web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Kamëz/ Makina përplas 10 vjeçarin me biçikletë

26 Qershor 2020, 17:16, Kronika CNA

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në në rrugën ?Kosova?, në Kamëz.

Mësohet se një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Mjeti me drejtues shtetasin me inicialet M.H., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga