"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Oradour-sur-Glane, është një nga vendet më të vizituara jo vetëm në Francë, por edhe në Evropë. Por kjo jo për kulturën apo bukurinë e tij, por për të kaluarën e tij të tmerrshme. Dikur një vendbanim gati idilik, Oradour është sot një fshat fantazmë.
Ushtarët gjermanë e shkatërruan gjithë fshatin në kulmin e Operacionit D-Day të zbarkimit të Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore. Civilët u dogjën të gjallë ose u pushkatuan. Zjarre masive u ndezën në të gjitha shtëpitë dhe godinat publike, duke i lënë ato të shkrumbuara përgjithmonë.
Ngjarja
Ishte pasditja e shtunës së 10 qershorit 1944, rreth orës 2 pasdreke, kur trupat e Regjimentit Der Fyhrer të Divizionit të 2-të SS, rrethuan fshatin Oradour. Të gjithë banorëve, përfshirë 6 persona që nuk ishin prej andej, iu kërkua të mblidhen në qendër të fshatit për një formalitet.
Duke mos ditur synimet e vërteta të gjermanëve, banorët arritën në sheshin kryesor të fshatit, Champ de Foire, duke biseduar dhe qeshur me njëri-tjetrin. Burrat u ndanë nga gratë dhe fëmijët dhe u futën në 6 magazina, ku ishin vendosur paraprakisht mitralozët.
Sapo burrat hynë aty brenda, ata u qëlluan pa mëshirë. Trupave të plagosur e të shtrirë përtokë iu vu zjarri. Më pas trupat SS shënjestruan gratë dhe fëmijët që ishin mbajtur të mbyllur brenda kishës së fshatit, në mënyrë që të mos shpëtonte asnjë prej tyre.
Këtë herë ushtarët nuk i përdorën armët vetjake, por hodhën brenda kishës granata. Zjarri që përfshiu godinën solli shembjen e mureve, ndërsa kambana u shkri dhe ra në dysheme. Disa gra dhe fëmijë u përpoqën të arratiseshin nga dritaret, por qëlluan për vdekje.
Ndërkohë, nazistët kontrolluan në çdo cep të fshatit duke kërkuar të mbijetuarit e mundshëm, dhe në fund i vunë zjarrin gjithë fshatit. Atë ditë u vranë gjithsej 642 njerëz humbën jetën:190 burra, 245 gra dhe 207 fëmijë. Robert Hebra, i lindur në vitin 1925 në Oradour-sur-Glane, është një ndër të mbijetuarit e asaj masakre.
Sipas tij, vrasjet u kryen me qetësi dhe në mënyrë të organizuar. Ai nuk e pati të lehtë t?i shpëtonte zjarrit dhe të shtënave të shumta. Hebra humbi atë ditë nënën, dy motrat e tij dhe shumë miq. Ai thotë se mbijetoi pasi arriti të fshihej nën një grumbull kufomash.
U detyrua të shtirrej si i vdekur, ndërsa ushtarët qëllonin gjithçka që lëvizte. Nuk është se plumbat nuk e prekën fare Hebra, por fatmirësisht kufomat mbi të e amortizuan disi forcën e të shtënave. Kur magazina ku ndodhej ai u përfshin nga flakët, Hebra doli fshehurazi nga dera e pasme.
Ai u fsheh në pyll, dhe qëndroi atje derisa u larguan gjermanët. Më pas u strehua tek të afërmit e tij, ndërsa më vonë u bashkua me babanë e tij, i cili nuk ndodhej në fshat kur ndodhi masakra. Në orën 19.30 të pasdites, shumica e fshatit ishte shkatërruar nga flakët.
Trupat naziste plaçkitën çdo gjë të vlefshme që mbeti. Më vonë gjatë asaj mbrëmje, ushtarët u mblodhën për një festë në shtëpinë e bukur të M.Dupik, me profesion rrobaqepës, që gjithashtu u vra në atë masakër. Ajo ishte e vetmja shtëpi në fshat që nuk u shkatërrua.
SS-Sturmbanfyhrer Adolf Diekman, që komandonte batalionin, e kishte pëlqyer që kur hynë në Oradour.
Mbi të gjitha, ajo kishte gjithçka, duke filluar nga sendet e çmuara, deri tek ushqimi dhe pijet e shumta. Të dielën e 11 qershorit 1944, gjermanët u tërhoqën nga fshati duke marrë me vete një tufë të madhe bagëtish.
Fshati sot
76 vjet më vonë, Oradour duket ende si ditën pas masakrës. Të gjitha shtëpitë, dyqanet, dhe kisha janë lënë të shkatërruara. Shumë nga orenditë e shtëpive u shkrinë dhe deformuan nga temperatura e lartë e shkaktuar nga zjarri. Për shkak të zjarrit, shumica e viktimave nuk mundën të identifikoheshin.
Masakrës i mbijetuan vetëm 6 persona, përfshirë Robert Hebra. Adolf Diekman do të shprehej më vone se ajo masakër u krye si një hakmarrje ndaj rrëmbimit dhe vrasjes së Helmut Kampfe, një komandanti SS, për të cilin Diekman besonte se ishte ekzekutuar nga kryengritësit francezë.
Sulmi ishte gjithashtu një hakmarrjeje ndaj rezistencës franceze që përjetuan gjermanët në Tulle, një fshat aty pranë. Kur mbaroi lufta, një fshat i ri u ndërtua aty afër, por vetë Oradour mbeti i paprekur me urdhër të presidentit të atëhershëm Sharl de Gol.
Qeveria franceze harxhon rreth 150.000 euro në vit për ruajtjen e këtij vendi historik, që
Përkujton një nga masakrat më të madh të Luftës së Dytë Botërore ndaj civilëve. Siti vizitohen çdo vit nga të paktën 300 persona.
Çdo 10 qershor aty mbahet një ceremoni përkujtimore në kujtim të viktimave. Drejtësia mbi atë ngjarje u vendos vetëm pjesërisht. Më shumë se gjysma e autorëve nuk u nxorën dot në gjyq, për shkak të rrethanave të caktuara. Në vitin 1953, një gjykatë ushtarake në Bordo ngriti akuza kundër 65 nga 200 burrat që u përfshinë në masakrën e 1944-ës. Pjesa tjetër nuk u identifikua dot ose kishte vdekur./Përshtatur nga CNA.al
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar sërish ...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka konfirmuar ...
Instituti i lartë i Gjermanisë për sëmundje infektive (RKI) ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Tel...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar...
Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka dhuruar në spitalin “Shef...
Ish kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit nga ...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se rinia shqiptare është më...
Beso i Taiwanit ka urdhëruar sot furça ndaj Lali Erit, nëpër...
Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja t...
Lulzim Basha po tregon panik kohët e fundit në marrëdhëniet ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi denoncoi n...
Ilir Berberi, i cili terrorizoi Pogradecin duke derdhur 100 ...
Ben Blushi, është i vetmi politikan dhe menaxher mediash i d...
Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ngre shqetësimin e ...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti jep alarmin se sht...
Pas ndarjes nga jeta të përgjegjësit të Rrugores në Shkodër,...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel të fortë për gjithë të...
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn thotë se është sk...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...