Trump: Nuk dua shtyrjen e zgjedhjeve, nuk dua as zgjedhje të parregullta
Pak orë pasi kishte sugjeruar shtyrjen e mundshme të zgjedje...
Presidenti, Donald Trump ka ndezur debatin me përmendjen në Twitter të shtyrjes së mundshme të zgjedhjeve presidenciale në nëntor në SHBA. Por a e ka fuqinë presidenti të shtyjë zgjedhjet presidenciale?
A mund të shtyjë presidenti zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 në një datë të mëvonshme?
Jo. Kongresi i SHBA e ka të përcaktuar qartë që në vitin 1845, që presidenti zgjidhet çdo katër vjet të martën, pas së hënës së parë të muajit nëntor. Për të ndryshuar ligjin zgjedhor, Trump ka nevojë për mbështetjen e të dyja dhomave të Kongresit. Konsiderohet si shumë e pamundur, që republikanët, që kanë në Senat shumicën do të votojnë për një shtyrje të tillë. Po ashtu përjashtohet, që demokratët, që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve ta bëjnë të njëjtën gjë. “Për shkak se kemi ndarje të pushteteve në qeverinë tonë dhe nuk jemi diktaturë, presidenti nuk mund ta ndryshojë kaq lehtë ligjin”, thotë James Gardner, profesor i së drejtës juridike në Universitetin Shtetëror të Nju Yorkut në Buffalo.
Çfarë ndodh, nëse presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme?
Në rastë të një gjendjeje të jashtëzakonshme hyjnë në fuqi vërtet rregullore të tjera, por edhe atëherë Trump nuk mund ta ndryshojë i vetëm ligjin zgjedhor. Shumica e rregulloreve të emergjencës kanë të bëjnë me atë, se si presidenti do të shpërndajë fondet. Për një shtyrje të datës zgjedhore, edhe në kushte ekstreme, ai do kishte nevojë për miratimin e kongresit.
A janë shtyrë ndonjëherë në historinë e SHBA-së zgjedhjet federale?
Jo. Pavarësisht nëse ka pasur luftë apo shpërthime të gripit, amerikanët nuk kanë qëndruar larg kutive zgjedhore. Në vitin 2004, qeveria e Georg W. Bushit ka pasur një plan për të ndryshuar ligjin, ku sipas planeve, një sulm terrorist do mund të merrej si arsye për shtyrjen e zgjedhjeve. Por këto plane nuk u zhvilluan më tej. E ngarkuara për sigurinë kombëtare atë kohë, Condoleezza Rice tha, se SHBA i ka mbajtur zgjedhjet “edhe kur vendi ka qenë në luftë, madje edhe gjatë luftës civile. Zgjedhjet tona duhet të zhvillohen në datën e përcaktuar.”
Çfarë ndodh, nëse më 3 nëntor nuk votohet. Mundet Trump të qëndrojë pa afat në post?
Jo. Fundi i mandatit presidencial është i përcaktuar në kushtetutën amerikane. Koha e Trumpit si president dhe Mike Pence si zëvendëspresident në Shtëpinë e Bardhë merr fund më 20 janar 2021 në orën 12:00. Nëse për arsye të ndryshme askush nuk e ka fituar votimin me shumicë të 270 “electors”, zgjedhësve (nëse në disa shtete federale nuk u votua), atëherë hyn në fuqi rregullorja pasuese, si në rastin kur presidenti largohet nga posti për arsye të ndryshme. Pas presidentit dhe zëvendëspresidentit në radhë është drejtuesja e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve. Nancy Pelosi në këtë rast, demokratja e urryer nga Trump.
Sa real është shqetësimi, se Trump nuk do ta njohë një humbje dhe do të këmbëngulë në post?
Vëzhguesit zgjedhorë janë të mendimit, se kritika e vazhdueshme e Donald Trumpit ndaj sistemit zgjedhor me letër synon që të diskreditojë që më parë rezultatin zgjedhor. Mund të ndodhë, që nëse humb zgjedhjet, ai ta lidhë këtë me manipulim zgjedhor. “E mendoj se këtë Trump do e bënte”, thotë J. Miles Coleman nga Qendra për Politikat e Universitetit të Virginias. Një fitore e thellë e Joe Bidenit mund ta pengojë këtë. Por nëse Trump edhe atëherë refuzon të dalë nga Shtëpia e Bardhë? “Shpresoj, që atëherë persona të tjerë autoriteti nga ushtria, policia dhe shërbimi shtetëror të ndjehen kaq të detyruar ndaj ligjit, saqë të mos e njohin më si president”, thotë Gardner. “Trump do të ishte kështu një invazor që duhej larguar.”/ DW
Pak orë pasi kishte sugjeruar shtyrjen e mundshme të zgjedje...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë th...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Përfaqësuesi i OBSH në Korenë e Veriut, Edwin Salvador është...
Zyrtarët ushtarakë amerikane shpallën planet për të tërhequr...
Në një video konferencë të organizuar nga Këshilli Atlantik ...
Vijon të mbetet shqetësuese situata në Maqedoninë e Veriut.A...
Rusia po synon të bëhet vendi i parë në botë që miraton përd...
Shefat ekzekutivë të katër kompanive më të mëdha teknologjik...
Katër persona kanë humbur jetën ndërsa në Kosovë janë shënua...
Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-He...
Shqipëri, Kosovë, Serbi, Turqi, SHBA, etj.: Kush do të vijë ...
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim amb...
Gjashtë shtete amerikane kanë raportuar rekord ditor të numr...
Në thertore dhe ferma ka pasur disa shpërthime të virusit Co...
Departamenti Amerikan i Bujqësisë po paralajmëron amerikanët...
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin ...
Numri i personave të infektuar me coronavirus në Suedi po b...
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjist...
Duke nisur nga java e ardhshme në Gjermani do të jenë të det...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...