Rrezikoi të mbytej në det/ 79-vjeçari nga Vlora në gjendje të rëndë
Një 79-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka rrezikuar ...
Me rastin e inaugurimit të shtatores së Selam Musait, Akademiku Rexhep Qosja ka shkruar disa fjalë, ku ka dhënë mesazhe të vlefshme për kombin, ruajtjen e vlerave, por edhe këshilla për politikanët në Kosovë e Shqipëri që të jenë të vetëdijshëm për kohën që po jetojmë dhe të mos harrojnë popullin.
Ai thotë se nuk po bëhet njësimi i fuqive mendore, punuese dhe etike të mbarë popullit shqiptar. ?Është harruar populli! Është harruar edhe fjala popull! E vërteta dhe e drejta janë varrosur! Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë!?
STATUSI I PLOTË
PËR TË GJITHË E JO VETËM PËR VETEN
Të dashur e të nderuar miq e kolegë, Vëllezër e motra, Përshëndetje për të gjithë ju!
I falënderoj organizuesit e këtij solemniteti ? Shoqatën Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar, Shoqatën Atdhetare Kulturore LABËRIA dhe Shoqatën SALARIA.
I falënderoj për nderimin që më kanë bërë duke më ftuar për të marrë pjesë në solemnitetin e inaugurimit të shtatores dhe të Muzeut historik të Heroit legjendar Selam Musai.
Ky është nderim që e pasuron jetën e të nderuarit, por ky është nderim që njëkohësisht e obligon të nderuarin: e obligon për të ruajtur përgjithmonë në mendimoren e tij përkushtimin atdhetar ndaj Selam Musait që u sakrifikua në luftën kundër atyre shteteve që në vitin 1912 bënë shumë përpjekje për të mos lejuar krijimin e Shqipërisë, kurse në vitin 1920 për të realizuar shpërbërjen e saj!
Por, i penguar prej gjendjes shëndetësore dhe kushteve që u krijuan nga pandemia e Virusit Korona, për të qenë me Ju në solemnitet, unë Ju kërkoj mirëkuptim pse mosardhjen time e zëvendësoj me disa fjalë me të cilat shpreh bindjen se inaugurimi i shtatores dhe i Muzeut historik të Selam Musait përmban porosi të rëndësishme, domethënëse e larghedhëse për shoqërinë, për politikën dhe për kulturën shqiptare sot.
Jetojmë në një kohë, për ne historike, që na solli disa gjasa: gjasa për t?u bërë subjekt politik i rëndësishëm në Ballkan dhe madje në Evropë. Na u dhuruan në këtë kohë gjasa për të shëruar disa nga plagët historike që e vështirësuan gjatë, gjatë, jetën tonë. Në përpjekjet për shërimin e tyre u flijuan rilindësit tonë e mes tyre edhe Selam Musai i lavdishëm.
Por, a jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm për këto gjasa historike? Përgjigjja ime është: mjerisht jo, jo edhe ata që do të duhej para gjithë të tjerëve të ishin të vetëdijshëm për këto gjasa.
Për këtë arsye shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë dhe kudo jetojnë tjetër ndiejnë nevojë që të flitet për të gjitha. E, nuk po flitet. Janë lënë pjesërisht a tërësisht në harresë periudha historike, ngjarje, bëma, veprime, vlera. Janë lënë në harresë pjesërisht ose tërësisht ngjarje historike dhe të përtashme, veprimtari historike dhe të përtashme, të arritura historike e të përtashme, vepra historike dhe të përtashme, që përbëjnë identitetin tonë, që sigurojnë vazhdimësinë tone në hapësirat në të cilat jemi dhe kemi të drejtë etnike e historike.
Në vend të të gjitha këtyre, syve tanë dhe veshëve tanë u paraqiten pa pushim mbi të gjithat të tashmet politike: ngjarje politike, të rëndësishme e të parëndësishme, veprimtari politike të rëndësishme e të parëndësishme, merita politike të rëndësishme e të parëndësishme, vepra politike të rëndësishme e të parëndësishme, që janë sot e do të harrohen nesër!
Dhe, kështu politika është bërë përmbajtja kryesore, kur e kur e vetme e vëmendjes sonë, që prodhuesit e saj duan ta bëjnë përcaktuese të vetme të mendimores sonë.
Për arsyen e sipërthënë, shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë, shqiptarët kudo jetojnë sot, ndiejnë nevojë që t?u flitet edhe për të gjithë. E nuk po iu flitet! Gjatë 24 orëve të ditës e të natës atyre po iu flasin njerëz të politikës dhe po iu flitet për njerëz të politikës. Prej mëngjesit të sotëm e deri në mëngjesin e nesërm, domethënë plot 24 orë, syve të tyre në televizionet tona iu paraqiten vetëm njerëz të politikës!
