web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Inter i papërmbajtshëm në transfertë, i shënon 3 gola Xhenoas

25 Korrik 2020, 19:33, Sport CNA

Interi ka mposhtur me rezultatin 0-3 Xhenoan në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A, duke u ngjitur në vendin e dytë 2 ndeshje nga fundi i kampionatit. Zikaltërit e Antonio Kontes, janë skuadra më e mirë e kampionatit për sa i përket ndeshjeve në transfertë ku kanë fituar 12 kanë barazuar 4 dhe kanë humbur vetëm 2.

Dopieta e Lukakut dhe goli i Aleksi Sançez i siguruar 3 pikë të rëndësishme Interit në luftën për vendin e dytë, e cila do të vendoset në 2 sfidat e ardhshme ku ziklatërit do të presin Napolit dhe do ta mbyllin në transfertë ndaj Atalantës.

FT: XHENOA ? INTER 0-3

Lukaku 34?, 90+3,  Sançez 82?

FORMACIONET ZYRTARE:

XHENOA: Perin, Zapata, Romero, Golaniga, Krishito, Rovela, BEHRAMI, Jagielo, Ankersen, Favili, Pinamonti. Trajner: Davide Nikola

INTER: Handanoviç, Shkrinjar, Ranokia, Godin, Mozes, Brozoviç, Galjardini, Biragi, Eriksen, Lautaro, Lukaku. Trajner: Antonio Konte.





Lajmet e fundit nga