Zbulohet propozimi i PS-së për Reformën Territoriale/ Ja në sa bashki pritet të ndahet vendi
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Në vitin 2050, numri i konsumatorëve që janë mbi 65 vjeç do te jetë sa gjysma (49%) e numrit të punonjësve të të gjitha moshave, në Shqipëri. Treguesi, i cili njihet si norma e varësisë ekonomike të të moshuarve është publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në një studim për plakjen e popullsisë globale. Ky tregues, në vitin 2019 në vend ishte vetëm 28%.
Rritja e varësisë ekonomike të të moshuarve është e lidhur me plakjen e popullsisë dhe uljen e normës së fertilitetit (lindshmërisë). OKB thotë se në vitin 2019 në vend kishte 409 mijë persona të moshës mbi 65 vjeç, ose 14% e totalit të popullsisë. Ndërsa në 2050-n, numri i të moshuarve mbi 65 vjeç do të jetë 617 mijë, ose 25% e totalit.
Ndërsa norma e varësisë së të moshuarve, e cila mat numrin e personave mbi 65 vjeç për 100 persona që janë në moshë pune (20-64 vjeç), do të jetë 43.8.
Aktualisht në Shqipëri ka 23.2 të moshuar 65 vjeç e sipër, për çdo 100 persona në moshë pune (20-64 vjeç). Pra deri në 2050-n, ky tregues pothuajse do të dyfishohet, duke shtuar presionet për shërbime tek të moshuarit, por duke ndikuar negativisht dhe në skemën e pensioneve, pasi do të ketë më pak kontribuues për më shumë pensionistë. Një tjetër efekt lidhet me produktivitetin e punës, pasi do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të gjetur në rinj në tregun e punës.
OKB parashikon që gjithnjë e më shumë femra të moshuara do të mbeten vetëm. Në 2019-n kishte 92.3 meshkuj për 100 femra të moshës mbi 65%. Në 2050-n, ky tregues pritet të zbresë në 88.3.
OKB thotë se studimet e fundit tregojnë se plakja e popullsisë do të rrisë presionin financiar për sistemet e mbështetjes së moshës së vjetër. Në vendet ku transfertat publike janë të larta, përfshirë shumë shtete në Evropë dhe Amerikën Latine, plakja e popullsisë do të rrisë presionin fiskal në sistemet e transftave publike, veçanërisht nëse modelet aktuale të taksimit dhe përfitimeve mbeten të pandryshuara.
Në Shqipëri, psh, në vitin 2019, rreth 35 % të shpenzimeve totale të buxhetit shkojnë për mbulimin e skemës deificitare të pensioneve, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Financave (shënim i Monitor).
Raporti thotë se plakja e popullsisë është një fenomen global. Pothuajse çdo vend në botë po përjeton rritje si në madhësinë ashtu edhe në përqindjen e personave të moshuar në popullatë. Në vitin 2019, kishte 703 milion persona të moshës 65 vjeç e mbi popullsinë globale. Ky numër parashikohet të dyfishohet në 1.5 miliardë në vitin 2050.
Në nivel global, pjesa e popullsisë së moshës 65 vjeç ose më shumë u rrit nga 6 për qind në 1990 në 9 për qind në 2019. Ky proporcion parashikohet të rritet më tej në 16 për qind në 2050, kur pritet që një në gjashtë njerëz në të gjithë botën të jetë i moshës 65 vjeç ose më shumë.
Në përgjithësi, numri i personave të moshës 80 vjeç ose më i vjetër gati është trefishuar midis viteve 1990 dhe 2019, duke u rritur nga 54 milion në 143 milion; parashikohet të trefishohet përsëri midis 2019 dhe 2050 për të arritur në 426 milion.
Midis 1990 dhe 2019, numri i personave të moshës 80 vjeç e më shumë u dyfishua në të gjitha rajonet, përveç Evropës dhe Amerikës Veriore dhe u trefishua në katër nga tetë rajone. Midis 2019 dhe 2050, numri i personave të moshës 80 vjeç ose më shumë parashikohet të shënojë rritjen më të madhe të përqindjes në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore dhe në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore.
Ritmi i plakjes së popullsisë ka qenë më i shpejtë në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe. Përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç ose më shumë është pothuajse dyfishuar në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore, duke u rritur nga 6 për qind në 1990 në 11 për qind në 2019, dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke u rritur nga 5 për qind në 1990 në 9 për qind në 2019. Midis 2019 dhe 2050, pjesa e personave të moshuar është parashikuar të paktën të dyfishohet në katër rajone: Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore, Azinë Qendrore dhe Jugore, Amerikën Latine dhe Karaibet, Azia Jug-Lindore./ Monitor
Për ditën e sotme, moti në vendin tonë do të shoqërohet me a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngu...
Numri i rasteve të reja me Covid në vendin tonë vijon të mbe...
Gjendja e rëndë e një të moshuare në fshatin Piqerra u rapor...
Nisja e vitit të ri shkollor do të jetë ndryshe ng vitet e t...
Sot pasdite priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare....
Ministria e Shëndetësisë ka njoftur sot se 160 pacientë po t...
Kryeministri Edi Rama ka treguar pak minuta më parë nëse do ...
Për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga mot me kthje...
Specialistja e ISHP, Eugena Tomini ka folur sot në lidhje me...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Dita e sotme do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqe...
Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët ...
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Gjeologëve dhe Punës Në...
Kthimi i pushuesave nga zonat bregdetare drejt Tiranës, asht...
Dita e hënë do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqen...
Në këtë betejë me virusin e padukshëm është infektuar edhe m...
Për ditën e sotme pritet nivel rreziku “i moderuar’’ nga zja...
Nga Mitro Çela*-Nëntor 2014. Ditën e diel, u bëmë bashkë: tr...
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ishte ditën e sotme...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...