web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ben Blushi qurravitet nga portali i Abilekajt/ Ja sa e paguan Vjollca Hoxha çdo muaj

13 Gusht 2020, 16:29, Aktualitet CNA

Portali i freskët që drejtohet nga Enton Abilekaj, ka dalë me një version të tij pse CNA.al dhe Syri.net kanë shkruar disa materiale kundër drejtorit të Top-Channel, Ben Blushi.

Sipas kësaj media të paguar direkt nga Digitalb, pra Vjollca Hoxha dhe drejtori i saj Ben Blushi, ky i fundit është sulmuar me 15 shkrime dy ditët e fundit për shkak të gjyqeve që Vjollca Hoxha ka me aksionerët e shumicës Albert Sino dhe Aurel Bacci.

Më pas në skenarin e Abilekajt del edhe Aleksandër Frangaj dhe gjyqet e aksionerëve të Digitalb e kështu me rradhë. Ashtu si fletushka e falimentuar që njëherë thotë Ridvan Bode, pastaj Arben Ahmetaj, pastaj Sali Berisha, pastaj Niko Peleshi, nuk harron të ketë gjithmonë Frangajn në vëmendje.

Duket qartë që edhe në këtë rast është gjetur një portal tjetër me shkrime të shkruara nga vetë Blushi pasi e pa se me fletushkën e tij të palexuar nuk ja doli dot, përdori Nikoll Lesin, dhe LSi tani edhe me portalet pranë Metës që i paguan vetë.

 

Së pari, një media profesionale, jo vasale do publikonte skandalin e falsifikimit të firmës së vajzës së Ben Blushit për një pasuri 500 milionëshe deklaruar vetëm 30 mijë euro, dhe do pyeste Ben Blushin për këtë fakt dhe noteren bashkë, apo ministren. Por në vend që të flasë të vërtetën për lekët që e paguan Vjollca dhe Blushi bën avokati dhe del me teori.

Do publikonte letrën e një biznesmeni drejtuar Ambasadës së SHBA-ve me akuza të forta ndaj Blushit.

Më tej do fliste për tokën 6 mijë m2 në Dhërmi që Ben Blushi e regjistroi në emër të tij dhe më pas ju çregjistrua, ndërsa gjithë procedura ka shkuar në SPAK.

Do raportonte edhe për 2 mijë m2 tokë të legalizuar në shkelje të ligjit në Dardhë, apo sulmet e pandalura  ndaj biznesmenëve si Arben Reli vetëm për historitë rozë të Vjollca Hoxhës.

As Enton Abilekaj, e as vartësit e tij duket se nuk kanë as sy dhe as veshë përballë akteve korruptive të një drejtori mediash, që ka qenë politikan dhe ende paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Gjithsesi që të shohim të vërtetën, po sjellim dokumentin që tregon se kjo media është nga të vetmet që paguhet direkt nga Digitalb, kuptohet nëpërmjet Vjollcës dhe Ben Blushit. Prandaj çdo shkrim i tyre duket që është një punë e thjeshtë mercenarësh që vetëm në një vit kanë të pajustifikuara disa dhjetëra mijëra euro financime të humbura, por kjo do i përkasë një tjetër shkrimi.

Nuk po aludojmë se kjo mbrojtje kaq e varfër në argumenta blihet nga reklamat e Digitalbit në portalet përkatëse, apo Blushi i shkruan vetë dhe këta ja botojnë me pagesë, por ftojmë këdo të hedhë poshtë me argumenta faktet që i janë sjellë publikut dhe që do vazhdojnë t?i serviren.

Skandalet e publikuara për Blushin lidhen me kohën që ai ka qenë deputet, pra politikan dhe ne mendojmë se çdo fakt që sjell në vëmendjen e publikut abuzimin me pushtetin apo shkeljen e ligjit nga njerëz me pushtet që janë në interes të publikut.

Kjo është detyra e parë e medias së lirë. Media jo e lirë mund të zgjedhë t?i publikojë këto fakte ose jo, por nuk duhet të lejojë paratë e reklamave t?i kthejnë në reklamë të abuzimit të pushtetit, pastrimit të parave dhe falsifikimit.

Mirë do ishte që Entoni të na thoshte se faktet dhe akuzat e ngritura janë të vërteta ose të gjente prova kundër tyre dhe jo të kthehej në lolo publik i Ben Blushit.

Mirëpresim këdo që kërkon të bëhet pjesë e debatit dhe i ftojmë të flasim për FAKTE, siç do flasim më tej edhe për Entonin dhe median e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga