Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Për shkak se Foti Cici, njëherë moti klerik orthodhoks në Kanada dhe tashmë prej kohësh i shkarkuar dhe i zhveshur nga priftëria, ka rifilluar një fushatë të pa skrupull sulmesh dhe shpifjesh ndaj klerikëve, teologëve dhe besimtarëve orthodhoksë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndjehemi të detyruar të sqarojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë publik se kush është me të vërtetë ky pseudoklerik. Gjithashtu, po publikojmë për herë të parë dokumente zyrtare që demaskojnë katërçipërisht këtë njeri të mbrapshtë e mashtrues.
Më poshtë, po paraqesim sipas radhës kohore historikun e marrëdhënieve që Foti Cici ka pasur me Kishën Orthodhokse, si dhe metodat mashtruese e të gabuara që ai ka përdorur që në krye të herës vetëm për të nxjerrë përfitim vetjak. Fatmir (Foti) Cici, i lindur në Nivicë-Bubar të Sarandës, ka mbajtur kurdoherë të fshehtë dhe në heshtje krimin e plagosjes me dashje që ka kryer ndaj bashkëfshatarit të tij dhe për të cilin Gjykata e Rrethit Sarandë e ka shpallur fajtor me vendimin nr. 64, datë 9/09/1988, duke e dënuar me 5 muaj heqje lirie. Nëse Kisha Orthodhokse do të ishte njohur në kohë me këtë fakt qëllimisht të fshehur, karriera e tij kishtare do kishte përfunduar që në hapat e parë të saj. Kjo e vërtetë u zbulua vite më vonë, kur personi në fjalë u ekspozua dendur në hapësirat mediatike. (Shih Vendimin e Gjykatës).
Në fillim të viteve ?90, Foti Cici (për sqarim, emri i tij i mëparshëm ishte Fatmir, të cilin e ndërroi ligjërisht në Fotaq, ndërkohë që paraqitet me formën Foti), largohet si emigrant në Greqi, ku deklaron se është minoritar me origjinë greke dhe lidhet me Mitropolitin e Konicës, Sebastianos. Edhe deklaratën e tij për origjinën greke, Foti është përpjekur ta mbajë po ashtu të mbuluar, por e vërteta nuk fshihet në mjegull. Kështu, doli në dritë dokumenti, që vërtetonte mohimin e origjinës së tij shqiptare, ndërsa deklaronte atë greke.(Shih bashkëngjitur dokumentin).
Duke u hequr si mbështetës i ideve të Sebastianosit, ia doli të përfitonte prej tij një bursë studimi për teologji në Universitetin e Athinës. Studimet në këtë universitet Foti i përfundoi pas 7 vjetësh, duke tejkaluar periudhën normale katër vjeçare studimore, gjë që i solli edhe ndërprerjen e bursës së studimit.
Gjatë qëndrimit në Athinë, Foti shfaqi menjëherë natyrën e tij ngatërrestare dhe intrigante. Me gënjeshtra përpiqej të paraqiste lart e poshtë një realitet të shtrembëruar, duke manipuluar njerëz dhe institucione, mbi punën vërtetë të vështirë që kryhej në Shqipëri për ringritjen e Kishës Orthodhokse nga mosqenia. E megjithatë, kjo gjë nuk i siguroi vazhdimësinë e bursës për studime të mëtejshme. Duke mos ia arritur qëllimit, largohet në Angli për të studiuar gjuhë angleze me bursë afatshkurtër. Qëndrimin për pak kohë ia doli ta zgjasë për dy vjet, pasi kishte arritur të përfitojë një bursë nga qarqe të tjera kishtare, që kishin rënë pre e metodave të tij manipuluese. Në Angli, studimet e tij nuk përfunduan kurrë.
Në kohën që vjen më pas, Foti kthehet përsëri në Greqi me pretekstin e vazhdimit të studimeve të tjera, por si u kuptua se qëllimi i tij ishte vetëm përfitimi vetjak, kjo mbështetje iu ndërpre. Në vend që të kthehej në vendin e tij për të ndihmuar në rrugëtimin e mundimshëm të ringritjes së Kishës Orthodhokse pas përmbysjes së regjimit ateist, sikundër vepruan shumë studentë të tjerë të dërguar për studime e kualifikime jashtë vendit nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Foti, me pretekstin e studimeve, gjen mënyrën dhe largohet për në ShBA.
