Plumba ndaj makinës së kushëririt të deputetit të PS/ Policia ndalon autorin
Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, me datë...
Elbasani, qyteti i njohur industrial i Shqipërisë së Mesme, imazhi i të cilit është i lidhur me arsimin dhe dijen, është kthyer vitet e fundit në imazhin e qytetit ku organizatat krimininale përplasen dhunshëm me njëra-tjetrën.
Ky rikthim vjen pas shpërbërjes shumë vite më parë të dy prej bandave më të rrezikshme të këtij qyteti, ?Banda e Tan Kateshit? dhe ?Banda e Mandelës?, të krijuara gjatë viteve ?97 të cilat u përplasën me këdo familje apo grup që i konsideronin më të vegjël se ata apo kur nuk paguanin gjobën e radhës.
Ditët e sotme, kryesisht grupet e konsoliduara në Elbasan, janë ato të drogës. Ky qytet njihet si një ndër qytetet kyçe të magazinimit dhe trafikimit të heroinës e cila vjen nga linja Turqi ? Maqedoni.
Megjithatë, ka pasur përpjekje që linjat e heroinës të përdoreshin edhe për trafikun e kokainës nga rrjete kriminale të cilat e kanë qendrën dhe veprojnë në Tiranë.
Sipas ekspertëve, ajo që i ka bërë më të rezistueshëm grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve në Elbasan është se janë të sofistikuar, nuk kanë patur deri në vitin 2015 konflikte për çështje territoresh. Kjo pasi narkotikët i tregtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Por situata ndryshoi gjatë vitit 2015 e në vijim.
Qyteti tashmë është mbërthyer nga një seri ngjarjesh dhe përplasjesh me shumë viktima mes grupeve dhe organizatave, më të sofistikuara se ato të ?97-ës, me më shumë pushtet politik dhe ligjor, me më shumë burime financiare, biznese të ligjshme, si dhe aktivitete kriminale në disa shtete të Evropës.
Të afta për të bërë gjithçka, herë drejtpërdrejtë, shumë herë në formë të fshehur dhe të heshtur por sigurisht në formën e dytë përshfaqen më agresive, më të dhunshme, më dominante duke kryer vrasje dhe atentate që mund të përkufizohen si të përsosura.
Një histori përplasjesh dhe vrasjesh e nisur në vitin 2005 dhe me vijueshmëri të eliminimeve reciproke deri në vitin 2015, tregoi se në Elbasan hesapet e këtij konflikti ishin drejt mbylljes për shkak të eliminimit të njërës prej palëve në konflikt dhe të konsolidimit të pozitave të një nga grupeve më të njohura në Elbasan, siç janë Çapjat.
Por që nga fillimi i vitit 2014 një grup i ri ishtë formuar, bërthama e këtij grupi janë ish-anëtarë të një tjetër grupi të hershëm që ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin. Ky grup i ri prej 8 personash në vitin 2014 kishte moshë mesatare prej 25 vjeç ndërsa sot përllogaritet deri në 30 persona.
Që nga fundi i vitit 2015, e më saktësisht fillimviti, 2016 qetësia në qytetin e Elbasanit, humbi sërish për të mos u kthyer ende sot që flasim. Disa ngjarje gjatë vitit elektoral 2015 shërbyen si fitilndezës për një luftë të ashpër mes organizatave influente.
Lidhjet e organizatave kriminale dhe bandave të këtij qyteti me politikën iu kanë dhënë atyre gjatë këtyre 23 viteve, që nga viti 1997, forcën, arrogancën dhe dhunë për t?i demonstruar në mënyrë të hapur në publik dhe në qytet.
Për shumë faktorë ndoshta sot në vitin 2020 është ende herët për t?u zbardhur plotësisht marrëdhëniet e organizatave kriminale të këtij qyteti me forca të ndryshme politike të të gjithë krahëve.
Këto organizata të formuara mbi bazën e lidhjeve familjare, krushqie dhe shoqërore kanë patur dhe kanë pushtet faktik dhe real mbi gjithçka ndodh në Elbasan.
Që nga viti 2005 vrasjet dhe atentatet në Elbasan ndjekin njëra-tjetrën, ku provat dhe faktet rrëshqasin gjithmonë nga duart. Pa prova, pa dëshmitarë, pa motiv zyrtar, çdo proces hetimor i bujshëm i nisur në këto 15 vjet pothuajse gjithmonë ka dështuar të provohet.
Edhe në ato fare pak raste kur është arritur të kapet ekzekutori material një vrasje apo atentati gjithmonë ka qenë e vështirë pothuajse e pamundur për t?u dokumentuar ligjërisht motivet dhe porositësit.
Bilanci i trishtueshëm i vendimeve të prokurorive dhe gjykatave në favor të gangsterëve të këtij qyteti vijon të krijojë frustrim tek opinion publik dhe tek ajo pjesë e ndershme e policisë, prokurorisë apo gjykatave se gjërat do përmirësohen në Elbasan.
Elbasani, mëngjesin e 8 Qershorit u kthye sërish në qendrën e atentateve kriminale pas plagosjes me snajper të Ardian Çapjas kreu i një prej familjeve me influencë në këtë qytet.
Rikthimi i këtyre ngjarjeve është rrjedhojë e serisë së përplasjeve të disa grupeve në qytetin e Elbasanit që starton në vitin 2005 por ndërthuret ashtu si një rrjetë merimangash në përplasje dhe me grupe të reja të krijuar me anëtarë të bandave të vjetra por tashmë me fizionomi dhe tipologji të re. (Marrë nga emisioni ?Uniko?)
Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, me datë...
Një 72- vjeçar ka ndërruar jetë pasi po bënte plazh tek ‘Pla...
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Po...
Policia e Tepelenës ka vënë në pranga dy persona, dhe ka pro...
Një sasi prej 3.5 ton lëndë narkotike është sekuestruar në k...
Është nxjerrë nga liqeni trupi i pajetë i 37 vjeçarit Ferit ...
Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Ku...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer sot 569 inspektime d...
Është zbardhur e gjithë dinamika e vrasjes së 2-fishtë në Ku...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kukës, ku një 1...
Gazetarja e njohur investigative, Klodiana Lala, ka zbardhur...
Gjykata e Shkodrës liron nga burgu Behar Bajrin, një nga anë...
Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armando Koçerin,...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 16 vjeçar ka...
Gazetari Elton Qyno tha sot se prokuroria e ka vendosur me s...
Të shtëna me armë raportohen në fshatin Vukatanë në Shkodër....
Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e sotme pranë ...
Operacioni Forca e Ligjit iu ika dërguar sot formularët e ve...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...