"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn shprehet i shqetësuar shumë për gjendjen: “Këtu shohim se për shkak të kthimit të atyre që kanë qenë me pushime, por edhe për shkak të party të llojeve të ndryshme dhe festimeve familjare në gjithë vendin, ka pasur shpërthime të infektimeve në shumë rajone”, deklaroi Spahn për Deutschlandfunk. Sistemi shëndetësor i Gjermanisë ende nuk ka probleme të përballet me shifrat më të reja të infektimeve, por duhet të jemi “shumë, shumë të kujdeshëm”, tha ai.
Spahn apeloi edhe njëherë tek qytetarët që të mbajnë rregullat higjenike, të përdorin maskat mbrojtëse dhe të mbajnë distancën në çdo rast. “Atje ku përdoret alkooli në party, gjërat mund të zhvillohen shumë shpejt”, theksoi Spahn, i cili paralajmëron se në rastet e tilla përhapja e virusit mund të jetë edhe më e shpejtë se zakonisht, për shkak të atmosferës dhe humbjes së kontrollit. Në Düsseldorf në fillim të shtator është parashikuar të mbahet një koncert me 13.000 persona, i pari këtij lloji në Gjermani, prej shpërthimit të pandemisë.
1226 infektime për një ditë
Më parë Instituti Robert Koch ka kumtuar se brenda një dite janë regjistruar 1226 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Një shifër më të lartë për herë të fundit kemi pasur me 9 maj, kur ka pasur 1251 raste të infektimeve të reja.
Pika kulmore e rasteve është shënuar në prill, kur brenda ditës regjistroheshin deri në 6000 raste pozitive të COVID-19. Shifrat kanë rënë prej atëherë në mënyrë konstante. Por prej fillimit të kthimit të pushuesve nga vendet e tjera në fund të korrikut, numri i të infektuarve po rritet rishtas. Presidenti i IRK, Lothar Wieler thotë se shkaku kryesor i rritjeve të rasteve është mosrespektimi i rregullave.
Ndryshe nga koha e shpërthimit të infektimeve në thertoren Tönnies para më shumë se një muaji, tani kemi të bëjmë me një shtim të numrit të infektimeve në mbarë vendin. Shifrat po shtohen në gjithë Gjermaninë dhe është e pamundur që të kontrollohen të gjitha rastet. Ekspertët kanë frikë se ky zhvillim nuk mund të futet nën kontroll vetëm me disa masa kufizuese.
Në NRW hapen shkollat
Në mbarë vendin me shumë vëmendje po shikohet hapja e shkollave në landin Renania Veriore-Vestfalia (NRW), që është landi me numrin më të madh të banorëve në Gjermnai – 18 milionë banorë. Për rreth 2,5 milionë nxënësit e këtij landi, që mësimet do t’i ndjekin në 5500 shkolla, është futur obligimi i mbajtjes së maskave në shkolla dhe në mësim. Nga ky obligim janë përjashtuar vetëm nxënësit e shkollave fillore. Ata nuk janë të obliguar të mbajnë maska në mësim, por duhet të mbajnë maska në korridore dhe në oborr të shkollës. Në këtë land do të shihet shumë shpejt nëse ky koncept vërtet mund të funksionojë.
Prej shpërthimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar 218.519 persona të infektuar me virusin SARS-CoV-2. Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur gjashtë persona. Ndërsa numri i të vdekurve në Gjermani ka arritur ndërkohë shifrën prej 9207 persona. Shefi i Institutit Robert Koch, Wieler thotë se deri të hënën janë regjistruar si të shëraur rreth 198.800 të infektuar. RKI pohon se shifrat duhet të merren me rezervë sepse prej lajmërimit deri tek përpunimi i shifrave kalon një kohë e caktuar, ndaj shifrat edhe mund të dallojnë në realitet./DW
Lulzim Basha po tregon panik kohët e fundit në marrëdhëniet ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi denoncoi n...
Ilir Berberi, i cili terrorizoi Pogradecin duke derdhur 100 ...
Ben Blushi, është i vetmi politikan dhe menaxher mediash i d...
Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ngre shqetësimin e ...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti jep alarmin se sht...
Pas ndarjes nga jeta të përgjegjësit të Rrugores në Shkodër,...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel të fortë për gjithë të...
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn thotë se është sk...
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka ngritur alarmin se ...
Bjellorusia po përballet me një prej krizave më të rënda pol...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ngritur...
Ish deputeti Tritan Shehu ka publikuar disa pamje nga protes...
Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka...
Pak ditë më parë Genc Ruli kërkoi largimin e ish-kryeministr...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka qenë i ftuar pas...
Deputetja socialiste Vila Bello, ka humbur sot vëllain si sh...
Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e miratuar nga Kuv...
Një aksident ku janë përfshirë 4 mjete, ka ndodhur në aksin...
CNA.al ka raportuar dy ditë më parë në lidhje me një skandal...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...