Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Nga Genc Pollo
Në korrik shkruajta artikullin “Një kryesi që shkel parimet e organizatës-Shqipëri/OSBE 2020: kronikë e një dështimi të parashikueshëm” të cilin e mbyllja me fjalinë “Dëmi që kryesia Rama i ka bërë reputacionit të OSBE-së mbetet për një shënim tjetër.” Atëhere as që më shkoi në mendje se rrethanat kur ky dëm do të dilte sheshit e unë do të merrja penën për të hedhur në letër “shënimin tjetër” vetëm katër javë më vonë. Para një muaji nuk do të vija bast që shoqëria e Bjellorusisë do të dilte nga përgjumja politike; që një kandidate presidenciale rastësore do të frymëzonte miliona bashkëqytetarë e qindra mijëra bjellorusë do të dilnin në rrugë për t’i dhënë fund regjimit çerekshekullor të satrapit sovjetik Aleksander Lukanshenkos. Por me njëfarë kënaqësie mund t’i kujtoj vetes e lexuesit se kështu mendonin për Shqipërinë socialiste shumë shqiptarë e të huaj deri në dhjetor 1990, kur u pa që historia nuk frenohej dot më edhe në trojet tona. Por që regjimi do të përmbyste rezultatin e votimit për të nxjerrë Lukashenkon edhe ketë herë fitues me 80% e dhunën policore ekstreme kundër qytetarëve protestues këtë, unë e shumë të tjerë, do e imagjinonim pa vështirësi.
Në artikullin e korrikut argumentoja se qeveria Rama krijoi precedentin negativ të shkeljes së normave të OSBE-së nga vetë kryesuesja e saj përmes miratimit të ligjeve, të cilat u kundërshtuan publikisht nga vetë OSBE-ja (ligjet antifjalë dhe amendimet kushtetuese antikoalicion). Këtë zullum nuk e bëri as Kazakistani, shtet me kredenciale demokratike më të dobëta se Shqipëria, gjatë kryesisë së tij në 2010.
Vetëm se OSBE është e vetmja organizatë me fokus demokracinë ku Bjellorusia, pas shpërbëjes së Bashkimit Sovjetik, mbeti automatikisht anëtare duke qenë republikë ish-sovjetike (Lukashenko kurrë nuk tregoi interes për organizatën tjetër, Këshillin e Europës). Si e tillë OSBE mbetet i vetmi kanal institucional për të ndikuar pozitivisht në krizën e atjeshme.
Suedia si komardare shpëtimi për Bashkimin Europian e për vetë OSBE-në nga?
Më 17 gusht Kryetari i Rradhës Edi Rama shpreh shqetësimin për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, për të drejtat e liritë themelore të qytetarëve, për dialogun mes pushtetit e palëve të tjera si dhe ofron të vizitojë Minskun për takime me qeverinë e opozitën. Në këtë vizitë do të merrte pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtëme e Suedisë Ann Linde (kjo e fundit e merr kryesinë e rradhës në 1 janar 2020).
Ditën tjetër, më 18 gusht, ministrja Linde njofton përmes një komunikate shtypi se ka biseduar në telefon me homologun bjellorus Vladimir Makei, dhe i komunikoi atij qëndrimin suedez e të Bashkimit Europian mbi dhunën e papranushme kundër protestuesve dhe mashtrimin zgjedhor. Ajo kërkoi lirimin e të burgosurve politikë, nisjen e dialogut me opozitën dhe dëgjimin e zerit të protestës nga pushtetarët. Duke propozuar që OSBE të mbështesë dialogun mes palëve bjelloruse ministrja suedeze u ofrua të vizitojë Minskun si kryetare e rradhës së OSBE-së mbas Shqipërisë. Në këtë vizitë ?do të jetë edhe zoti Edi Rama, kryeministër e ministër për Europën e Punët e Jashtme i Shqipërisë, aktualisht kryetar i rradhës” përmbyllej komunikata.
Dallimi ne deklarim midis Edi Ramës e znj. Linde duket qartë e lexuesi mund t’a gjykojë vetë. Por pse kryetari aktual nuk flet dot ne telefon me ministrin e shtetit në krizë por këtë e bën kryetari i pas pesë muajve kjo duket si e pakuptueshme në shikimin e parë.
Nuk e di nëse nga Tirana nuk kanë guxuar të telefonojnë apo ju a kanë refuzuar thirrjen.
? sikleti i satrapit ballkanik.
Por ajo që duket qartë është se Rama nuk ka kredencialet për të pretenduar përballë Lukashenkove respektimin e të drejtave demokratike të qytetarëve.
