Majlinda Keta: Viti i ri shkollor nuk mund të jetë eksperiment
Qeveria njoftoi sot se do të hapë shkollat në mes të shtator...
Shtatori po afron dhe vendimi për hapjen e shkollave është një sfidë për qeveritë e të gjitha vendeve përfshi edhe ato të Ballkanit.
Teksa vala e koronavirusit parashikohet të përhapet në vjeshtë, vendet e rajonit përfshi edhe Shqipërinë, kanë njoftuar, madje edhe kanë marrë vendime se shkollat do të hapen.
Në Maqedoninë e Veriut, në klasa do të shkojnë vetëm nxënësit e klasave të para, të dyta, e të treta; në Mal të Zi është vendosur të hapen por në muajin tetor; në Shqipëri është njoftuar hapja e tyre sot, ndërsa në Kosovë po shihen 3 skenarë, përfshi edhe ai i moshapjes së klasave, e mësimi të ndiqet në distancë.
CNA.al sjell një panoramë të asaj se çfarë propozojnë qeveritë e shteteve pranë nesh.
Maqedoni e Veriut
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot vendimin për të hapur shkollat e arsimit parauniversitar vetëm për nxënësit nga klasa e parë në të tretën.
Për gjithë pjesën tjetër të sistemit arsimor mësimi do të zhvillohet online. Ky vendim është marrë për shkak se në familje të caktuara ka prindër me sëmundje kronike dhe nuk duhet të rrezikohen nga COVID-19. Por edhe në klasat e vetme që do hapin dyert për nxënësit në vitin e ri shkollor, do të ketë protokolle strikte dhe masa për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
?Gjithashtu, me kërkesë të prindit, fëmijët nga klasa e parë e deri në të tretën do të mund ta ndjekin mësimin e plotë edhe online. Pas bisdimeve intenzive me prindërit dhe personat tjerë profesionist kemi vendosur të lejojmë të ketë zgjedhje ana e prindit. Shkaku është se në disa familje të caktuara ka prindër të cilët janë të sëmurë kronikë me rrezik të lartë shëndetësor??, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Mali i Zi
Mali i Zi ka shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor më 1 tetor, pasi autoritetet shëndetësore kanë vlerësuar se fillimi i rregullt i vitit shkollor, në shtator, mbart rrezik për shëndetin e fëmijëve.
Lajmi u bë me dije nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi, e cila shtoi se vendimi për shtyrjen vlen për shkollat dhe kopshtet. Ministria sqaroi se gjatë ditëve në vijim Instituti i Shëndetit Publik dhe përfaqësuesit e sistemit arsimor, do të shpallin rekomandimet në bazë të të cilave do të bëhet mënyra e organizimit të klasave në shkolla dhe kopshte.
Vendimi është marrë me rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të pasigurisë me situatën epidemiologjike, e cila, siç thonë zyrtarët, edhe pse nën kontroll, është ende e komplikuar.
Institucionet parashkollore në Mal të zi filluan të punojnë më 4 qershor, por, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ato u mbyllën përsëri më 1 korrik.
Kosovë
Më 1 shtator në Kosovë, fillon viti i ri shkollor 2020/2021 dhe Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar mundësitë se si të bëjnë hapjen e shkollave në mënyrë të sigurt për shkak të pandemisë së COVID -19. Ministri Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj, ka thënë se në vitin e ri shkollor, që fillon më 1 shtator, nxënësit e klasave të para dhe të dyta, procesin mësimor pritet të fillojnë në hapësirat shkollore. Por, në Kosovë deri më sot ka skenarë dhe jo vendim.
Skenari A parashikon mësim me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, duke zbatuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj COVID-19. Skenari B ka të bëjë me rikthimin e pjesshëm (mësimi i kombinuar ? prezencë dhe mësim në distancë). Në këtë alternativë, prioritet janë klasat 1 deri 5, ku parashihet që numri maksimal në klasë të jetë 10 nxënës, orari i shkurtuar dhe mësim plotësues online. Kurse skenari C parasheh mësimin nga distanca nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik.
Shqipëri
Në vendin tonë njoftimi për hapjen e shkollave është lajmëruar sot. Nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollat në vitin e ri shkollor që do të nisë në muajin shtator. Ministrja e Arsimit Besa Shahini u kërkoi sot 61 bashkive të vendit që të nisin pastrimin e shkollave për t’i bërë gati për në shtator. Ministrja Shahini u shpreh se qëllimi është hapja e shkollave për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave të ndryshme, në varësi të shkollës, numrit të nxënësve, etj.
“Kemi zhvilluar një pyetësor për shkollat te nxënësit, prindërit dhe mësuesit, 87% mendojnë se duhet të kthehemi në shkollë në fillim të vitit shkollor dhe vetëm 13% duan kushte shtëpie. Ne pajtohemi me ju dhe prandaj kemi zhvilluar disa skenarë për mundësinë e hapjes së shkollave në varësi të shkollës, numrit të nxënësve, gjendjes së shkollave dhe nevoja të komunitetit për të qenë fizikisht në shkolla”, ka thënë Shahini, por opozita ka kërkuar të bëhet publike strategjia e plotë. /CNA.al
Qeveria njoftoi sot se do të hapë shkollat në mes të shtator...
Në Shqipëri, veprimtarët e të drejtave të njeriut pohojnë se...
Mjeku epidemiolog, Ilir Mehmeti ka reaguar pas njoftimit të ...
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për hapjen e shkollave n...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë të ditur se shkoll...
Ministria e Punëve të Jashtme të shtetit grek ka marrë sot n...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar pas dek...
Gadishulli i Ballkanit është në influencën e presionit të ul...
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, ka dal...
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj, bëri një a...
Një punonjës i Gjykatës së Apelit në Vlorë, është infektuar ...
Të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transport...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar n...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nisur nga situata ...
Pas një rënieje të fortë në prill dhe në muaj, aplikimet për...
Edhe gjatë kësaj jave moti do të vijojë të jetë me temperatu...
Pala greke do të vijojë të punojë edhe gjatë natës për të ka...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nisur nga situata ...
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, i ka bërë thirrje të gjithë...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga vendime...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...