Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një ndihme financiare prej 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Kjo është një pagesë shtesë, pavarësisht se këta punonjës mund të kenë përfituar nga paketat e mëparshme të ndihmës. Këta punonjës do e marrin automatikisht pagesën shtesë, ndërsa për ata që nuk kanë përfituar nga pagesat e mëparshme, do të duhet të aplikojnë subjektet përkatëse.
Janë publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për procedurat e dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës si pasojë e Covid-19 për të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas.
Më herët, kryeministri bëri të ditur se qeveria ka miratuar 5,191 paga për punonjësit dhe të larguarit nga puna në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve për mujain qershor 2020. Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë do të mbulohet nga fondi rezervë i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!
Sipas vendimit, E përfitojnë ndihmën, punonjësit e deklaruar në listëpagesat e subjekteve si më sipër, pavarësisht nëse kanë përfituar ose jo nga paketat e mëparshme të ndihmës financiare, të dhënë për këtë qëllim.
Ndihma financiare llogaritet dhe jepet për të punësuarit apo ish-të punësuarit, që figurojnë në listëpagesat e deklaruara për periudhën tatimore shkurt 2020, të cilat janë dorëzuar në muajin mars 2020.
Për punonjësit, të cilët kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimit nr. 254, datë
27.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ?Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës së të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19?, ose të vendimit nr. 305, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, ?Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e COVID-19?, pagesa do të kryhet automatikisht nga administrata tatimore, në bazë të të dhënave që kjo e fundit disponon.
Aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonjësit apo ish-punonjësit, të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 254, datë 27.3.2020, ose nr. 305, datë 16.4.2020, bëhet nga subjekti i të punësuarit. Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore të aplikimit individual të tyre. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve, bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënat që të punësuarit do të dorëzojnë.
Subjektet/individët aplikues duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-Filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen:
a) të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;
b) të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë:
emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e email-it;
numrin personal të identifikimit të përfituesit;
c). bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;
IBAN-in e llogarisë bankare.
Administrata tatimore, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e aplikimit, verifikon në sistemin tatimor, identifikon aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke analizuar:
a) tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, për të verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare;
b) krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike./ Monitor
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar n...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nisur nga situata ...
Pas një rënieje të fortë në prill dhe në muaj, aplikimet për...
Edhe gjatë kësaj jave moti do të vijojë të jetë me temperatu...
Pala greke do të vijojë të punojë edhe gjatë natës për të ka...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nisur nga situata ...
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, i ka bërë thirrje të gjithë...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga vendime...
Prej katër ditësh në Kakavijë janë regjistruar radhë të gjat...
Policia ka bllokuar pak momente më parë aksin Bilisht-Kapsht...
Publikohen videot me momentet e tensionit mes punonjësve të ...
Sipas drejtoreshës së zyrës së OBSH-së në vendin tonë, Betti...
Qytetarët që janë bllokuar në Kakavijë nga radha kilometrike...
Një situatë tejet e rënduar është në këto momente në Kakavij...
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me moslejimi...
Mëngjesin e sotëm është lehtësuar pak trafiku i qytetarëve q...
Disa qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Varshavë,...
Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me alternime kth...
Pandemia Covid-19 duket se e ka rënduar së tepërmi gjendjen ...
Mbetet sërish i lartë numri i rasteve të reja të infektuar m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...