozoni një tjeter shkelje statuore, votimin e dy anëtarëve, me email.
Të nderuar zotërinj. Kjo është një çorbë, të cilën Ju vetë e keni gatuar për të ushqyer urinë personale, por që nuk ushqen aspak lëvizjen olimpike. Kjo nuk i shërben sportit dhe as rritjes së nivelit te tij, por vetëm interesave tuaja mediokre dhe shumë meskine, deri edhe për udhëtime jashtë shtetit. Ju, nuk mund te jeni më pjesë e zgjidhjes. Nuk keni dashur, nuk doni dhe nuk keni ndërgjegjësimin e nevojshëm për të qenë të tillë. Sepse për Ju, ky është nje formalitet radhe sa për sy e faqe, për t`i mbyllur gojën ?atyre?. Ju nuk keni asnjë të drejtë morale e ligjore për të imponuar zgjidhje për problemet që keni krijuar e rritur JU vetë në këto vite regresi, aty në çatinë e hierarkisë së sportit shqiptar. Me trishtim ua them:
JU, jo vetëm nuk jeni të zotë për të qenë ombrella e olimpizmit por jeni fajtorë për degradimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke institucionalizuar përçarjen si anti-vlerë e sportit.
Kam qenë e jam ne botën e sportit gjatë, e mëse mjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë e marrëdhenieve ndërkombëtare, dhe për të ndjerë benefitet e qënies pjesë e një komuniteti mbarëbotëror, por kjo mbështetje nuk ka asnjë vlerë nëse nuk vendoset në shërbim të sportit shqiptar.
Ndaj zotërinj, letrat tuaja ndërkombëtare vetëm sa evidentojnë krejt qartë dhe dëshmojnë sërish egoizmin dhe mungesën e përgjegjësisë sociale tuajën ndaj komunitetit sportiv. Një punonjës i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, jo i zgjedhur, nuk duhet dhe nuk mund te cënojë autoritetin e Asamblesë së Përgjithshme, dhe aq me pak të imponojë përmes ?rekomandimeve? in-personam, mënyra votimi të pa parashikuara ne statut, thjesht e vetëm për te kënaqur dëshirat e atyre që duan edhe të luajnë, edhe të vendosin rregullat e lojës.
Ju zotërinj e meritoni gjendjen në të cilën jeni, por sporti shqiptar jo!
Laçi ka president Pashk Laskën, ndërsa Hapoel Ber Sheva drej...
Lojtari më i ri i Shqipërisë Armando Broja u shpreh se dëshi...
Po mbahet momentalisht, shorti i raundit i tretë të Ligës së...
Po mbahet momentalisht, shorti i raundit i tretë të Ligës së...
Donny van de Beek u afrua te Manchester United për 40 milion...
Ish-futbollisti i Tiranës dhe Skënderbeut Asion Daja firmosi...
Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar teksa mësohet se ë...
Egnatia e Rrogozhinës synon ngjitjen në Superiore sezonin e ...
Ronaldinho Gaucho, një ndër emrat më të famshëm në botën e f...
Menjëherë pas firmës së tre lojtarëve afrikanë, Tirana mund ...
Klubi i Bylsit ka bërë disa “spastrime” gjatë këtij muaji, d...
Një nga risitë më të mëdha në këtë grumbullim të trajnerit E...
Nderim Nexhipi ishte vetëm 17 vjeç kur pas një jave stërvitj...
Momenti i artë që po kalon Teuta e bën entuziast edhe presid...
Laçi gjen sërish Hapoel Ber Shevën. Ashtu si një vit më parë...
Mund të quhet e mbyllur tashmë. Pas zhbllokimit të merkatos ...
Teuta fitoi për herë të parë trofeun e Superkupës së Shqipër...
Tirana ka humbur me shifrat 1-2 sfidën e sotme kundër Teutës...
Po luhet ne keto momente pjesa e dytë e finales së Superkupë...
Eshtë duke u luajtur në “Elbasan Arena”, superkupa mes Tiran...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...