Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Laboratoret në mbarë SHBA po ndjejnë barrën e rëndë të testeve të shtuara për koronavirusin. Shtimi i kërkesave ka rezultuar në pritje të gjata dhe ekspertët thonë se vonesat në dhënien e rezultatit minojnë përgjigjen ndaj pandemisë.
Ndërkohë që numri i total i të diagnostikuarve me koronavirus deri tani ka arritur në 3.9 milionë vetë dhe ritmet e përhapjes po intensifikohen, mbingarkesa në laboratoret e diagnostikimit po krijon problem për amerikanët që nuk mund të kthehen në punë deri kur të marrin rezultatin negativ në analiza, si dhe institucione si shtëpitë për të moshuarit që përpiqen të pengojnë përhapjen e sëmundjes në mjediset e tyre. Stres të madh po përjetojnë edhe vetë laboratoret që duhet t?u përgjigjen kërkesave në rritje për teste.
Disa laboratore nuk japin përgjigje për analizat për disa javë, duke shkaktuar frikë tek ata që kanë bërë testin, por edhe duke lënë të hapur rrezikun që persona të infektuar, pa simptoma të vazhdojnë të infektojnë të tjerët, ndërkohë që nuk kanë marrë ende përgjigjen për diagnozën.
?Deri tani kemi qenë të fiksuar ndaj numrit të testeve që mund të bënim në ditë,? thotë Dr. Tom Frieden, ish-drejtor i Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve. ?Por pyetja duhet ngritur ndryshe: sa teste po bëhen dhe po marrin rezultatet brenda dite, në mënyrë që personi i infektuar të izolohet menjëherë dhe të njoftohen të tjerët?.
Dr. Frieden dhe ekspertë të tjerë u kanë bërë thirrje shteteve të raportojnë sa kohë u duhet për të dhënë rezultatin e testeve, duke e cilësuar si matëse të përparimit kundër virusit.
Ndërkohë që në SHBA vonesat në rezultatet e testeve janë shqetësim aktual, në shkallë globale numri i personave të konfirmuar me koronavirus arriti të mërkurën 15 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins. SHBA kryeson si nga numri i infektimeve, ashtu edhe nga viktimat me mbi 142 mijë të vdekur nga COVID-19.
Udhëzimet e nxjerra nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve rekomandojnë që shtetet që duan të heqin kufizimet mbi aktivitetin ekonomik e fizik, duhet të jenë në gjendje të japin rezultatin e testit të koronavirusit brenda katër ditësh. Agjencia nxori kohët e fundit rekomandime të reja kundër zhvillimit të analizave të njëpasnjëshme tek pacientët me COVID për të vërtetuar nëse janë shëruar.
?Kjo ka krijuar mbingarkesa në sistem,? tha Admirali Brett Giroir, ndihmës sekretar i shëndetësisë, në komentet për shtyp javën e kaluar.
30-vjeçari nga Ohajo, Zachrey Warner e ka pësuar nga vonesat e sistemit. Më 5 korrik e la punën herët, pasi kishte temperaturë. Shefi i tha të bënte testin. Pasi priti dy javë dhe humbi rrogën e 15-ditëshit pasi nuk kishte shkuar në punë, testi rezultoi negativ. Ai tregon se shumë prej simptomave, si temperatura, dhimbja e muskujve, diarreja pushuan pas pak ditësh, por shefi i tha se nuk mund të kthehej në punë deri kur të merrte rezultatin e testit.
Ai shprehet i gëzuar që rezultoi negativ, por është gjithashtu i mërzitur që humbi shumë kohë e pagë, duke pritur përgjigjen për testin.
Vonesat shkaktojnë edhe probleme shëndetësore, përveç atyre ekonomike.
Në Florida, ku numri i viktimave ka arritur rreth 5500, autoritetet u kërkojnë shtëpive të të moshuarve të testojnë të gjithë punonjësit çdo dy javë. Por vonesat në përgjigje kanë bërë që të ngrihen pikëpyetje për vlerën dhe efektivitetin e kësaj politike.
Nëse rezultati jepet pas 2-3 ditësh apo më vonë, testet janë pa vlerë thonë specialistët, pasi është humbur mundësia për të identifikuar personat që janë ekspozuar ndaj të infektuarit dhe për të parandaluar infektime të tjera.
Dr. Leana Wen, eksperte e shëndetit publik, thotë se është e arsyeshme t?i kërkohet personit që bën testin, të qëndrojë i izoluar në shtëpi në pritje të rezultatit, por pritja për ditë të tëra është e papranueshme.
?Nuk mund t?i thuash dikujt që ka fëmijë të vegjël të izolohet për 10 ditë apo më shumë, pa e ditur nëse është apo jo e infektuar?, thotë Dr. Wen.
Zyrtarët amerikanë kanë bërë thirrje për zgjerimin e testeve për të kontrolluar edhe amerikanët e shëndetshëm, për të penguar përhapjen e virusit nga persona të infektuar, por që nuk shfaqin simptoma. Por Quest Diagnostics një ndër rrjetet më të mëdha të laboratoreve në vend, tha se nuk arrin të përballojë kërkesën aktuale dhe se personat e testuar po presin aktualisht më shumë se një javë.
Quest u bërë thirrje specialistëve të shëndetit të mos testojnë persona të rrezikut të ulët, si për shembull ata që nuk kanë simptoma apo nuk kanë qenë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv.
Ndërkohë po shtohet presioni për përdorim në masë të maskave dhe mënyra të tjera për të penguar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Ohajo, Indiana, Minesota dhe Oregoni i shtohen listës së shteteve që e kanë bërë të detyrueshme vënien e maskave./ VOA
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut Arbër...
Kina kërcënoi se do të kundërpërgjigjet pasi Shtetet e Bashk...
Vijon të mbetet e rënduar situata nga koronavirusi në Kosovë...
Në Bruksel vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi. Pritet të hapen...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka rezul...
Një tjetër politikan i njohur në Kosovë ka rezultuar pozitiv...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar për 137 ra...
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, rezulton pozitiv me C...
Kompania Pfizer dhe firma gjermane BioNTech SE njoftuan të m...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se nga 419 mostr...
Presidenti Donald Trump, i cili rifilloi të martën seancat e...
Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëron nga shkallëzi...
Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prest...
Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum të martën q...
Ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovës e përjashtoi nga gjiri ...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk arriti të siguroj...
Në Maqedoninë e Veriut janë kofirmuar 163 raste të reja me C...
Presidenti Donald Trump bëri të ditur se do t’i fillojë sëri...
Presidenti Donald Trump bëri të ditur se do t’i fillojë sëri...
Vijon të mbetet e rënduar situata nga koronavirusi në Kosovë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...