Digjen dy makina në Elbasan/ Njëra në pronësi të kryeinspektorit të ISHSH
Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Elbasa...
Ilir Xhepaj i cili është njëri nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç, është arrestuar nga policia.
Xhepaj u arrestua në orët e vona të natës në zonën e Astirit në Tiranë dhe u shoqëruar në Kurbin për llogari të Policisë së Laçit.
Ai kishte më pak se tri muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jeta e tij ishte e ndarë mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit.
Ilir Xhepaj u shpall në kërkim bashkë me Klaudio Perkolën dhe Elson Alijan, të tre nga Kurbini si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç. I arrestuar ndodhet dhe i dyshuari si autori kryesor, Eduart Lamaj.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja?.
Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë-Gjormë, Kurbin, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore
Gjithashtu, ky shtetas është me masë sigurie “Arrest në burg”, për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Z. M., ngjarje e ndodhur në Laç, më datë 15.05.2020.
Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhhvillua në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit.
Nga Komisariati i Policisë Kurbin dhe DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenit i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes,si dhe për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të ngjarjes së datës 30 maj në fshatin Gjormë dhe të ngjarjes së ndodhur më 15 maj në Laç, kanë vijuar puna intensive dhe të pandërprerë, duke ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë.
Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja?, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin.
Gjithashtu, për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi në 15 maj 2020, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Z. M.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Vrasja me dashje,e kryer në bashkëpunim “, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe ?Armëmbatje”./CNA.al
Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Elbasa...
Një polic i burgut të sigurisë së lartë në Peqin është arres...
Një automjet është djegur plotësisht pak momente më parë në ...
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kosovë, ku një vajz...
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Lezh...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si përdoren vajzat nga ku...
Punonjësit e pastrimit të gjelbërimit kanë gjetur këtë të sh...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja për atentatin e...
Një ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimi...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ndërsa komentoi proçesin ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot në lidhje me vendimin e dj...
Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërk...
Policia e Tropojës ka vënë në pranga katër persona, ndërsa t...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Hekuran Billë...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në S...
Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm ...
Një aksident ka ndodhur në rrugën “Muhedin Llagami”, në Tira...
Të shtëna me armë raportohen nga Delvina.Mësohet se si pasoj...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në në rrugën...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...