"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Me një numër të madh aktivitetesh, nga koncertet sinfonike me artistë të famshëm deri në muzikë në shtëpi, vallëzim dhe shfaqje, do të festohej ditëlindja e 250-të e Beethoven-it në qytetin e tij të lindjes, Bonn dhe në të gjithë vendin. Ndodhi ndryshe. Shumica e rreth 300 projekteve të vitit të përvjetorit ranë viktimë e pandemisë së virusit – përfshirë ngjarje spektakolare si koncerti i njëkohshëm i Orkestrës Beethoven të Bonn-it me Orkestrën Sinfonike të Vjenës, të planifikuar për 15 maj, një urë simbolike midis dy qyteteve të Beethoven-it, ose Festa e Beethovenit (Beethovenfest), me të cilën do të paraqitej një program veçanërisht i pasur jubilar në mars dhe shtator 2020. Ekspozita unikale biografike e Beethoven-it në ekspozitën në Bonn Kunst- und Ausstellungshalle u desh të mbyllej para kohe, dhe “anija e transportit Beethoven”, në rrugë nga Bonni në Vjenë për nder të kompozitorit, nuk qe e mundur të udhëtonte.
Fonde nga qeveria federale për përvjetorin
Por tani ka shpresë për krijuesit dhe audiencën: për të kursyer sa më shumë projekte që të jetë e mundur, viti i festivalit do të zgjatet. Bordi Mbikqyrës i Beethoven Jubiläums GmbH (BTHVN 2020) ka vendosur që fondet e caktuara për vitin e përvjetorit të transferohen në vitin 2021. “Viti i Beethoven do të zgjatet kështu me 250 ditë deri në mesin e shtatorit 2021”, i tha agjencisë së lajmeve dpa Günter Winands, kryetar i Bordit Mbikqyrës të Beethoven Jubiläums GmbH dhe Shefi i Departamentit te E Ngarkuara e Qeverisë Federale për Kulturë dhe Media. Ai tha se ka shpresë që disa aktivitete për Beethoven-in të zhvillohen qysh në vjeshtë të vitit 2020, në varësi të situatës pandemike. Qeveria federale kontribuon me 27 milionë euro në programin e përvjetorit.
“Pandemia e ndikon sektorin kulturor në tërësi. Por ne duam të realizojmë sa më shumë që të jetë e mundur të më shumë se 300 projekteve të planifikuara për përvjetorin e Beethoven-it, për këtë arsye planet po përshtaten në aspektin e përmbajtjes ose po shtyhen”, theksoi Malte Boecker, Drejtor i Beethoven-Haus dhe Drejtor Artistik i BTHVN2020 Beethoven Jubiläums GmbH, në intervistën për DW.
“Meqenëse ditëlindja bie në 17 Dhjetor 2020, ne po e zgjasim periudhën e sponsorizimit dhe festimit deri në fund të verës 2021.”
Planifikim me kapacitetet maksimale
Tani planifikimi po bëhet me shpejtësi tek të gjithë organizatorët: ku është e mundur një shtyrje, çfarë mund të bëhet në formë të modifikuar ose digjitale, dhe ku nuk ka mundësi të shpëtohet një projekt? “Sezoni ynë i marsit u anulua në minutën e fundit. Sezoni i vjeshtës sapo u shty një vit. Prandaj, ne tani jemi në një vorbull datash dhe afatesh, kohësh dhe shifrash. Të njëjtët artistë dhe ansamle të sezonit të vitit 2020 duhet të jenë në dispozicion edhe në vitin 2021, dhe e njëjta gjë vlen për skenat e përshtatshme, “thotë Drejtoresha e Beethovenfest Nike Wagner në një intervistë për DW.
“Ekziston mundësi e shkëlqyer që një pjesë e madhe e aktiviteteve të shpëtohet për vitin e ardhshëm,” thotë Johannes Plate nga Jubiläums Beethoven GmbH në Bon. Kjo vlen si për koncertet dhe ekspozitat, ashtu edhe për projektet muzikore avangardë dhe kompozimet me porosi. Presioni për inovacion, veçanërisht për strategjinë digjitale, është shumë i lartë për të gjithë ata që janë përfshirë “, thotë Boecker. Për shembull, Junge Theater tani është planifikon ta shndërrojë një pjesë të bazuar te Beethoven-i në një format lojrash që mund të ndiqet në internet.
Beethoven – kundër të gjitha kundërshtive
Disa aktivitete madje mund të shtyhen deri në vitin 2022 ose më vonë, në varësi të situatës individuale të artistëve dhe shfrytëzimit të kapaciteteve të skenave – në këtë rast, megjithatë, këto ngjarje nuk do të mbahen si ngjarje të vitit jubilar, por janë pjesë e Beethovenfest-ës së rregullt . Nga viti 2022 e tutje do të jetë përgjegjës për programin drejtori i ri i festivalit Steven Walter; menaxheri i ri i muzikës do të marrë përsipër drejtimin nga Nike Wagner.
Po ta lejojë lufta kundër virusit, përpjekja e dytë për vitin e Beethoven do të bëhet në fund të vitit 2020: Më 17 Dhjetor 2020 pritet të marrin pjesë në një koncert në Bonn Daniel Barenboim dhe Orkestra e tij West-Eastern Divan. Si rrjedhojë, ngjarja e planifikuar si aktivitet kulmor përmbyllës mund të jetë fillimi simbolik i zgjatjes së vitit jubilar./DW
Shpërthimi i fuqishëm në portin e kryeqytetit të Libanit ësh...
Një shpërthim i madh ka ndodhur në kryeqytetin libanez Bejru...
Masat kufizuese po rivendosen në disa pjesë të Evropës ndërs...
Pesë viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Ma...
Bilanc tragjik është shënuar në Kosovë për 24 orët e fundit ...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka rezultua...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën e Pulmologjisë në...
Pavarësisht shqetësimeve për shpërthime të reja të koronavir...
Presidenti Donald Trump kritikoi të hënën një prej këshillta...
Fushata kombëtare e testimit serologjik në Itali, e kryer mi...
Laura Codruta Kovesi e bëri emrin e saj si kreu i agjencisë ...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë v...
Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas akuzave të deputet...
Sipas një studimi personat nën 30 vjeç janë prekur më fort f...
Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me betejen e vësht...
Të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirm...
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën tetë per...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv ...
Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkom...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...