Pesë viktima dhe 75 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Pesë viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Ma...
Masat kufizuese po rivendosen në disa pjesë të Evropës ndërsa po rritet frika nga një valë e dytë e infektimeve me koronavirus. Vendet evropiane ishin ndër më të goditurat në muajt mars dhe prill, duke nxitur masa të rrepta kufizuese për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nga Londra, disa shkencëtarë thonë se masat u hoqën shumë shpejt dhe paralajmërojnë për një periudhë vendimesh të vështira.
Një test i koronavirusit mund të jetë një përvojë e dhimbshme. Por për Emma Gayan, banore e Katalonjës me COVID-19 dhe të tjerë në këtë rajon të Spanjës, ka një burim ankthi edhe më të madh.
“Trishtohem kur mendoj mund të kthehemi përsëri atje ku filluam. E dhimbshme. Mendoj që për një farë kohe po vepronim siç duhej, tani nuk e di “, thotë Emma Gaya.
Katalonja ka qenë në qendër të një ringjalljeje të infeksioneve me koronavirus. Kufizimet e lëvizjes janë lehtësuar në fundjavë, por disa vende kanë vendosur masat e karantinës për ata që udhëtojnë në Spanjë.
Belgjika dhe Luksemburgu po përballen me ripërhapjen e virusit dhe qyteti belg i Antwerpit është shndërruar në një qendër shpërthimi të infektimeve.
?Jam pak i vjetër dhe kam frikë”, thotë Jozef Verberckmoes, banor i Antwerpit.
“Njerëzit kanë më shumë frikë të dalin në rrugë”, thotë ndërkaq banorja e këtij qyteti Ellen Bovre.
Zyrtarët lokalë thonë se qeveria hoqi kufizimet shumë shpejt në muajin maj – duke injoruar pikat e nxehta si Antwerpi.
Profesori i Universitetit të Antwerpit, Pierre Van Damme, thotë që “nëse nuk e respekton distancën fizike, infeksioni shpërndahet shumë shpejt. Dhe sërish kjo kërkon masa të rrepta për të rivendosur kontrollin”.
Masat e tilla janë rivendosur në pjesë të Britanisë së Veriut, ndërsa shkalla e infeksioneve po rritet – me rreth 4 mijë e 900 infeksione të reja në ditë në të gjithë vendin.
Doktor Peter Drobac, nga Universiteti i Oxford-it thotë se veprimi i hershëm është thelbësor.
?Nëse vendet janë duke reaguar, duke ngadalësuar rihapjen e tyre, duke bërë ndryshime që synojnë frenimin e përhapjes së virusit, shpresojmë se ne mund t’i mbajmë gjërat në kontroll”, thotë ai.
Një lehtësim më i gjerë i masave të kufizimit në gjithë Britaninë është pezulluar, ndërsa teatrot janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur.
“Do të duhet të bëjmë zgjedhje të vështira si shoqëri për gjërat që vlerësojmë më shumë. Nëse për shembull, përparësia jonë është që fëmijët të kthehen në shkollë në shtator, kjo mund të nënkuptojë që ne me të vërtetë nuk duam të kemi njerëz në bare dhe restorante të mbyllura”, thotë doktor Peter Drobac.
Në disa pjesë të Evropës, përfshirë Greqinë dhe Italinë, shkalla e infektimeve mbetet e ulët dhe turistët po kthehen.
“Koronavirusi nuk është diçka që na shqetëson shumë. Ne kryesisht presim që të pushojmë dhe të çlodhemi?, thotë Thanassis Yanellis, një turist nga Athina.
Gjermania ka shënuar po ashtu një rritje infeksionesh. Në Berlin, rreth 20-mijë njerëz u mblodhën për të protestuar kundër masave kufizuese të shtunën. Autoritetet po përndjekin organizatorët e protestës për shkeljen e rregullave të higjienës dhe distancës sociale./VOA
Pesë viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Ma...
Bilanc tragjik është shënuar në Kosovë për 24 orët e fundit ...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka rezultua...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën e Pulmologjisë në...
Pavarësisht shqetësimeve për shpërthime të reja të koronavir...
Presidenti Donald Trump kritikoi të hënën një prej këshillta...
Fushata kombëtare e testimit serologjik në Itali, e kryer mi...
Laura Codruta Kovesi e bëri emrin e saj si kreu i agjencisë ...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë v...
Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas akuzave të deputet...
Sipas një studimi personat nën 30 vjeç janë prekur më fort f...
Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me betejen e vësht...
Të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirm...
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën tetë per...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv ...
Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkom...
Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin grek janë regjistruar gj...
Gazetari dhe shkrimtari nga Kosova, Musli Berisha, ka humbur...
Vijon të mbetet shqetësuese situata në Maqedoninë e Veriut.A...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...