Pas vendimit të Apelit/ Paralajmëron Tahiri: “Në emër të Politikës” beteja vazhdon
Gjykata e Posaçme e Apelit zbardhi dje vendimin për ish-mini...
Përmes një deklarate për shtyp, Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë i etiketon tentativat për ndryshime kushtetuese në sistemin zgjedhor si praktika të padrejta, që deformojnë vullentin e zgjedhësve. “Ndryshimet e propozuara kushtetuese jo vetëm që nuk zgjidhin probleme por edhe krijojnë procedura të reja që e deformojnë më shumë sistemin zgjedhor. Të njëjtat probleme do të mbeten në Shqipëri, e ato lidhen me mungesën e programeve të qarta politike”, shkruan VV.
“Jemi të vetëdijshëm se ndryshimet e mëdha në Shqipëri nuk do të vijnë përmes çështjeve procedurale të reformës zgjedhore, por është e rëndësishme të kuptohet se ndryshimet e propozuara kushtetuese e përkeqësojnë edhe më tej sistemin zgjedhor në vendin tonë. Këto ndryshime po bëhen në kundërshtim me praktikat e mira, që kërkojnë që mos të ndryshohet rregullat më pak se një vit para zgjedhjeve. Gjithashtu, ndryshimet u propozuan në mënyrë të njëanshme para dy javëve dhe tani, më 30 korrik, duan t?i miratojnë me ngut pa asnjë analizë të efekteve afatgjata që do të kenë. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i cilëson këto ndryshime si një tenativë e re për të deformuar edhe më shumë vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e radhës, duke krijuar një prag të dyfishtë, që në të vërtetë është pengesë e dyfishtë për përfaqësimin e vullnetit qytetar në Kuvend, si dhe duke bërë një dredhi lidhur me hapjen e pjesshme të listave.
Ndryshimet e vitit 2008 në sistemin zgjedhor krijuan 12 pragje të ndryshme zgjedhore, sipas 12 zonave të votimit, por pa një prag kombëtar. Aktualisht, një subjekt politik në Shqipëri që garon në zgjedhje pa koalicion do mund të kishte në total edhe mbi 100.000 vota në të gjithë vendin, duke u bërë ?de facto? forcë e katërt politike për nga pesha. Por, nëse i njëjti subjekt politik që i ka marrë këto 100,000 vota në të gjithë vendin nuk kalon pragun rajonal në së paku një prej 12 zonave zgjedhore, atëherë votat nuk i përkthehen në përfaqësim në Kuvend, por i shkojnë subjekteve të mëdha. Sikur të mos mjaftonte kjo, me ndryshimet e propozuara kushtetuese, sistemi mbetet proporcional rajonal, por krijohet një prag i dyfishtë, duke i shtuar pragut rajonal edhe një prag kombëtar. Kjo do të thotë se një subjekt që garon vetëm mund të fitojë disa mandate nëpër zonat zgjedhore duke kaluar pragun rajonal, por nëse nuk kalon edhe pragun kombëtar, atëherë të gjitha mandatet i digjen dhe shkojnë drejt rritjes së peshës së subjekteve të mëdha. Suedia është një vend që ka edhe prag rajonal edhe prag kombëtar, por në Suedi mjafton të kalosh ose pragun kombëtar ose pragun rajonal për të fituar mandate në Kuvend. Për dallim nga Suedia, në Shqipëri, ndryshimet kushtetuese çojnë drejt krijimit të dy pragjeve, që duhen kaluar njëkohësisht, duke ndërtuar një pengesë të dyfishtë që i shkon për shtat vetëm partive të mëdha.
Palët e përfshira në debatin publik nuk po flasin për pragun e dyfishtë zgjedhor, por po flasin për koalicionet dhe listat e hapura. Është e vërtetë që heqja e koalicioneve me lista të veçanta e dobëson cilëndo opozitë në Shqipëri dhe përforcon pushtetin ? jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në të ardhmen. Më tej, nëse subjektet më të vogla i drejtohen për koalicion subjekteve të mëdha për të tejkaluar padrejtësinë e pragut të dyfishtë, atëherë do të kenë më pak peshë negociuese përpara subjekteve më të mëdha, dhe do të varen krejtësisht nga vullneti i tyre për peshën që do të marrin brenda listës së një koalicioni të mundshëm. Sërish kjo rrezikon të përkthehet në deformim të vullnetit të qytetarëve që kërkojnë alternativa të reja.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri është shprehur publikisht që para një viti për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura në Shqipëri. Por sistemi po mbetet proporcional rajonal, pragun duan ta bëjnë të dyfishtë, ndërsa listat duan t?i hapin vetëm pjesërisht. 1/3 e listës do të jetë sërish në diskrecionin e partisë për ta mbajtur të mbyllur, dhe pse jo, për t?i patur kandidatët që janë në pjesën e mbyllur të listës në krye të fletëvotimit. Shumë pak kandidatë do të jenë në garë reale me lista të hapura. Pra, sërish ndodhemi para tentativës për të kryer manipulimin e radhës me vullnetin e qytetarëve.
Ndryshimet e propozuara kushtetuese jo vetëm që nuk zgjidhin probleme por edhe krijojnë procedura të reja që e deformojnë më shumë sistemin zgjedhor. Të njëjtat probleme do të mbeten në Shqipëri, e ato lidhen me mungesën e programeve të qarta politike, ose me programe të gabuara, me mungesën e moralit në politikë, me financimin e fushatës nga oligarkët që kanë monopolizuar sektorë të tërë të ekonomisë, e që ndikojnë drejtpërdrejt tek partitë e mëdha, me kandidatët më të pasur që do të kenë avantazh në fushatë para atyre që nuk kanë pasuri, e kështu me radhë. Të gjitha këtyre probleme po duan t?u shtojnë edhe deformimet që krijojnë ndryshimet e propozuara kushtetuese.
Për të tejkaluar këtë situatë, qytetarët kanë nëvojë të kthehen te bazat e politikës, te programet dhe organizimi, te kthimi i moralit në politikë, te përqafimi i kauzave dhe te këmbëngulja për t?i çuar ato para edhe me sakrifica vetjake. Sigurisht që regjimit i intereson që të flasë sa më shumë për procedura zgjedhore e sa më pak për thellimin e krizës ekonomike dhe shëndetësore në vend, që edhe të zhvendosë vëmendjen edhe të miratojë dispozita që e pengojnë demokratizimin e vendit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Gjykata e Posaçme e Apelit zbardhi dje vendimin për ish-mini...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdar ka reaguar ashpër, pasi n...
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë ...
Pas largimit nga kreu i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ka...
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ndërsa komenton ...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Univ...
Mjeku epidemiolog, Taulant Muka ka theksuar se në kushtet ku...
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjik...
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka zbardhur detaje të takimeve që...
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij ...
Presidenti amerikan Donald Trump përsëri foli për të mirat e...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 87 vota pro aktin normat...
Opozita jashtëparlamentare ka kërkuar mbledhjen e Këshillit ...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me d...
Deputeti demokrat Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuve...
Kur kanë mbetur rreth 24 orë nga 30 korriku kur Kryeministri...
Ndërsa në Kuvend diskutohej Akti Normativ për rishikimin e b...
Jep dorëheqjen nga detyra zëvendës ministrja e Drejtësisë, F...
Deputeti socialist, Alket Hyseni, i ftuar në studion e A2 CN...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...