Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur opozitës jashtëparlamentare në lidhje me propozimin e këtij të fundit për hapjen 100% të listave.
Gjiknuri, në e-mailin e tij drejtuar Bylykbashit, thekson se mazhoranca është gati ta shqyrtojë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura.
?Sikurse sqaruam edhe në mbledhjen e fundit, kërkesa juaj për hapjen 100% të listave të kandidatëve është e adresuar si hapësirë e disponueshme në formulimin e kompromisit të draft-amendamenteve kushtetuese të cilat ndodhen në procedurën parlamentare. Edhe pretendimi juaj për ruajtjen e medoemos të formulës aktuale të koalicioneve ka marrë një përgjigje në parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojmë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura. Referimi tek modeli është i rëndësishëm sepse ai është kriteri praktik që do na ndihmojë për të konkluduar rreth realizueshmërisë së kërkesës suaj dhe rreth përputhshmërisë së saj me të mirën më të lartë, atë të zgjedhësve?, thekson Gjiknuri.
?I nderuar koleg,
Mbledhja e fundit e Këshillit Politik në të cilën ju paraqitët zyrtarisht kundërshtitë rreth amendamenteve të pritshme kushtetuese, u konsiderua nga ne një mbledhje vërtetë e vlefshme. U qartësua plotësisht pozicioni juaj rreth tyre në sensin e implikimeve që duhen adresuar dhe iu hap de fakto rruga një diskutimi konstruktiv për të detajuar rregullimet e pritshme në Kodin Zgjedhor. Kundërshtitë dhe argumentat që ju përcollët nëpërmjet qëndrimit zyrtar, qartazi nuk i kundërvihen dhe nuk vënë as thelbësisht, as formalisht në pikëpyetje asnjërin nga formulimet e amendamenteve kushtetuese. Kundërshtitë dhe argumentat tuaja lidhen me formulimet e dispozitave të Kodit Zgjedhor, të cilat do të reflektojnë amendamentet kushtetuese. Këto dispozita nuk janë formuluar ende. Rreth tyre, ne kemi natyrshëm në këtë stad qëndrime dhe qasje të ndryshme nga njëri-tjetri, por prandaj është e udhës të mos humbasim kohë me propagandë frenuese dhe të përveshim mënget bashkarisht për të gjetur mundësisht një dakordësi të gjërë.
Në fazën aktuale të diskutimit, asnjëri nga ne nuk është në gjendje të argumentojë se hapësirat për këtë dakordësi mungojnë dhe pozicionet respektive janë të papajtueshme. Mua personalisht me duket se është e kundërta madje. Për këtë qëllim duhet që grupi të mblidhet e të rimblidhet me durim dhe frymë mirëkuptimi, derisa argumentat të shterohen dhe rrugët e dakordësisë të eksplorohen në frymën e arritjes pozitive të 5 qershorit.
Mazhoranca parlamentare i qëndron pikës së marrëveshjes që përfshin ekspertizën e ODIHR-it në rastet e kundërshtive në diskutim. Sikurse e mbani mend fare mirë, është mazhoranca që e ka vënë në lëvizje këtë mekanizëm në fazën e parë të punës sonë, kur opozita jashtëparlamentare bllokoi promovimin e barazisë gjinore dhe marrjen e masave proaktive për mbrojtjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Ekspertiza e ODIHR-it ishte shumë e dobishme, pavarësisht se opozita jashtëparlamentare e refuzoi edhe këtë ekspertizë dhe imponoi formulimet minimaliste dhe jogarantuese që u miratuan tashmë në ligjin elektoral, në emër të shpirtit të kompromisit nga ana jonë.
