Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Duket sikur në këto muaj mbi ekonominë shqiptare ka kaluar një tsunami. Në fakt nuk është kështu, tsunami i vërtetë mbi ekonominë, mbi bizneset e shqiptarëve ka filluar që prej shtatorit 2013, me ardhjen në qeveri të Rilindjes.
Po pse biznesi është në gjunjë sot? Pse ekonomia nuk arrin të përballojë asnjë goditje si tërmeti e pandemia? Pse ekonomia nuk prodhon dot punësim dhe mirëqënie për Shqiptarët? Pse largohen shqiptarët? Ekonomia shqiptare post-pandemike do arrijë të ngrihet në këmbë apo do mbetet edhe 2 xhiro mbrapa vendeve të rajonit?
Rrënimi ku gjendemi ka arsye strukturore patjetër, por mendoj se është veprimtaria e Rilindjes që ditën e parë të ardhjes në pushtet, e cila në vend që ta ndihmonte, e ka dobësuar në mënyrë sistematike fuqinë e shumicës së bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë në favor të gjithnjë e më pak bizneseve dhe individëve ?të përzgjedhurit? e saj . Prioritetet e Rilindjes kanë qenë gjithë kohën të ndryshme nga prioritetet e shqiptarëve. Secilit nga ne i duhet tani të kuptojë se sa të ndryshme kanë qenë ato realisht ? të mbërthyera në metaforën e timonit dhe të tepsisë, aq të dashur për Kryeministrin Rama.
Mendoj se tërmeti dhe pandemia thjesht kanë shpërndarë mjegullën e propagandës me të cilën kjo qeveri ka mbuluar keq-qeverisjen e paramenduar, e cila ka patur si synim të ofronte fitim dhe përfitim për të ?përzgjedhurit? e saj dhe eliminuar çdo mundësi për të fituar e për t?u zhvilluar për këdo tjetër. Veprimet e saj gjakftohta për përmbushjen e këtij synimi, janë përsëritur papushim çdo ditë, si steriotipe të pushtetit gjatë këtyre 7 vjetëve, në tri fronte:
Qendra e Tiranës. Këtu po luftohet egërsisht. Viktima më e fundit është Ora Neës. Në fakt nuk është luftë, por dhunë e qeverisë mbi këdo që u qëndron përpara, qoftë ky pronar, qytetarët apo gazetarë. Rilindja në këto 7 vjet ka bërë ç?është e mundur që të akaparojë me çdo formë e mënyrë çdo centimetër katror në qendër të Tiranës, qoftë kjo private a publike me synimin e kalimit në pronësi të ?pak njerëzve të duhur?. Centimetrat katror katror në qendër të Tiranës janë pushtet dhe pasuri reale, e cila i vendos në avantazh absolut poseduesit e tyre kundrejt gjithe shqiptarëve të tjerë për 100 vjeçarin tjetër. Jo rallë këto centimetra katror shërbejnë për të blerë heshtjen e aktorëve të rëndësishëm kundra. Këto centimetra katror për të cilat ?luftohet? janë tek parku i lojrave, tek Sahati, tek 15 katëshi, tek Pallati i Kulturës, tek ish-Internacionali. Ky progresion kulmoi me shembjen e Teatrit Kombëtar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë kohës që në vend ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë ? miliona centimetra katror tokë publike do i vihen në dispozicion në pjatë të argjendtë privatit të preferuar.
Bregdeti i Jugut. Investim i sigurtë, para e sigurtë. Garanci për suksesin është bukuria natyrore dhe qeveria. Golemizimi dhe Lalzimi i djeshëm është modeli pas të cilit po gllabërohet në këto vite bregu i Jugut të Shqipërisë. Ky gllabërim po bëhet me vjedhje dhe tjetërsim të pronës, konflikte me individë, fise e fshatra të tëra. Nga Vlora deri në Ksamil. Këtë gllabërim po e kryejnë të njëjtët që kryen Golemizimin dhe Lalzimin. Për këtë, kjo qeveri deri tani u ka vënë shtetin në dispozicion ? 8 drejtorë të hipotekës janë këputur në detyrë në këto vjet, Ligji për investitorët strategjikë po ashtu ka shërbyer për të justifikuar dhe mbrojtur avancimin e gllabërimit pa zgjidhur më parë konfliktet me pronarët legjitim duke i vënë ata para faktit të kryer dhe shpërblyer me një kothere. Gjithçka në Jug duhet të jetë mbyllur brenda këtij mandati, se më tej nuk i dihet.
Tepsija publike. Që nga 2013 e këtej Rilindja ju vërsul biznesit duke i rritur taksat me 50% fillimisht në nivel qëndror dhe pastaj deri edhe në 300% në nivel lokal. Kjo e shtoi gjellën në tepsi, por nuk e zmadhoi këtë të fundit. Sulmi ndaj bizneseve ka qenë i vazhdueshëm, me aksione, me inspektime, duke e kërcënuar burg, burg, burg, gjobitur me fushata dhe pse jo kur ishte i madh dhe me thyerje kockash. 2.1 miliard Euro shtesë u janë marrë bizneseve në këto 7 vjet nga rritja e taksave dhe çmimeve të karburantit, energjisë, ujit. Rreth 4 miliard Euro të tjera ka marrë borxh kjo qeveri në këto 7 vjet. Në teori, këto para do duhej të ishin investuar në ekonomi që biznesi ta kishte më të lehtë të punonte, të krijonte të ardhura, punësim e mirëqënie, që të kishte shërbime më të mira, më efiçente. Të kishte një klimë më të mirë për të bërë biznes. Por jo! Bizneset ishin në depresion dhe kishin filluar të mbylleshin edhe para tërmetit e pandemise. Këto të dyja vetëm sa i dhanë të shtyrën e fundit. Sepse në këto 7 vjet Rilindja nuk u ka shërbyer biznesit të gjithë shqiptarëve por vetëm një grupi të strukturuar oligarkësh, shumë prej të cilëve përfitojnë edhe në Qendrën e Tiranës dhe në Bregun e Jugut. Taksat e mbledhura nga 160 mijë bizneseve të tregut shkojnë çdo vit në mënyrë të përsëritur, në pak duar të biznesmenëve të shtetit. Në formën e PPP-ve, prokurimeve të drejpërdrejta, tenderave me fatura të fryra 3 fish, etj. Fakt është që biznesmenët e shtetit nuk e ndjejnë krizën dhe recesionin ekonomik. Për ta kanë punuar e punojnë 160.000 biznese të tjera, dhe gjithë qytetarët shqiptarë, të skllavëruar prej qeverisë për këtë qëllim – të paktën dhe për 20 vjetët që vijnë përmes borxhit publik që së shpejti pritet të arrijë në 100% të PBB.
Zbatimi i verbër i kësaj strategjie nga Rilindja në këto 7 vjet i ka rrënuar bizneset dhe përzënë shqiptarët nga vendi. Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, ose të largohen të gjithë, ose t?i kthehen dhe t?i heqin Rilindjes pushtetin nga dora. Propaganda se të gjithë njësoj janë, në mos synon, ja dhuron de facto pushtetin në tavolinë Rilindjes.
Shqiptarët kanë nevojë për të kundërtën e veprimtarisë së Rilindjes në këto 7 vjet. Kanë nevojë për institucione të forta të tregut që mbrojnë pronën, garantojnë konkurrencën, djersën, meritën e kujtdo; për një infrastrukturë ekonomike ? transport, energji, informacion – në shërbim të biznesit; për fuqizimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe kualifikimit; dhe eliminimin e monopoleve e rritjen e konkurrueshmërisë të sektorit privat me mbështetje direkte e taksa të ulëta.
Shqiptarët e kanë një alternativë përballë Rilindjes. Opozitës i duhet që përveç programit të saj më të mirë ekonomik, politik e social, të zgjedhë edhe njerëzit më të mirë për t?ja vënë në dispozicion Shqiptarëve, që ata mos marrin rrugët e botës, por të kenë qeverisjen që meritojnë këtu në shpi t?vet!
Nga Ilir Levonja1) Shoh një tufë legenësh që në këtë katrahu...
Është debati tipik i një panairi të vogël kotësish. Verë, va...
Nga Tanush ÇaushiKëto ditë Kryetari i Bashkisë Erion Çekia, ...
Nga Artan FugaGreqia pranon 700 vetë në një pikë kufitare, d...
Që prej 3 ditësh një numër i madh shqiptarësh, një pjesë e m...
Nga Prof. Pëllump G. PilinçiS’ka shqiptar qe te mos e kete t...
Në këto kohë të vështira për njerëzimin dhe si për të gjithë...
Në javët e para të muajit Mars kur vlerësoja si pozitive mas...
Nga Flutura AçkaKisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i ...
Ekonomia boterore do te humbase 21 trilione dollare prodhim ...
I vetmuar në agoni, pa miq e pa shokë, pa asnjë njeri nga at...
Nga Prof.Pellump G.PilinçiNuk do të përpiqesha t’ju shkruaja...
Procesi i vetëshpallur si era e re e ndryshimit të PD, nuk r...
E kam tepëruar?! Ndofta, po!Më pëlqen arti poetik i mikut ti...
Nga Ermal MulosmaniNë ditët e fundit të Parlamentit të shkua...
Lulzim Basha ishte sot në Manzë, në një familje që jeton në ...
Rreth 7 vite më parë e vetëshpallura “rilindje” në kuadër të...
Nuk ka më kohë, Rilindjes i duhet shkulur dora nga xhepi i s...
Pa u menduar shumë, do të thoja se do ti përzë të gjithë të ...
Nga Frrok ÇupiÇfarë janë të parët dhe çfarë janë ‘çështjet’?...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...