"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Mes tensioneve diplomatike në rritje, Kina ka urdhëruar Shtetet e Bashkuara të mbyllin konsullatën e tyre në Çengdu. Analistët e shohin këtë lëvizje si hakmarrje pasi Uashingtoni i kërkoi Pekinit të mbyllë konsullatën kineze në Hjustën. Ekspertët thonë se kjo reflekton një nivel të ri armiqësie mes të dy vendeve përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor.
Kina u hakmor me shpejtësi kundër Shteteve të Bashkuara duke mbyllur konsullatën amerikane në qytetin Çengdu, e cila mbulon rajonin autonom të Tibetit.
Masa erdhi pasi SHBA kërkuan që Kina të mbyllte konsullatën e saj në Hjustën. Në një fjalim të enjten Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se konsullata e Hjustonit ishte një qendër për spiunazh dhe vjedhje të pronës intelektuale duke shtuar se 40 vjet “angazhimi i verbërt” me Kinën kishte dështuar.
“Modeli i vjetër i angazhimit të verbër me Kinën thjesht nuk do të arrijë gjë. Nuk duhet ta vazhdojmë dhe nuk duhet t’i rikthehemi.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se Kina e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë e para që zhvillon një vaksinë kundër koronavirusit dhe se vendimi për të mbyllur konsullatën kineze të Hjustonit përfshinte një komponent të spiunazhit mjekësor.
Pas një numri takimesh miqësore mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit të Kinës Shi Gjinping, ekspertët thonë se mbyllja e konsullatës dhe fjalimi i sekretarit Pompeo sinjalizojnë një zhvendosje, nga angazhimi civil drejt armiqësisë së hapur.
Politika amerikane është përgjigja ndaj asaj që ka bërë Kina, e cila është një sjellje gjithnjë e më buliste, armiqësore dhe agresive ndaj fqinjëve të saj në rajon dhe ndaj vlerave dhe interesave demokratike në botë”, thotë Larry Diamond në Universitetin e Stanfordit.
Ekspertë të tjerë vërejnë se toni më i fortë ndaj Kinës përkon me fushatën e rizgjedhjes së presidentit Trump.
“Mendoj se fjalimi kishte për qëllim të provokonte një përgjigje nga Kina, në mënyrë që të intensifikonte ndjenjën politike në SHBA të armiqësisë ndaj Kinës dhe ti vinte në ndihmë fushatës zgjedhore të Presidentit Trump përpara nëntorit”, thotë Douglas Paal me Institutin Carnegie Endowment.
Me tensionet në rritje pas masave të sigurisë së Kinës ndaj Hong Kongut dhe trajtimin e saj të hershëm të shpërthimit të koronavirusit në Huan, disa ekspertë thonë se reagimi i Shteteve të Bashkuara që po ndodh tani, ishte i pashmangshëm.
“Fërkimi ishte i pashmangshëm sepse nëse do të zhvendosnim politikën dhe mendimin tonë ndaj Kinës, atëherë është e qartë se disa nga gjërat e vjetra dhe sjelljet e këndshme do të duhet të ndryshohen”, thotë Clyde Prestowitz me Intitutin për Strategji Ekonomike.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze njoftoi mbylljen e konsullatës në Çengdu dhe fajësoi Sh.B.A për gjendjen aktuale të marrëdhënieve amerikano-kineze./ VOA
Edhe në Kosovë vijon të rritet në mënyrë të frikshme, numri ...
Mediumi më i madh i pavarur i Hungarisë, “Index” rrezikohet....
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin zyrt...
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se kreu i Parlament...
Një gjykatës ka nxjerrë një urdhër që kufizon veprimet e agj...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshkroi se si mar...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, bën të ...
Një tjetër mjek në Kosovë ka humbur jetën, pas infektimit ng...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetës...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ësh...
Laboratoret në mbarë SHBA po ndjejnë barrën e rëndë të teste...
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut Arbër...
Kina kërcënoi se do të kundërpërgjigjet pasi Shtetet e Bashk...
Vijon të mbetet e rënduar situata nga koronavirusi në Kosovë...
Në Bruksel vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi. Pritet të hapen...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka rezul...
Një tjetër politikan i njohur në Kosovë ka rezultuar pozitiv...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar për 137 ra...
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, rezulton pozitiv me C...
Kompania Pfizer dhe firma gjermane BioNTech SE njoftuan të m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...