“Menaxhimi i shkëlqyer” i pandemisë/ Berisha tregon arsyen pse BE nuk hapi kufijtë7
Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar shkaku se pse BE nu...
Situata aktuale politike, sjellja e tij, mosorganizimi i PD-së, një hapje fallco, lojërat me formularët, thirrja e disa personazheve të cilët i ka sulmuar e diskredituar publikisht vetë, tregojnë se Lulzim Basha e ka mjaft të vëshirë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.
Pritet të rrjedhin ende dhe shumë ujëra. Do ta ketë mjaft të vëshirë pasi edhe koalicioni duket se po i përçahet, ka probleme. Jo thjesht dhe vetëm me LSI-në që po bie, por edhe aleatët e tij po shohin të hedhin hapat e tyre të ndarë nga Lulzim Basha.
Por, çfarëdo që të ndodhë, në rast se do të humbë sërish zgjedhjet, ato të ardhshmet pra, të gjithë do të bëhemi me Lulzim Bashën. Të gkithë ata që dje dhe sot i thanë disa të vërteta me zë të lartë. Kjo për shumë arsye.
Ata të cilët sot po thonë ti japim një shanc tjetër Lulit dhe po humbi zgjedhjet e tjera ta heqim nga selia e PD-së, tregojnë thjesht dhe vetëm se nuk janë pjesë e një partie politike mbi vlera dhe parime, por se zgjedhjen e tyre e kanë bërë me dashje apo pa dashje, pra kur duan ata të jetë Luli, kur mos të duan ata të mos jetë Luli.
Sepse në vitin 2014, kur u zgjodh kryetar partie, ju mbushën kutitë, por më pas ai filloi të bënte gjithçka për të kapur dhe mbajtur Partinë Demokratike.
Kur bëri listat në vitin 2017 dhe i thanë se i ka gabim dhe nuk duhet ti bënte të tilla fshehur natën, ata e mbrojtën dhe thanë Luli kishte të drejtë, hoqi ministrat e korruptuar të Berishës.
Kur bëri çadrën dhe i thanë po e tepron, mos e zgjat kaq shumë, jepi zgjidhje, ata e mbështetën dhe thanë se ishte fitore, mjafton të shkoni në qeveri me Edi Ramën në shtator, nuk kishte asnjë problem. Dhe kur ju thanë se kjo ishte gabim ata thanë jemi me Lulin.
Pasi humbi zgjedhjet e 2017 dhe ju thanë se Basha duhet të jepte dorëheqjen ata thanë jo, ka të drejtë të rrijë ngrirë dhe të rrijë në seli.
Kur ju thanë se Lulzim Basha duhet të hapte partinë, duhet të bënte parime statutore dhe duhet të firmoste një kontratë të vërtetë me demokratët dhe të gjithë kritikët e tij dhe ata të cilët i kishte larguar nga lista, ata e mbrojtën dhe thanë jo, Luli ka të drejtë, s?ka pse të kemi ndryshime statutore, s?ka pse të bashkohet partia, Luli të ecë përpara.
Kur i thanë se nuk mund të ketë garë farsë brenda PD-së dhe kryetari duhet të zgjidhet me parime, me një votë të lirë dhe me një debat të vërtetë, ata thanë jo, Lulit i takon të ketë një mandat tjetër.
Kur iu thanë duhet të kishtë një kuvend kombëtar paqtimi që të dilte nga gara të vërteta në degët lokale, aty ku ishte baza duhej gjetur shpirti dhe forca e fitores së ardhshme, por nuk e deshën, vazhduan përjashtuan, shkatëruan strukturat, ata thanë se Luli ka të drejtë. Kështu ndodhi edhe më vonë, një vit më parë kur Luli vrapoi të digjte mandatet ata thanë se ai ka të drejtë.
Ju thanë se nuk duhet bërë kjo, në politikë është e papranueshme, nuk do ta tolerojnë dhe nuk do ta njohin ndërkombëtarët, u shpallën sovranistë, sulmuan përfaqësuesit e SHBA-ve, ambasadorët e BE-së i bënë “copë e çikë”, thanë Luli ka të drejtë, nuk dëgjuan as atë.