Të njëjtën rrugë ndoqi edhe i vëllai, Artem (Artan) Cici. Si siguroi bursë studimi dhe përfundoi studimet për teologji në Greqi, edhe ai nuk u kthye më në vendlindje që të shërbente pranë Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, që e kishte dërguar. Zgjodhi të qëndrojë dhe të jetojë në Greqi, ku u martua me një shtetase greke edhe më vonë u dorëzua prift mes mijëra priftërinjve që ka Greqia, ndërkohë që vendi ynë kishte nevoja të mëdha për klerikë. Për më tepër, në vitin 2013, ai ndryshon emrin nga Artemi Cici në Artemios Cicis dhe regjistrohet në Regjistrin e Gjendjes Civile të Bashkisë së Selanikut, me nr.38 të Njësinë Bashkiake të Triandrisë, dhe nr. 236964 të gjendjes familjare.
Në ShBA, Foti kishte vënë objektiv të shtinte në dorë klerikët vëllezër Arthur dhe Nikon Liolinin dhe, përmes metodave dredharake, të fitonte simpatinë dhe përkrahjen e tyre, duke iu shfaqur si patriot e punëtor i Kishës. S?vonoi gjatë dhe natyra e tij intriguese, përfituese dhe mosmirënjohëse doli në pah. I demaskuar, Foti hidhet publikisht kundra vëllezërve Liolini dhe klerikëve të tjerë orthodhoksë të diasporës shqiptare në ShBA, siç ishin edhe vëllezërit Katre. Për më keq, ai kafshon edhe dorën e atij që e ushqente atëkohë dhe e mbante me para, Sejfi Protopapës, i cili edhe e demaskon publikisht (shih Gazeta ?Tema?, dt. 9 shtator 2003). Në këtë mënyrë, mbyllet me turp aventura ?patriotike? e Foti Cicit në ShBA, nga ku u dëbua pa nder prej diasporës së atjeshme shqiptare.
Gjatë kësaj kohe, Foti Cici nisi një fushatë të gjerë sulmesh në media me kritika të sajuara, trillime dhe sharje ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe klerikëve, teologëve dhe besimtarëve të ndershëm e të urtë që shërbenin me përkushtim në Kishën Orthodhokse në Shqipëri dhe në Kishën shqiptare në Amerikë. Mllefi i mbledhur ndër vite, përhapej si helm përmes mediave të ndryshme, që tek Foti panë fillimisht personin që krijonte lajm dhe interes mediatik. Veçse shpejt nisën të distancohen prej tij, pas përgënjeshtrimeve të kryera nga Kisha Orthodhokse dhe reagimit me forcë të klerikëve e besimtarëve orthodhoksë në mbarë Shqipërinë dhe në diasporën shqiptare, të cilët nxorën në shesh falsifikimet e së vërtetës dhe qëllimet e mbrapshta të Fotit.
Megjithatë, duke pasur një diplomë për teologji dhe duke u fshehur pas gënjeshtrës dhe maskimit të fakteve, Foti me marifete të këqija arrin të dorëzohet dhjak dhe prift në harkun kohor të një muaji (janar dhe shkurt 2003) në Kanada nga Kisha Orthodhokse e Amerikës (OCA). Por, si përherë, format dhe metodat e tij të pasinqerta u kuptuan në pak kohë. Interesi i tij nuk ishte puna dhe shërbimi ndaj besimtarëve dhe aq më pak ndaj diasporës shqiptare, pasi edhe në Kanada u vu për dy vjet në shërbim të diasporës greke. Njëherësh, vazhdonte zakonin e vjetër të shpifjeve dhe megalomanive. Sjellja e tij e pahijshme, e pandershme dhe tërësisht e papranueshme për një klerik, i detyroi autoritetet e atjeshme kishtare të merrnin vendim për pezullimin e tij nga priftëria më 2 shtator 2005 si dhe për shkarkimin në mënyrë përfundimtare si prift dhe zbritjen e tij në rangun e laikut me vendim të Sinodit të Shenjtë të Episkopëve të Kishës Orthodhokse në Amerikë, dt. 25 tetor 2006. (The Orthodox Church, Nov/Dec 2005, fq.27 dhe 2006, fq.10.).
Kjo goditje e fortë bëri që për më shumë se një dekadë Foti të ?urtësohej?, duke u kufizuar në publikimin e pak shënimeve, që askush nuk i ndiqte në faqen e tij në internet (edhe kjo e hapur enkas me një emër grackë për të mashtruar të paditurit që kërkonin informacione mbi Orthodhoksinë). Madje, edhe pseudonimet e shumta nuk i sillnin efektin e dëshiruar të vetëlavdërimit.