Është harruar populli! Është harruar edhe fjala popull! E vërteta dhe e drejta janë varrosur! Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë! Në mediet tona, në televizionet tona, nuk shihen kurrë apo vetëm ndonjëherë në vit dhe nuk dëgjohen kurrë apo vetëm ndonjëherë në vit profesorët, historianët, albanologët, inxhinierët, arkitektët, shkrimtarët, krijuesit e arteve të ndryshme, mamitë, lehonat me foshnjet e tyre, studentët, as një varg veprimtarësh, mjeshtrish të tjerë, puna e të cilëve e përbën dhe e pasuron jetën tonë.
Jemi të gjykuar e të dënuar të shohim vetëm veprimtari e turrahi politike, të shohim vetëm politikanë e të dëgjojmë vetëm për politikanë! Ata janë personalitete të ditës e të natës e të vitit! Ata janë prej medieve të tyre të shpallur personalitete me ndikimin më të madh në Shqipëri e në Kosovë! Dhe, personalitetet me përfitim më të madh për propaganduesit e tyre!
Ata, njerëzit e sotëm politikë dhe mediet në shërbim të tyre, janë bërë shpërfillës, nënçmues të të gjitha të tjerave dhe të të gjithë të tjerëve!
Dhe kështu e kanë varfëruar, e kanë saharizuar jetën tonë shoqërore e kulturore duke e bërë vetëm të një përmase: vetëm të përmasës politike!
Deri kur?
E thashë në fillim të kësaj fjale se fundi i shekullit të kaluar dhe fillimi i këtij shekulli në të cilin jemi na kanë sjellë gjasa historike për t?u shëruar prej plagëve shumë dhembjesjellëse të së kaluarës e për t?u bërë subjekt i rëndësishëm politik, shoqëror, kulturor, historik në Ballkan dhe, madje, në Evropë.
Por, për sendërtimin e këtyre gjasave duhet të bëhet ajo që nuk po bëhet. Dhe nuk po bëhet prej atyre që do të duhej ta bënin: nuk po bëhet njësimi i fuqive mendore, punuese dhe etike të mbarë popullit shqiptar.
Për arsyet e sipërthëna inaugurimi i shtatores dhe i Muzeut historik të Selam Musait, në të vërtetë vendosmëria, burrëria, etika dhe sakrifica e tij më nxitën të kërkoj çka kërkova: që popullit shqiptar t?i flitet për të gjitha, që përbëjnë historinë dhe përtashësinë tonë dhe njëkohësisht për të gjithë, që i takojnë së djeshmes, së sotmes dhe së ardhmes sonë.
Dhe, të çlirohet prej atyre që po e pengojnë sendërtimin e kësaj të drejte të patjetërsueshme të tij.
Dhe, të jetë i qeverisur jo si sot ? prej atyre që kuptim dhe qëllim të parë të pushtetit të tyre kanë postet e privilegjet e veta, të mirat e vetes e të të vetëve, por që të jetë i qeverisur prej atyre që do të mendojnë për popullin, që do të flasin për popullin, që do të punojnë për popullin, që të mirat e përgjithshme do të jenë kuptimi dhe qëllimi i qeverisjes së tyre demokratike. Demokratike. /CNA.al
Një 79-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka rrezikuar ...
Në Abruco, në jug të Italisë autoritetet vendore kanë votuar...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e plazhit pranë Mali...
Politikani dhe biznesmeni, Agron Shehaj ka dhuruar në spital...
Gjatë muajve korrik-gusht qarku i Elbasanit është përfshirë ...
Statistikat e INSTAT edhe për tremujorin e dytë treguan se e...
Administratori i spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu ka publ...
Situata në spitalet Covid në Tiranë duket se është serioze, ...
Rrjeti social Facebook bën të ditur se 7 milionë postime në...
Nuk janë shumë, janë shumë pak, më pak se gishtat e plotë të...
Deputeti Kostaq Papa, i cili do të mbahet mend gjatë për një...
Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim shtatë mjekët e ...
Dhjetë mijë maska që dyshohet të jenë prodhuar në vendin ton...
Mjeku Ilir Alimehmeti, del me nota optimizmi në statusin e r...
CNA.al ka denoncuar dy ditë më parë një skandal në lidhje me...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën Sa...
Është ndarë nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Ko...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka bërë të ditur datën e m...
Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ...
Ylli Ndroqi pronari i disa mediave dhe bizneseve së fundi ës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...