Ai nuk mundet të dënojë zgjedhjet presidenciale farsë të Lukashonkos duke qenë i vetmi shef qeverie i një shteti europian ku pushteti vendor është monopartiak, i denoncuar si i tillë e si i papranueshëm nga Këshilli i Europës dhe i dalë nga zgjedhje ligjërisht të dyshimta. Bashkimi Europian ka vënë, ndër të tjera, si kusht për negociatat sqarimin e ligjshmërisë e zgjedhjeve të qershorit 2019. Po ashtu BE ka venë si kusht daljen para drejtësisë të votëvjedhësve të dosjeve 339 e 184, të cilët vetë Rama i ka mbrojtur publiksht e promovuar politikisht. Për më tepër, siç thamë më lart, gjatë kryesisë së OSBE ndryshon sistemin zgjedhor në shkelje të normës së OSBE-së se këto ndryshime nuk mund të bëhen vitin e fundit.
Rama nuk mund të denojë dhunën policore para Lukashenkove sepse ai vetë përdori vjet përtej çdo mase e përpjestimi gazin lotsjellës kundër burrave, grave e fëmijve edhe kur ishin protestues edhe kur nuk ishin të tillë.
Rama nuk mund të kërkojë lirinë e fjalës e të medias para Lulashenkove mbasi gjatë kryesimit të OSBE-së e pa pyetur për kundërshtimin e OSBE-së miratoi ligjin antifjalë duke i “shtuar” edhe një kusht Shqipërisë për çeljen e negocatave me BE.
Rama nuk mund t?u sugjerojë Lukashenkove një dialog të sinqertë me opozitën mbasi ai vetë këtë e mundet t’a realizojë vetëm me opozitarët rrogëtarë të tij. Edhe atë dialog real për reformën zgjedhore të ngritur me mundim ai e siluroi përmes amendimeve kushtetuese të njëanëshme, të cilat i miratoi me rrogëtarët e tij.
Dhe së fundmi Rama nuk mund të bindë kënd se ndërhyrja e OSBE-është e nevojshme pasi vetë, sa herë ja ka dashur interesi i pushtetit, i ka refuzuar miqtë ndërkombëtarë. Kështu bëri me zgjedhjet lokale vjet, kështu dhe me amendimet kushtetuese sivjet.
Këto i di mirë Aleksander Lukashenko! Atij i volit të ketë në tryezë një kryetar OSBE-je me kësisoj profili. Këto i dinë edhe në Europë e OSBE. Por siç thuhet halli të bën të qeshësh kur nuk të qeshet si dhe të përkrahësh kryesinë e OSBE-së me shejtanin brenda. Dhe për të kryer punë po operojnë me kryesinë suedeze e cila formalisht fillon në janar. Por që de facto po fillon pesë muaj më herët: nga sikleti i satrapit ballkanik!
Gjithësesi liria e demokracia e 9,5 milionë bjellorusëve është primare. Prandaj urime e sukses atyre si edhe çdo faktori të jashtëm q? mund të japë ndihmë.
Shqipëria është një vend i vogël dhe me resurse të pakta për...
Politika e shtrenguar e qeverise me testimet per Covid 19 ka...
Nga Ilir LevonjaNë kohën që Edi Rama përpiqej të lidhej me L...
Ili Meta dhe Erjon Velija i paskan dhënë fund sot qetësisë p...
Në kulmin e krizës humanitare të Kakavijës shumëkush është ç...
Sot m’u dhimbs shumë Rexhep Meidani. Sepse e kishin futur në...
Nga Namir Lapardhaja Publikimi i disa mesazheve fyese dhe kë...
Nga Dr.Arben RamkajNdonëse fqinjë me njëri-tjetrin, raportet...
Nga Luan RamaE pavend dhe e pakuptimtë polemika apo retorika...
Duket sikur në këto muaj mbi ekonominë shqiptare ka kaluar n...
Nga Ilir Levonja1) Shoh një tufë legenësh që në këtë katrahu...
Është debati tipik i një panairi të vogël kotësish. Verë, va...
Nga Tanush ÇaushiKëto ditë Kryetari i Bashkisë Erion Çekia, ...
Nga Artan FugaGreqia pranon 700 vetë në një pikë kufitare, d...
Që prej 3 ditësh një numër i madh shqiptarësh, një pjesë e m...
Nga Prof. Pëllump G. PilinçiS’ka shqiptar qe te mos e kete t...
Në këto kohë të vështira për njerëzimin dhe si për të gjithë...
Në javët e para të muajit Mars kur vlerësoja si pozitive mas...
Nga Flutura AçkaKisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i ...
Ekonomia boterore do te humbase 21 trilione dollare prodhim ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...