Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka ngritur disa akuza ndaj qeverisë dhe ministrisë së Arsimit për rihapjen e shkollave dhe fillimin e vitit të ri.
Duma tha se në kohën kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka marrë asjë masë, nuk ka publikuar asnjë udhëzim dhe asnjë protokoll sigurie që ruajnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve.
Në një deklaratë për shtyp, demokratja thotë se edhe shpalljen e vendimit për rihapjen e shkollave, ministria e bëri nën presionin e drejtë të Partisë Demokratike.
?Nga vetë deklaratat e Ministrisë së Arsimit, vendimi për hapjen e shkollave është marrë pa asnjë pregatitje. Gjithë çfarë Ministria deklaron është që ende po detajojnë një plan. Pra, vetëdeklarojnë se kanë marrë vendimin pa pasur një plan. Vendimi i marrë para hartimit të një plani të mirëmenduar sipas kushteve dhe mundësive me shkollat tona është një rrezik mbarëkombëtar.
Sot qeveria nuk deklaron asnjë plan masash, sepse nuk e ka! Pikërisht sepse nuk ka një plan apo strategji, ka gjetur mënyrën keqdashëse ta hedhë përgjegjësinë tek prindërit duke spekuluar që gjoja ?po bën atë që deshën shqiptarët?, sepse ?kështu doli sondazhi?. Qeveritë nuk qeverisin me sondazhe dhe sondazhet nuk janë vendime qeverie. Nëse do të ishte kështu, bënin mirë të kryenin një sondazh mbi çfarë donin shqiptarët në kohën e karantinës; apo çfarë donin shqiptarët, kur mbyllja pa plan u shkatërroi ekonominë dhe punën.
Për më shumë, qeveria ka vendosur pikërisht të kundërtën e asaj që duan shqiptarët. Shqiptarët në çdo sondazh zgjedhin të arsimojmë fëmijët në kushte sigurie jete. Shqiptarët në çdo sondazh vënë shëndetin dhe jetën si prioritet themelor. Pikërisht për këtë qeveria duhet të na thotë qartë dhe me përgjegjësi të plotë:
– Çfarë ka ndryshuar në kapacitetet dhe pregatitjet për mbrojtjen nga infektimi nga koha kur shkollat u mbyllën, ndërsa kishte vetëm 5-15 të infektuar në ditë.
-Çfarë kapacitetesh më të specializuara ka sot qeveria kur deklarohen edhe 150 të infektuar në ditë??, u shpreh ajo, ndërsa listoi disa nga problematikat që duhen zgjidhur para rihapjes së shkollave.
?Problemet që nuk kanë marrë një zgjidhje dhe që ndikojnë negativisht në sigurinë shëndetësore në shkolla janë disa.
1. Shumë shkolla në Tiranë dhe Durrës, edhe para pandemisë, bënin mësimin me turne. Tani nuk dihet se me çfarë kapaciteti do të punojnë. Qeveria nuk ka akoma një përgjigje.
2. Qeveria nuk ka zgjidhur akoma çështjen e nxënësve dhe mësuesve të shkollave të shembura nga tërmeti i Nëntorit të kaluar.
3. Për shkak të mungesës së një plani, qeveria nuk ka përgjigje për programin 6 orësh mësimor. Çfarë do të bëhet me të? I alteruar mes mësimit në klasë dhe online, ngarkesa shkon edhe 12 orë.
4. Qeveria nuk thotë se çfarë do të bëhet me oraret e mësimit, në mënyrë që prindërit të gjejnë një mundësi për përshtatjen e orareve të tyre.
5. Shkollat nuk janë pastruar dhe higjenizuar.
Vetëm tre javë nga fillimi i mësimit dhe për asnjë nga këto probleme të mëdha nuk ka asnjë strategji të qartë përballimi. Qeveria duhet të jetë e qartë që fëmijët në shkolla dhe siguria e tyre janë përgjegjësi e saj prioritare, shumë më tepër se çdo pjesë tjetër e popullatës. Fëmijët e shqiptarëve mund të nisin jetën shkollore vetëm pasi të qartësohen plotësisht për mënyrën dhe masat e plota të ruajtjes së standardeve të distancës, higjenës, sjelljes mbrojtëse, në të gjithë ambjentin shkollor.
Vendimi i derisotëm për hapjen e shkollave është një vendim ?ngelës?, i papregatitur, i cili në mungesë të njohjes dhe llogaritjes së kapaciteteve, kohës, organizimit të të gjitha mjeteve, rrezikon shëndetin e fëmijëve së pari dhe gjithë zinxhirit të mëtejshëm pas tyre. Partia Demokratike kërkon informimin dhe transparencën e plotë të shqiptarëve mbi hapat, mjetet dhe mundësitë e përllogaritura për të nisur një vit shkollor që i shërben arsimimit dhe forcimit dhe jo rrezikut të shëndetit dhe jetës?, nënvizoi Duma./ CNA.al
Presidenti Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, dy d...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka sulmuar qeveritë ...
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka publikuar një de...
Partia Agrare Ambientaliste ngre shqetësimin në lidhje me rë...
Masoneria, e njohur gjerësisht për podiumet e saj në ngjyrë ...
Një artikull i publikuar sot nga faqa JOQ, tregon se si Mirl...
Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ...
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën g...
Këshilli i Evropës ka pranuar propozimin e kryeministrit Ram...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar n...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspekt...
Partia Agrare Ambientaliste deklaron se pa ulje të kostove t...
Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi reagoi pas vendimit t...
Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka shkruar në ...
Partia Agrare Ambientaliste ka dalë me deklaratë, pas marrëv...
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit për pushimin e he...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka përshëndetur arritjen...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas sht...
Ish deputeti i Partisë Demokratrike, Bardh Spahia ka reaguar...
Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari, e cila përfaqëson Sue...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...