Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Për opozitën e jashtë parlamentit, propozimi i PS-së për ndryshime të Kushtetutës, është i papranuëshëm sepse cenon marrëveshjen e 5 qershorit. PD dhe aleatët e mbështesin këtë deklarim mbi 3 argumente, 2 prej të cilëve janë ezauruar tashmë (listat e hapura dhe koalicionet), ndërsa i treti është riorganizimi elektoral me rishikimin e hartës zgjedhore.
Deklarata
Propozimi i PS për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës, të cilat lidhen me zgjedhjet, haptazi, dhunon Marrëveshjen e 5 Qershorit, si dhe Marrëveshjen Politike të 14 Janarit. Këto ndryshime kushtetutese, në veçanti, zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit, përmes të cilave, jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat e veta të veçanta. Këto ndryshime të njënanshme të PS ndryshojnë drejtpërdrejt elementë thelbësorë të sistemit zgjedhor me impakt në rezultatin zgjedhor dhe, gjithashtu, ndryshojnë të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.
Opozita e Bashkuar është shprehur qartë se NUK ËSHTË DAKORD me ndryshimet kushtetutese të njëanshme, që ju po përpiqeni të impononi, përmes një procesi të mbyllur dhe ku keni përjashtuar partitë politike të Opozitës, të cilat, edhe në zgjedhjet e deformuara të 2017, përfaqësojnë gjysmën e votuesve.
Edhe sot në Parlament, Kryeministri Rama u shpreh kundër dialogut dhe pro ndryshimit të njëanshëm kushtetutes, duke e quajtur atë çështje të mbyllur. Kjo tregon se përkundër vullnetit të Opozitës së Bashkuar për të vazhduar dialogun politik mes palëve në mirëbesim në Këshillin Politik, Partia Socialiste vazhdon të sillet me logjikën e ?faktit të kryer?.
Kjo sjellje nuk është dialog politik, por e kundërta, përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik. Aktet tuaja përbëjnë po kështu dhunim flagrant të Marrëveshjes politike të 14 Janarit dhe të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Përmes akteve të njëanshme Partia Socialiste po përpiqet të imponojë rregulla të njëanshme të garës elektorale.
Është i gënjeshtërt pretendimi juaj se sipas jush: ?Ekspertiza e ODIHR-it nuk mund të thirret për amendamentet kushtetuese sepse për to ne nuk kemi asnjë kontestim, për asnjë fjalë, për asnjë presje. Nuk kemi asnjë formulim konkurues, apo alternative?. Opozita e Bashkuar ka paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e shkuar të Këshillit Politik kundërshtimim për ndryshimet e njëanshme kushtetuese të Partisë Socialiste, si dhe ka paraqitur zyrtarisht propozimin e saj, me qëllim gjetjen e konsensusit, që nëse kalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.
Është i gënjeshtërt po ashtu pretendimi juaj se kërkesa jonë për hapjen 100% të listave të kandidatëve, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve, është sipas jush: ?e adresuar si hapësirë e disponueshme në formulimin e kompromisit të draft-amendamenteve kushtetuese të cilat ndodhen në procedurën parlamentare. Edhe pretendimi për ruajtjen e medoemos të formulës aktuale të koalicioneve ka marrë një përgjigje në parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojmë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura.?.
Propozimi juaj i njëanshëm kushtetutes e bën fakt të kryer:
Heqja nga Kushtetuta e koalicioneve parazgjedhore përbën ndryshim të njëanshëm të rregullave të garës, 8 muaj përpara zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, ju impononi edhe formulën e koalicioneve që do të detajojë ligji, sepse ligji nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo nënkupton që heqja e koalicioneve parazgjedhore si subjekt zgjedhor nga Kushtetuta, imponon më pas automatikisht edhe heqjen e tyre si subjekt zgjedhor nga Kodi Zgjedhor, duke zhbërë në këtë mënyrë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit.
Është e qartë se ju kërkoni të ndryshoni në mënyrë të njëanshme Kushtetutën, duke ndryshuar elementët bazë të sistemit zgjedhor, që kanë impakt të drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Ky akt i njëanshëm shkatërron konsensusin e arritur, sepse bie ndesh me Marrëveshjen e 14 Janarit, minon Marrëveshjen e 5 Qershorit, është në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, si dhe zhbën ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.
Sa më sipër, ju rikujtojmë se sa kohë palët nuk bien dakord, në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin
Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Elbasan nga ...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pasi SPAK...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përmes nj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar n...
Parlamenti vendosi sot të mos propozojë shkarkimin e Preside...
Analisti Frrok Çupi ka kundërshtuar vendimin e Parlamentit p...
SPAK ka propozuar emrin e Aida Hajnaj në KLP për t’u zgjedhu...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilëson pandeminë e Cov...
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjik...
Gjatë dy javëve të fundit Instituti i Studimeve Politike (IS...
Kuvendi ka miratuar sot raportin përfundimtar të Komisionit ...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi ka ...
Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar me tone të forta...
Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, i janë përgjigj...
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se nuk do të heqë d...
Jep dorëheqjen nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Ala...
Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit për s...
Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, ka ironizuar...
Deputeti Korab Lita ka folur sot ne foltoren e Kuvendit për ...
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjik...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...