Mimoza Hafizi shpall kandidaturën për Rektore: Nuk mund t’ua lëmë dot UT-në të njëjtit klan mediokrish
Ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka shpallur kandidatu...
Ministrja e Shëndetësisë dhe profesorët e Universitetit kryejnë homazhe për prof. Arjan Pushin i cili humbi jetën nga koronavirusi një ditë më parë dhe bënë apel për qytetarët për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancimit fizik për të kufizuar përhapjen e COVID19
Me masat e mbrojtjes personale, duke respektuar kushtet e sigurisë për shkak të epidemisë së shkaktuar si pasojë e COVID19, u zhvillua sot në Universitetin e Mjekësisë konkursi i përzgjedhjes së specializimeve në Mjekësi.
?Edhe pse në kushtet e epidemisë, vendosëm që edhe këtë vit, për të pestin vit rradhazi të çelim konkursin e përzgjedhjes së degëve të specializimeve në Mjekësi, një proces transparent që udhëhiqet nga Rektorati dhe Universiteti i Mjekësisë. Janë 213 mjekë të rinj do të fillojnë procesin e specializimeve këtë vit?, tha Manastirliu.
Duke theksuar se fokusi këtë vit është vendosur te specializimi i mjekut të familjes, Manastirliu tha se degët që i është kushtuar më shumë kuota janë ato specialitete që kanë më shumë nevoja.
?I kemi kushtuar më shumë vëmendje kuotave për specializimin e mjekut të familjes bazuar në strategjinë tonë të kujdesit parësor, si dhe specializimet e anestezi-reanimacionit, kardiologjisë, pediatrisë, mjekësisë interne, kirurgjisë. Do të vijojmë të ndjekim politikën tonë të hapjes së specializimeve në mënyrë që të vijojmë të kemi mjekë të specializuar dhe qytetarët ta marrin shërbimin aty ku jetojnë?, tha Manastirliu.
Më shumë se 300 mjekë specialistë me kuota të dedikuara për Ministrinë e Shëndetësisë tashmë shërbejnë në spitalet publike falë procesit të specializimeve në vitet e fundit si dhe rreth 800 mjekë të specializuar në të gjithë sistemin, një process i cili u rihap pas një bllokimi 4 vjeçar. Në ditën e përzgjedhjes së degëve për mjekët që nisin specializimin, Ministrja Manastirliu dhe profesorët e studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë bërë homazhe për prof. Arjan Pushin, i cili humbi jetën një ditë më parë si pasojë e koronavirusit.
?Jam këtu për të nderuar prof. Arjan Pushin për kontributin e tij të çmuar në Universitetin e Mjekësisë dhe punën për shumë vite në spital. Duhet ta kthejmë këtë dhimbje në forcë për të vijuar luftën kundër COVID19. Sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri dhe apelojmë çdo qytetar të respektojë masat për të kufizuar përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm?, tha Manastirliu.
?Është një ditë gëzimi për specializantët që përmbyllin sot përpjekjet e tyre për të kurorëzuar ëndrrën e tyre. Për ne është një ditë dhimbje sepse kemi humbur një koleg, një mik. Shpresoj që njerëzit të bëhen të ndërgjegjshëm që sëmundja është aty, që risku është shumë I madh dhe nëse ne duam veten tonë, të afërmit dhe duam që vendi të eci përpara, duhet të mësohemi me këtë normalitet të ri dhe të respektojmë ato rregullat bazë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit?, u shpreh prof. Arben Gjata, Rektor I Universitetit të Mjekësisë.
?Ky proces ndodhi në një ditë zie për Fakultetin e Mjekësisë për humbjen e kolegut të nderuar por është edhe shumë domethënës fakti që në këtë moment zie për ne, ne përsëri transmetojmë një mesazh shprese për këta qindar mjekë që sot fillojnë karrierën e tyre profesionale. Besoj edhe për profesorin e ndjerë, nuk do të kishte formë respekti më të mirë?, tha prof. Xheladin Draçini, dekan i Fakultetit të Mjekësisë./CNA.al
Ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka shpallur kandidatu...
Ministja e Arsimit, Besa Shahini ka shpallur datën e zgjedhj...
Shifra e coronavirusit ka ditë që ka ikur në drejtim të padi...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Prof...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas ndarj...
Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarj...
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1869 inspektime...
“Tito dhe shokët”, një monografi voluminoze dhe interesante ...
Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve...
Drejtoria e Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit ka pezull...
Një moment i sikletshëm është filmuar mes kryeministrit të S...
Në emisionin Open në Top Channel, ministrja e Shëndetësisë, ...
Francois Fillon, ish-kryeministri i Francës dhe bashkëshortj...
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë pasi mediat nx...
Shtyhet edhe 3 muaj procesi i dixhitalizimit në qarqet Elbas...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë thirrje l...
Epidemiologu Taulant Muka ka shpejguar pse QSUT është kthyer...
Publikohet historia e panjohur e Zef Pren Ndocit me origjinë...
Nga Ekrem Spahiu*Megjithëse diktatura komuniste ra si regjim...
Gazetari Mentor Kikia ka ndarë në rrjetet sociale një lajm t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...