Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Në një video konferencë të organizuar nga Këshilli Atlantik me seli në Washingotn, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë pajtuar për veprime ?të guximshme e praktike për të ndihmuar rajonin që të dalë më i fortë nga ndikimi i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik.
Në një dokument të përbashkët ata thanë se janë pajtuar që ?të përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në rajon, duke eliminuar problemet që kanë penguar rritjen ekonomike; të ndjekin një plan për të tërhequr investime të reja të huaja të drejtpërdrejta në rajon dhe për të përshpejtuar shpërndarjen e fondeve të zotuara të rimëkëmbjes nga COVID-19, me një përqendrim në infrastrukturën dhe energji.
Damon wilson nga Këshilli Atlantik tha se udhëheqësit janë zotuar ?të përmirësojnë bashkëpunimin politik dhe marrëdhëniet fqinjësore si dhe të përpiqen që të zgjidhin problemet dypalëshe në rajon?, ndërsa vlerësoi lartë faktin se takimi i sotëm dëshmoi angazhimin transatlantik rreth rajonit të Ballkanit Perëndimor.
I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, mbështeti pajtimin e arritur ndërmjet udhëheqësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa ritheksoi përkrahjen për proceset integruese të tyre përfshirë edhe procesin e bisedimeve Kosovë ? Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
?Ne kemi pikëpamje të njëjta për të ardhmen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i shohim si anëtare të BE-së, si vende që kanë bërë reforma të domosdoshme dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë në partneritet?, tha ai duke vënë theksin tek përpjekjet e Shqipërisë edhe Maqedonisë se Veriut për të bindur siç tha Këshillin Evropian që të hapen negociatat për anëtarësim.
?Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës?, tha zoti Palmer, duke nënvizuar ndërkaq rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë ? Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
?Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara?, tha ai, duke shtuar se ka një përmbajtje të fortë të qasjes transatlantike ndaj Ballkanit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha ndërkaq se ekzistojnë mosmarrëveshje të natyrës politike në rajon, duke vënë theksin tek marrëdhëniet me Kosovën.
?Nuk është faji i Avdullah Hotit apo imi…ne duhet që, të paktën, të provojmë të bëjmë më të mirën për ta zgjidhur këtë çështje, edhe pse nuk jam krejtësisht optimist për këtë?, tha ai.
Sipas tij ekzistojnë një mori pengesash, të cilat do të mund të hiqeshin, përfshirë procedurat e shumta doganore që ekzistojnë në mes të vendeve të rajonit, ndërsa nënvizoi se 17 për qind e të gjithë eksportit të Serbisë shkon në vendet e rajonit.
?Edhe nëse ne i bashkohemi Bashkimit Evropian përpara disa vendeve, ne do të mbesim në rajon dhe bashkëpunimi mes nesh, do të mbetet pëprrësi e Serbisë?, tha presidenti serb.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha po ashtu se ka ende shumë pengesa për bashkëpunimin ekonomik.
?Ne kemi punuar shumë që ta integrojmë rajonin, por duhet ta pranojmë se rajoni është ende i fragmentuar në një shkallë të lartë, sa i takon integrimit ekonomik. Pse? Sepse, ende ka shumë barriera sa i takon burokracisë. Legjislacioni ndoshta? Ne ende nuk kemi lidhje të plota infrastrukturore mes shteteve tona?, tha kryeministri Hoti.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se ekonomitë e vendeve të rajonit janë goditur rëndë nga pandemia e COVID-19-tës dhe duhet kompensuar me jetësimin e bashkëpunimit rajonal.
Ai përmendi nismën për ?Shengenin e Ballkanit Perëndimor? që do të ndikonte në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal ndërsa bëri thirrje që idetë e tilla të mos politizohen, sepse nuk paraqesin zëvendësim për proceset integruese të rajonit./VOA
Vijon të mbetet shqetësuese situata në Maqedoninë e Veriut.A...
Rusia po synon të bëhet vendi i parë në botë që miraton përd...
Shefat ekzekutivë të katër kompanive më të mëdha teknologjik...
Katër persona kanë humbur jetën ndërsa në Kosovë janë shënua...
Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-He...
Shqipëri, Kosovë, Serbi, Turqi, SHBA, etj.: Kush do të vijë ...
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim amb...
Gjashtë shtete amerikane kanë raportuar rekord ditor të numr...
Në thertore dhe ferma ka pasur disa shpërthime të virusit Co...
Departamenti Amerikan i Bujqësisë po paralajmëron amerikanët...
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin ...
Numri i personave të infektuar me coronavirus në Suedi po b...
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjist...
Duke nisur nga java e ardhshme në Gjermani do të jenë të det...
Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po ecin...
Belgjika tha se do t’i shtrëngojë masat kundër koronavirusit...
Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të të infektuarve, Qe...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se Këshilltari për Sigurin...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka paralajmë...
Shtëpia e Bardhë konfirmoi lajmin se Këshilltari i Sigurisë ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...