Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Avokati Spartak Ngjela ka ngritur një sërë pyetjesh rreth termit Shqipëri e Madhe që sa herë përmendet hap debat të gjerë publik.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela përmend faktin që shqiptarët sot janë 97 përqind proamerikanë dhe në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor jetojnë mijëra shqiptarë.
Sipas tij, Serbia është e humbur përballë shqiptarëve, pasi pretendon se ajo ka qenë dhe mbetet pushtuese territoresh të gjera shqiptare.
Ai flet për interesin amerikan dhe angazhimin e presidentëve të SHBA ndër vite për të mbrojtur Shqipërinë, ndërsa ngre aludimet se shpejt do të dalë një shtet i tretë në Ballkanin Perëndimor që mendohet të quhet Ilirida.
Avokati thekson se nuk ka as Shqipëri të Vogël dhe as Shqipëri të Madhe, por ka vetëm Shqipëri Etnike, që fillon në Prevezë, kalon në Tiranë, shkon në Shkup dhe në Prishtinë, e që mbaron në Nish.
Analiza e plotë e Ngjelës:
Çfarë është Shqipëria e Madhe, term i kotë, realitet historiko – gjeografik; është një krijim politik, apo në të përfshihet e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor?
Por, a mund të ketë Shqipëri të Madhe pa shqiptarë?
Por, a ka shtet të Ballkanit Perëndimor ku nuk ka treva të gjera shqiptare?
Por, a e dini se në Ballkanin Perëndimor – në Shqipëri; në Kosovë; në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi- jetojnë rreth dhjetë milionë shqiptatë?
Po juve, kjo shpërndarje e shqiptarëve ngushtësisht në këtë zonë, ju duket vetëm një fakt historiko – gjeografik i kohës sonë, apo, në këtë fenomen shqiptar, luan edhe një interes i madh politik?
Po pse, nuk është e njohur botërisht si fakt që shqiptarët sot janë 97 përqind proamerikanë?
Po mirë, a nuk është fakt historik se ka një konflikt midis Amerikës dhe Rusisë për Ballkanin Perëndimor?
Po, atëherë, pse duhet të pyetet gjithmonë: Cili është interesi amerikan për Shqipërinë dhe Kosovën, a nuk do t’ju mjaftonte ky fakt?
Pse, a nuk dihet si fakt historik se Serbia është “vëllai i vogël” i Rusisë, dhe prandaj, pikërisht për këtë, a nuk e kuptoni dot që në këtë periudhë historike Serbia është e humbur përballë shqiptarëve, sepse ajo ka qenë dhe mbetet pushtuese territoresh të gjera shqiptare deri në Nish?
Pse, nuk dihet si fakt historik se interesi amerikan për Shqipërinë ka ecur me dokumentacionin historik, nga presidenti Ëillson te presidentët Kennedy e Nikson, dhe, nga këta të dy, deri te presidenti Bill Klinton, që krijoi shtetin e ri shqiptar, Kosovën?
Pse, edhe tani që dolën dokmumentet arkivore nuk e dini që në vitin 1961 presidenti amerikan Xhon Kenedi i tha kryeministrit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, se “Shqipëria nuk preket”?
Pse, ende nuk e dini që ishte presidenti amerikan Riçard Nikson që i kërkoi me presion të hapur presidentit të Jugosllavisë Josip Broz Tito, autonomimë e gjerë të Kosovës, që kjo të ishte si njësi konstituente në kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974.
Po pse, vërtet mendoni se mund të ketë tërheqje amerikane për Kosovën, kur Amerika e njohu atë e para si shtet?
Pse, si mendoni ju, një politikë amerikane interesi, që ka nisur si proces politik që në vitin 1919, do të ndryshojë sot, kur konfikiti amarikano rus është më i madh se në vitin 1999, kur NATO bombardoi Serbinë?
Dhe, më në fund: përse duhet të jenë dy shtete shqiptare të pavarur në Gadishullin Ilirik, kur këta mund të kenë vullnetin për bashkim, të ndërmarrë me aktin jurudik, nëpërmjet referendumeve reciproke?
Për të gjitha këto:
Përballë një situate të tillë, pse bërtet me frikë Beogradi dhe Moska se po formohet Shqipëria e Madhe?
Po pse, nuk po e sheh Beogradi që shpejt do të dalë një shtet i tretë në Ballkanin Perëndimor dhe mendohet të quhet Ilirida?
Pse si mendoni, edhe ju si orekset serbe, që ëndërrojnë prishjen e aleancës Amerikë-Shqipëri: nuk e dini ju që gjithçka sot në afirmimin e shtetit të tretë shqiptar dhe pavarësinë e njohur botërisht të Kosovës, është politika e Shtëpisë së Bardhë ?
E pra, në funksion të kësaj tabloje të historisë aktuale, si mendoni ju, a duhet të armatosen me ushtri moderne Shqipëria dhe Kosova?
Sigurisht që po, sepse shqiptarët sot duhet të tregojnë forcë në fshirjen e plehërave në plehërishtën beogradase, në Prishtinë dhe në Tiranë, dhe të ndërtojnë armatën e tyre moderne Shqipëri-Kosovë, si garantin racional të Shqipërisë Etnike.
E pra, për të gjithë këtë tiradë historike që shprehëm, një gjë është realitet i sotëm historik: nuk ka as Shqipëri të Vogël dhe as Shqipëri të Madhe, por ka vetëm Shqipëri Etnike, që fillon në Prevezë, Kalon në Tiranë, shkon në Shkup dhe në Prishtinë, e që mbaron në Nish.
Ky është procesi historik shqiptar, por, se deri ku do të arrijë, askush nuk e di; veçse, ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është një fakt real që na jep të drejtën të arsyetojmë.
Kjo është koha jonë. Keni për ta parë./ CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje publike për ministr...
Pak ditë më parë, Genc Ruli kërkoi largimin e ish-liderit hi...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpreh...
Një investigim i bërë nga mediat, zbuloi ditën e djeshme se ...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i është pë...
Ballkani Perëndimor është në krye në axhendën e presidencës ...
Zv/kryeministri Erjon Braçe, i nxitur nga artikulli i një ga...
Numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili e konsideron dramë shpopulli...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj zhvilloi sot...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në Manzë ku ka takua...
Ish-deputeti socialist Ben Blushi ka reaguar pas publikimit ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sot...
Në pikën Kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së h...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Po...
Ish-ministri, Edmond Panariti ngre alarmin për neglizhencën ...
Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari teksa ka publikuar n...
President apo padrino i trafikantëve të drogës? Cili është r...
Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se qeverua ka dështuar...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot në 32 vjetorin e v...
Ish deputeti i PD, Florjon Mima ka analizuar situatën ekonom...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...