web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thellohet bilanci në Kosovë/ 5 viktima nga Covid dhe 168 raste të reja gjatë 24 orëve

21 Korrik 2020, 13:32, Kosova & Bota CNA

Vijon të mbetet e rënduar situata nga koronavirusi në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 168 rase të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë raste pozitive 168.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga