web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I moshuari ndërroi jetë/ Shoqërohet pronarja e një lokali që e përdorej për prostitucion

23 Qershor 2020, 07:36, Kronika CNA

Një ditë pasi një i moshuar u gjet i pajetë në ambientet e një lokali në Gjirokastër, policia ka shoqëruar pronaren e lokalit, 43-vjeçaren e identifikuar me iniciale M.Z.

Sipas policisë, lokali përdorej për ushtrim prostitucioni, ndërkohë mësohet se lokali frekuentohej edhe nga qytetarë të tjerë.

?Specialistët e seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativ të shtetases M. Z.,43 vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull. Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion? dhe ?Ushtrim prostitucioni?, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga