web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjashtë kg kanabis në makinë/ Arrestohet 49 vjeçari nga Tirana

24 Qershor 2020, 07:21, Kronika CNA

Finalizohet një tjetër operacion në fushën e narkotikëve, i koduar “Taksisti”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar ?Taksisti?.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al





Lajmet e fundit nga