Ju thanë duhet protestuar, por jo me zjarr, jo me dhunë, jo me përplasje pasi askush nuk do ta pranonte. Ata thanë Luli ka të drejtë sërish.
Më pas, Luli shpalli se do të digjte qendrat e votimit, do të thyente gjithçka dhe nuk do të kishte zgjedhje lokale. Ju thanë kjo nuk është rruga e duhur dhe PD duhet të shkojë në zgjedhje dhe duhet ti fitojë ato, por Basha e dinte humbjen. Ata thanë Luli ka të drejtë, në zgjedhje s?duhet të hyjë. Zgjedhjet sërish u bënë. Basha ngeli me gisht në gojë!
E kështu kaluan të gjitha këto peripeci dhe në fund Lulzim Basha ndryshoi, pas tërmetit bëri flokët me bojë, i llakoi dhe doli në televizor me një tufë me libra pas si Ilir Meta para 10 vitesh. Shpalli se gjithçka kishte ndryshuar, ai ishte ndryshe, ai kishte gabuar dhe gabimet i kishte kuptuar.
Kështu vazhdon të flasë i njejtë, të bëjë show dhe deri tani duke shpallur disa formularë, duke shpallur disa mënyra zgjedhje por në fakt me udhëzim dhe me gjithçka ka sot rreth vetes ai listat i ka vendosur dhe broblemi themeltar i forcave politike nuk janë listat e kandidatëve për deputet, nuk janë emrat që do ta kryesojnë atë por fryma, parimet, bashkimi, vlerat dhe program për të ecur përpara.
Por në fakt Luli këto nuk i ka, por ka katandisur tek emrat të cilët do jenë apo s’do jenë, sot kanë gjetur një mënyrë tjetër, janë po ata të cilët po thonë që Lulin ta heqim nesër, po humbi ti japim një shanc tjetër.
A mund të bëhet partia me dashje! A mund të bëhet partia kështu kemi qejf ne, le të rrijë Luli sa të duam ne dhe të ikë Luli kur të duam ne! Kjo nuk është parti në fakt sepse po ndodhi kështu nesër ata që do të duan ta heqin Lulin do të kenë përballë ata të cilët thanë të vërtetat pse Lulzim Basha po gabonte dhe rruga drejt pushtetit apo fitores së zgjedhjeve nuk ishte ajo që këta zgjidhnin. Prandaj nesër kur të humbë Lulzim Basha do të ketë prap disa të tjerë që do të jenë më Lulin për inatë të atyre./CNA.al
Fakti-Basha tallet me kandidatët për deputetë/ Listat do i plotësojë vetë
Lulzim Basha show me hapjen e partisë/ Kokat që do ?presë? dhe cilët kërkon të shpëtojë
Kur Luli cakton Gazin të gënjejë demokratët!
Ekskluzive/ Formularët tallje, zbulohen kandidatët e Luli Bashës në shumicën e qarqeve
Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar shkaku se pse BE nu...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me debatin e përfolur ...
Artan Lame dhe Kadastra e Shqipërisë janë vënë në shërbim të...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar “përplasjen” e fu...
Në rrethe demokratesh, ka disa ditë që flasin vec për qyfyre...
Deputetja Rudina Hajdari është “ngacmuar” lidhur me “gafat” ...
Deputetja Rudina Hajdari ka “zhveshur” sot kostumin e politi...
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot rikthimin e Familjes Mbr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka nritur akuza të forta ndaj...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka zbuluar sot a...
Në media është publikuar një ditë më parë një video, ku shih...
Deputetja Rudina Hajdari këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë...
Rreth një javë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar për kamerën e fshehtë që Ism...
Kryeministri Edi Rama, bën me dije se në kuadër të Rindërtim...
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, së bashku...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikur një video-skandal...
Lulzim Basha shpalli tre ditë më parë përzgjedhjen e kandida...
Lulzim Basha shpalli dy ditë më parë “revolucionin” e tij hi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...