Brenda kësaj kohe, Foti po planifikonte lëvizjen e radhës. Ai rishfaqet papritur me titullin kishtar ?Atë?, pra si klerik prift, duke e përdorur arbitrarisht, pa dhënë për këtë kurrfarë sqarimi. Nisin sërish sulmet me shpifje të shëmtuara kundër Kishës Orthodhokse dhe hierarkëve të saj. Besimtarë të shumtë reaguan përsëri me guxim për të dëshmuar të vërtetën dhe për të treguar fytyrën e vërtetë të këtij shpifësi. Madje, mungesa e plotë e etikës në tekstet e tij linte hapësirë dyshimi për çrregullim të shëndetit mendor.
Në vijim, Foti gjen mënyrën për t?u hedhur në skajin tjetër të globit, duke iu qasur Kishës Orthodhokse të Antiokisë që vepron në Australi. Këta nuk kishin asnjë dijeni për të kaluarën e tij dhe zhveshjen nga priftëria. Viktimë të mashtrimeve të tij, ata e pranojnë në 21 janar 2013 për të kryer shërbesat fetare për nevojat e komunitetit të tyre. Por edhe këtu i doli gënjeshtra në shesh. Si triumfoi e vërteta, Mitropoliti Paul Saliba, që e kishte pranuar në padije një vit më parë, e largoi vrullshëm nga juridiksioni i tij kishtar në 29 prill 2014, duke e ndaluar të ketë çfarëdolloj lidhjeje me klerin dhe Kishën. Kjo gjë konfirmohet edhe nga përgjigja zyrtare e Mitropolitit të sotëm, hirësi Vasilit, që mban datën 29 shkurt 2019. (Përgjigja zyrtare e Mitropolitit)
I dëbuar nga Australia, Foti kthehet përsëri në Kanada. Duke mos e harruar zakonin e vjetër, ai përdor mënyra e mjete të ndryshme për të fshehur qëllimet dhe groposur gjurmët e së shkuarës. Me këtë mënyrë arrin të depërtojë dhe të pranohet nga Kisha Orthodhokse e Antiokisë që vepron në Kanada. Edhe këtu gënjeshtra nuk e çoi larg, sepse siç thotë proverbi ?Gënjeshtra bën vegshin, por nuk ia vë kapakun?. Si mësoi të vërtetën, Kryepiskopi i Kishës së Antiokisë, Nju Jorkut dhe gjithë Amerikës së Veriut, Hirësia e tij Josifi, përmes shkresës me dt. 27 qershor 2019 dërguar Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, shprehu keqardhje që kishte lejuar një person të tillë gënjeshtërmadh dhe antikanonik të shërbente në një kishë të tij. Njëherësh, njoftonte se ky ishte dëbuar dhe nuk bënte më pjesë në Kishën e tyre.
Përsëri pa rason e klerikut, përsëri pa kishë, i demaskuar në mënyrë të përsëritur, i larguar dhe i refuzuar nga të gjithë orthodhoksët, shqiptarë dhe të huaj, me të cilët erdhi në kontakt, Foti mbeti në qiell të hapur. E, mesa duket, kjo e bëri edhe më delirant, i rriti dozat e përçartjeve dhe shpifjeve imagjinare. Sulmonte e përbaltte tanimë jo vetëm Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por këdo që i duket sikur i ?zinte udhën?. Goditjet e tij përqendrohen veçanërisht ndaj episkopëve shqiptarë, qoftë në Shqipëri, qoftë në diasporë, për të cilët thurte gjëra të paqena e të bazuara vetëm në gënjeshtra. Përveç 8 episkopëve, 10 priftërinjve, 4 dhjakëve, 2 murgeshave, 7 teologëve, si edhe shumë bashkëpunëtorëve të tjerë të Kishës, gjuha e tij e çartur ka vjellë vrer edhe ndaj anëtarëve të ndershëm të familjeve të tyre, njerëz të sakrificës që e kanë vënë veten në shërbim të Kishës dhe të vendit të tyre.
