Deputeti i PS-së i infektuar me Covid-19/ I shtruar prej ditësh te Infektivi
Deputeti i PS-së, Edmond Leka është infektuar nga Covid-19.M...
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Teodor Kekon, që nga të gjithë të njohurit thirrej Dori i vogël.
Në një homazh, në rrjetet sociale, Rama kujton takimin e parë, sesi e ka njohur Teodor Kekon, dhe takimin e fundit, për të cilin thotë se ?qeshte, jo sikur i ishte dorëzuar paqësisht vdekjes, po thjesht vazhdimit në qetësi absolute të jetës së jetuar pa frenim e as kursim, njësoj siç i dorëzohej gjumit lart në shtëpi, pasi kishte pirë në sabah gotën e fundit tek stacioni i tij fundor i endjeve natën, Kafe “Europa”.
Kreu i qeverisë e cilëson Kekon një figurë të papërsëritshme, ndërsa ka kujtuar takimin e tyre të parë.
“HOMAZH
TEODOR KEKO ishte i papërsëritshëm e i paharrueshëm në llojin e vet dhe sot, 18 vjet pas kthimit të trupit të tij pa jetë në atdhe, në fund të një rrugëtimi sfilitës me vdekjen në trup, më është e pamundur ta kujtoj pa vënë buzën në gaz. Zyrtarisht Teodori ishte shkrimtar, poet, gazetar, deputet dhe pijetar. Por në fakt, ai ishte thjesht siç edhe vetëquhej, Dori i Vogël, një fëmijë me një palë mustaqe nga ato të komitëve a të poetëve të fotove të vjetra, që endej rrugëve të qytetit e të shkrimtarisë dhe kthehej gjithnjë e më vonë në shtëpi.
Për herë të parë Teodorin e kam takuar tek dyert e Lidhjes së Shkrimtarëve, kur pata tentuar të botoj pa sukses një shkrim në gazetën “Drita” dhe unë po dilja i ngrysur nga biseda me kryeredaktorin, që më shpjegoi pa durim pse shkrimi im ishte i pabotueshëm, ndërsa Dori po hynte i qeshur, e më mori për një dopio ngushëlluese plot dëfrim në klubin e Lidhjes. Prej asaj dite u lidh ura e miqësisë sonë dhe fjalia, “Pse më je mërzitur të keqen Dori jot?”, u bë si fjalëkalimi në bisedë sa herë takoheshim me njëri-tjetrin. Edhe kur pak e nga pak, vdekja nisi ta zinte vendin e jetës në qenien e tij, fjalëkalimi ishte po ky dhe e qeshura e Dorit nuk kishte asnjë ndryshim, deri në fund fare, kur vdekja u bë si të thuash dashnorja e tij zyrtare.
Teodor Keko i la letrave shqipe një baule me “rraqe” të të gjitha llojeve, të hedhura vrikthi si këpucët e xhaketat e tij kur ia rëndonin këmbë e krahët në fluturimin mbi flatrat e pijes, por ku po të kërkosh i gjen ca xhevahirë që të marrin frymën me bukurinë e tyre. Politikës i la një tog artikujsh, intervistash e fjalimesh në parlament, ku gjithashtu gjenden me pak durim, disa manifestime mbresëlënëse të një vëzhguesi të esëllt të jetës publike. Të gjithë atyre që e njohën u la kujtimin e pashlyeshëm të një njeriu të parobërueshëm brenda asnjë kornize, që e konsumoi jetën me një shpejtësi e furi të pandalshme, si një shishe të pirë me fund. Dhe në fakt, të numëruara kalendarikisht vitet e jetës së tij të ndërprerë në moshën 43 vjeçare janë tmerrsisht pak, por nëse vitet do të numëroheshin në bazë të shpejtësisë e të furisë së të jetuarit, Dori i Vogël jetoi shumë më tepër se bashkëmoshatarët e vet që janë ende gjallë.
S’kam për ta harruar kurrë takimin e fundit me të. Ai e dinte se ishte i fundit dhe qeshte, jo sikur i ishte dorëzuar paqësisht vdekjes, po thjesht vazhdimit në qetësi absolute të jetës së jetuar pa frenim e as kursim, njësoj siç i dorëzohej gjumit lart në shtëpi, pasi kishte pirë në sabah gotën e fundit tek stacioni i tij fundor i endjeve natën, Kafe “Europa”. Dhe kur kujtoj Dorin e Vogël, më duket se ka pasur të drejtë kush ka thënë se të gjallët nuk qajnë të vdekurit, po veten e tyre dhe më vjen të qesh se zëre se e kam përballë, duke më thënë, “Pse më je mërzitur të keqen Dori?”…”-shkruan Rama.
Deputeti i PS-së, Edmond Leka është infektuar nga Covid-19.M...
Ardian Dvorani kërkon që të ribashkohet në trupën e Këshilli...
Në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Presidenti i ...
Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, p...
Covid-19 i ka marrë jetën ish-drejtorit të Autoritetit Kombë...
Në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në U...
Disa ditë më parë emisioni Stop në TV Klan denoncoi dekanin ...
Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë po përfshihet nga një s...
World University Ranking (WUR) para pak ditësh bëri një rend...
E inauguruar në vitin 2009, rruga Qukës –Qafë Plloçë është k...
Zhduket pa gjurmë një nënë me origjinë nga Shqipëria në Greq...
Papa Francesku në meshën e sotme nga Selia e Shenjtë në Vati...
Ish-Futbollisti i Kombëtares, Roland Luçi ka reaguar në lidh...
Banorët e fshatit Bajkaj në Delvinë kanë dalë sot në një pro...
Personazhi i njohur gjatë fushatave zgjedhore, për shkak të ...
Ministria e Jashtme në Shqipëri, ka sqaruar vendimin e Greqi...
18 gushti i vitit 1920 është një datë historike për SHBA-në ...
Është ora 10 e një paraditeje përvëluese fundkorriku dhe Ref...
Gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavir...
Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar një rast ku gjykata njeh ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...