web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Supersfida City-Real në rrezik, ja arsyeja

26 Korrik 2020, 10:07, Sport CNA

Koronavirusi, fatkeqësisht ashtu si edhe në të gjithë fushat e jetës, vazhdon të ndikojë në botën e futbollit. Së fundmi, madje ka vënë në risk një ndeshje si ajo e Champions league mes Mançester Sitit dhe Real Madrid.

E gjithë kjo për shkak se në Spanjë po rritet në mënyrë të frikshme numri i të infektuarve dhe Anglia ka vendosur të aplikojë sërish karantinën 14-ditore për njerëzit që futen nga ky shtet.

Kështu, ndeshja e shtatë gushtit është vënë në rrezik, ndërsa pritet një prononcim zyrtar për mënyrën se si do të veprohet me ndeshjen e kthimit të 1/8-tave. /





Lajmet e fundit nga