Edhe pse ka marrë përgjigje në mënyrë të përsëritur nga brenda dhe jashtë Kishës, edhe pse vazhdimisht është zbuluar fytyra dhe qëllimi i tij i vërtetë, ai përsëri nuk ndalon me të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet e ulëta, shëmbëlltyrë e vetë jetës së tij. Është e ditur tashmë nga të gjithë se ai nuk është klerik i asnjë Kishe Orthodhokse në botë. Titullin ?Atë?, që ai e përdor lart e poshtë si kamuflim, është vetëm një rreckë e grisur, nën të cilën fshihet karakteri i zhubravitur i tij.?Ai është mendjemadh dhe nuk di asgjë, por vuan nga sëmundje çështjesh dhe ngrëniesh me fjalë, prej të cilave del smirë, grindje, sharje, mendime të liga, fjalime të kota njerëzish të prishur nga mendja dhe të privuar nga e vërteta, sepse pandehin se besimi i mirë [në Perëndinë] është [mjet] për fitim. Largohuni nga të tillët?. (1 Tim. 6.4-5).
Kjo kronologji e Fatmir Foti Cicit kishte për qëllim të dëshmonte me fjalë të arsyeshme dhe fakte të pakundërshtueshme vetëm të vërtetën dhe të demaskonte haptazi gënjeshtrat dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të këtij njeriu të mbrapshtë, i cili asnjëherë nuk pati dinjitetin dhe kurajën të kërkojë ndjesë publike për gabimet dhe lajthitjet e tij. I tërbuar nga smira dhe i lodhur nga dështimet vetjake, kërkon të fajësojë këdo, përveç vetes.
Gjatë gjithë këtyre viteve, Fatmir Foti Cici nuk ka mundur të justifikojë asnjëherë me argumente bindëse përfshirjen e tij totale në fushatat e tij të njëpasnjëshme të shpifjeve dhe të fyerjeve kundër Kishës sonë Orthodhokse, kreut dhe funksionarëve të saj, të cilat kërkojnë jo vetëm angazhim total për sa i përket kohës, infrastrukturë dhe mjete teknike, por edhe burime të fuqishme financiare. Dimë se ai, prej shumë vitesh, nuk është në organikën e asnjë Kishe Orthodhokse dhe nuk paguhet si klerik. Siç e pohon edhe vetë, të vetmet të ardhura financiare që disponon, vijnë nga vetëpunësimi i tij si përkthyes nëpër spitale apo rajone policore, gjë që nuk i garantojnë as punë të qëndrueshme dhe as të ardhura të mjaftueshme, aq më tepër sa të përligjin kostot e veprimtarisë së tij të shfrenuar dhe helmuese në mjetet sociale dhe mediet elektronike.
Kisha jonë Orthodhokse i shërben gjithmonë të vërtetës dhe ka për detyrë ta shpallë kurdoherë atë, të mbrojë besimtarët nga kurthet e gënjeshtrës dhe të informojë pandërprerë opinionin e gjerë publik, brenda dhe jashtë vendit, për rrezikun që sjellin shërbëtorë të tillë të së keqes, duke kërkuar të nxisin përçarje dhe ndasi brenda Kishës, trupit të Krishtit, dhe duke e përdorur tymnajën e gënjeshtrës si mjet për përfitime vetjake. Me pjesëmarrje të përhershme në përpjekjet për drejtësi, Kisha jonë vazhdon të ftojë të gjithë ata që i shërbejnë të vërtetës që të veprojnë ndaj dukurive të gënjeshtrës./ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Para një viti hyri në fuqi në Gjermani ligji për kthimin e r...
29 vjecarja nga Tropoja, Ajlin Alfredaj ka sjellë në jetë 7 ...
Nga Dashnor KaloçiPublikohet një dokument të panjohur arkivo...
Disa muaj pasi është shëruar nga Covid-19, deputeti Adriatik...
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Teodor Kekon, që nga të...
Deputeti i PS-së, Edmond Leka është infektuar nga Covid-19.M...
Ardian Dvorani kërkon që të ribashkohet në trupën e Këshilli...
Në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Presidenti i ...
Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, p...
Covid-19 i ka marrë jetën ish-drejtorit të Autoritetit Kombë...
Në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në U...
Disa ditë më parë emisioni Stop në TV Klan denoncoi dekanin ...
Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë po përfshihet nga një s...
World University Ranking (WUR) para pak ditësh bëri një rend...
E inauguruar në vitin 2009, rruga Qukës –Qafë Plloçë është k...
Zhduket pa gjurmë një nënë me origjinë nga Shqipëria në Greq...
Papa Francesku në meshën e sotme nga Selia e Shenjtë në Vati...
Ish-Futbollisti i Kombëtares, Roland Luçi ka reaguar në lidh...
Banorët e fshatit Bajkaj në Delvinë kanë dalë sot në një pro...
Personazhi i njohur gjatë fushatave zgjedhore, për shkak të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...