web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Regelta Panajotit i ndalohet kandidimi në Gjykatën Kushtetuese

17 Gusht 2020, 11:23, Aktualitet CNA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ndalon Regelta Panajotit të kandidojë në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotëm të KED ku merrnin pjesë anëtarët e saj, si dhe përfaqësuesja e presidentit të Republikës.

Ata arritën në konkluzionin për ndalimin e kandidaturës së Panajotit pas verifikimit të dokumentacionit të përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore nga ana e kandidatëve.

?Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 17.08.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

Miratimi i procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019: ? Regleta Panajoti. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesja e Presidentit të Republikës. Nuk mori pjesë në këtë mbledhje Avokati i Popullit apo subjektet e tjera.

Pas miratimit të procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim si dhe duke u bazuar në vendimin nr.19 datë 30.07.2020 të Komisionit të Posaçëm të Apelimit , vendosi:

Shfuqizimin e vendimit nr.75, datë 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për lejimin e kandidimit të kandidatës:

Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

1.1 Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të: Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të: Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të Znj. Regleta Panajoti do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi?, thuhet në njoftim. /CNA.al





Lajmet e fundit nga