Gjithësesi, ne nuk refuzojmë dhe kemi besim të padiskutueshëm tek ekspertiza e ODIHR-it por ekspertiza e ODIHR-it nuk i përket këtij momenti. Ajo duhet pasi ne të kemi përfunduar (nëse pa sukses) ushtrimin tonë në kërkim të konsensusit për formulimet e Kodit Zgjedhor. Ekspertiza e ODIHR-it nuk mund të thirret për amendamentet kushtetuese sepse për to ne nuk kemi asnjë kontestim, për asnjë fjalë, për asnjë presje. Nuk kemi asnjë formulim konkurues, apo alternativ.
Sikurse sqaruam edhe në mbledhjen e fundit, kërkesa juaj për hapjen 100% të listave të kandidatëve është e adresuar si hapësirë e disponueshme në formulimin e kompromisit të draft-amendamenteve kushtetuese të cilat ndodhen në procedurën parlamentare. Edhe pretendimi juaj për ruajtjen e medoemos të formulës aktuale të koalicioneve ka marrë një përgjigje në parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojmë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura. Referimi tek modeli është i rëndësishëm sepse ai është kriteri praktik që do na ndihmojë për të konkluduar rreth realizueshmërisë së kërkesës suaj dhe rreth përputhshmërisë së saj me të mirën më të lartë, atë të zgjedhësve.
Këtij qëllimi i shërbejnë edhe pyetjet që unë u kam parashtruar ekspertëve vendas, të njëjtëve ekspertë që na kanë hartuar dhe na kanë ndihmuar të miratojmë amendamentet e Kodit Zgjedhor, listën e gjatë të projekt/amendamenteve të ligjeve të tjera tashmë të përfunduara, amendamentet në ligjin për nëpunësit civilë, si dhe projektligjin e ri zgjedhor që do të kalojmë në vijim të punës sonë.
Insistimi juaj që duhet marrë më parë ekspertiza e ODIHR i shërben thjesht qëllimit për të bllokuar apo zvarritur në kohë miratimin e amendimeve kushtetuese. Këshilli Politik është krijuar si forum konsultimi me ju për realizimin e reformës zgjedhore dhe jo si intrument bllokimi. Referencat tuaja në dokumenta e marrëveshje nuk kanë të bëjnë me amendimet kushtetuese për aq kohë sa dhe ju nuk keni asnjë kundërshtim në lidhje me to por jeni në dukje të shqetësuar për mënyrën se si ato do të sanksionohen në Kodin Zgjedhor.
Nisur nga fakti se këto amendime janë për votim në 30 Korrik 2020, duhet të presim miratimin e tyre dhe më pas të fillojmë punën për reflektimin e tyre sa më shpejt në ligjin zgjedhor. Mendoj se kjo duhet të jetë e vetmja qasje jo paragjykuese dhe konstruktive në frymën e asaj që kemi realizuar sëbashku deri më tani.
Edhe pas dhënies së dakordësisë nga ana juaj, mbledhja e ardhshme e Këshillit Politik është ditën e martë 28 Korrik 2020, ora 11:00.
Faleminderit,?-shkruan Damian Gjiknuri.
Gjatë dy javëve të fundit Instituti i Studimeve Politike (IS...
Kuvendi ka miratuar sot raportin përfundimtar të Komisionit ...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi ka ...
Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar me tone të forta...
Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, i janë përgjigj...
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se nuk do të heqë d...
Jep dorëheqjen nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Ala...
Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit për s...
Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, ka ironizuar...
Deputeti Korab Lita ka folur sot ne foltoren e Kuvendit për ...
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjik...
Regjisori Edmond Budina i ka bërë sot një kërkesë kryeminist...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja nga foltorja e K...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Sore...
Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me replikat Ruçi-Gjuzi pë...
Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bu...
Kuvendi i Shqipërisë nis javën e tri seancave maratonë, ku p...
Sot janë luajtur ndeshjet e fundit në Premier League, ku jan...
Gjatë 24 orëve të fundit, Covid-19 ka marrë 4 jetë ndërsa ja...
Nga Astrit PatoziNuk duhet të kemi iluzione. Listat po i hap...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...