Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid -19 po ulet teksa përhapja e pandemisë në vendin tonë po përhapet me ritme te shpejta, duke zbritur tek moshat e reja.
Sipas të dhënave zyrtare mbi statistikat e vdekjeve nga Ministria e Shëndetësisë, të përpunuara nga Monitor, me 15 korrik (me 101 jetë të humbura) mosha mesatare arriti në 67.8 vjeç, nga 71,2 vjeç që ishte në javën dytë të prillit (12 prill, me 23 jetë të humbura).
Që nga muaji i dytë i pandemisë e deri tani mosha e vdekurve nga Koronavirusi është ulur me 3.4 vite. Nga fillimi i korrikut fillimi i qershorit mosha mesatare është ulur me 1.3 vjet.
Ulja e moshës mesatare ka qenë e dukshme tek femrat. Më 15 korrik mosha mesatare grave që humbën jetën nga Covid-19 ishte 67.8 vjeç nga 77 vjeç që ishte në 12 prill, pas disa rasteve të moshave të reja që nuk e përballuar sëmundjen, siç ishin 49 dhe 21 vjeçarja që ndërruan jetë ditën e djeshme.
Ndërsa për meshkujt mosha mesatare është pothuajse e pandryshuar në rreth 68 vjeç.
Për herë të parë në 15 korrik, mosha mesatare e femrave që kanë humbur jetën nga Covid-19 është më e ulët se atyre e meshkujve, ndonëse me një diferencë fare të vogël.
38% e rasteve të jetëve të humbura ishin femra dhe 62% meshkuj, në linjë me tendencën globale, ku burrat kanë një normë fataliteti më të lartë. Gjithsesi, pesha e femrave ka shënuar rritje, në raport me 33% që ishte në 19 qershor.
Ulja e moshës së mesatare pas heqjes së masave kufizuese erdhi për shkak të krijimit të një vatre infeksioni në spitalin Nënë Tereza, ku humbën jetën disa pacientë të rinj në moshë që po trajtoheshin më sëmundje të tjera, ndërsa u infektuan edhe me Covid-19.
Mjeku pneumolog, Ajet Braho thotë se, mosha mesatare e vdekjeve në vendin tonë ka ardhur me ulje pas heqjes së masave kufizuese, pasi edhe virusi ka prekur më se shumti moshat e reja. Sipas Statistikave të Institutit të Shëndetit publik, mosha mesatare e rasteve të konfirmuara me Covid -19 më 14 korrik ishte 46.5 vjeç. Me datën 22 prill mosha mesatare e të prekurve ishte 47.5 vjeç.
Të prekurit mbi 65 vjeç përbejnë vetëm 8 për qind e totalit të personave të prekur deri më datën 14 korrik. Tendenca e përhapjes dhe fataliteteve në moshat e reja është globale, thotë mjeku pneumolog Luan Dyrmishi. Teksa u mësua se virusi është fatal më së shumti në moshat e vjetra, kjo kategori rriti kujdesin dhe masat mbrojtëse, ndërsa të rinjtë u ekspozuan më shumë pas heqjes së masave, argumentoi ai.
Mjekët pohojnë se është e vërtetë që gratë në vend jetojnë më gjatë (pritshmëria në lindje e femrave në vend është vjeç, përkundrejt 77 të meshkujve), por gjithsesi gratë kanë një barrë më të lartë sëmundjesh edhe në moshë të re.
Vdekjet sipas grupmoshave, 19% janë nën 60 vjeç
Statistikat e vdekjeve nga Covid-19, tregojnë se grupmosha me fatalitetet më të larta është 60-69 vjeç, me 39% të jetëve të humbura. 27 për qind ishin në moshën 70-79 vjeç dhe 16% mbi moshën 80 vjeç.
Si rrjedhojë e humbjes së jetëve në moshat e reja, sidomos tek femrat, ka një rritje të peshës së fataliteteve nga Covid-19 të moshës nën 60 vjeç, që kanë arritur në gati 19% të total, nga 9% që ishte në 19 qershor.
Në Itali, ndonëse me një numër shumë të lartë fatalitetesh, pesha e vdekjeve te personat nën 60 vjeç, ndaj totalit është rreth 5%.
Vetëm 2% e rasteve në vend nuk kishin sëmundje shoqëruese. Sëmundjet shoqëruese që mbizotërojnë janë tensioni i lartë dhe diabeti. Në fakt, sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve në vend, me 50% të totalit.
Të dhënat e INSTAT për vitin 2019 tregojnë se mesatarisht në vend, nga shkaqe natyrore humbën jetën në vend 21.9 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë. Më shumë se gjysma e tyre (32 në ditë) ndërruan jetë nga aparati i qarkullimit të gjakut (zemra, sulmi në tru etj). Nga tumoret humbën jetën rreth 10 persona në ditë (shih grafikun në fund).
Deri tani, niveli më i lartë i vdekjeve në vend nga shkaqe natyrore është shënuar në 2014-n, me 22.4 mijë persona dhe në 2017-n, me 22.2 mijë persona. Ndërsa në tremujorin e parë, niveli më i lartë u shënua në 2017-n./ Monitor
Për ditën e sotme mbi vendin tonë pritet një përkeqësim i le...
Qeveria heq taksën e tatim-fitimit për bizneset që kanë të a...
Vajza e doktoreshës së njohur Najada Çomo, Greis Çomo ka bër...
Mbyllet Zyra e gjendjes Civile në Vlorë, ndërsa bëhet me dij...
Tirana International Airport ka njoftuar se që nga data 16 k...
Nga Klodian Tomorri * Po të krahasosh të dhënat për moshën e...
Në Pogradec janë regjistruar 2 rastete reja me COVID në 24 o...
Ndryshe nga 1 vit më parë, kur fluturimet me çarter drejt Tu...
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytet...
Mjeku infeksionit Tritan Kalo i cili gjatë gjithë kohës ka d...
Për dy ditët në vijim mbi vendin tonë pritet një përkeqësim ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vijon të përcje...
Mjekia pediatre Lira Gjika, ka dhënë disa këshilla për të gj...
Një burrë totalisht i zhveshur është shfaqur nëpër rrugët e ...
Në listën e institucioneve të prekura nga Covid-19 përfshihe...
Vijon të jetë shqetësuse situata e krijuar ng Covid në vendi...
Instituti i Shëndetit Publik, përmes një postimi në rrjetet ...
Koronavirusi nuk po kursen aspak institucionet shtetërore në...
Krimi i Organizuar po rrit kontrollin në ekonominë globale s...
Nga Erion Dasho* Fatkeqësisht, numri i rasteve me COVID në S...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...