web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vëllezërit Budina me Covid/ Aktivistja: Fola sot, më thanë se Rama montoi rezultatet e tamponit

19 Qershor 2020, 13:44, Sociale CNA

Aktivistja e Teatrit Kombëtar, juristja Adriana Kalaja u shpreh se gjendja e dy vëllezërve Budina që rezultuan me COVID është e mirë.

Ajo u shpreh se ka kontaktuar me dy vëllezërit, të cilët sipas saj, akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka montuar rezultatin pozitiv të tamponit të COVID.

“Gjendja e tyre është shumë e mirë. E konfirmoj dhe mbaj përgjegjësi të plotë por na ana tjetër konfirmoj se të dy vëllezërit nuk pranojnë që të jenë infektuar dhe rezultati pozitiv i tamponit është montim me urdhër të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë simptomë, gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk rezultojnë të kenë pasur kontakte me persona me COVID.
Ne do të ndërmarrim hapat ligjore me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe nëse testi është pozitiv në mënyrë të kundraligjshme kanë dalë emrat e dy personave, pasi Rama ka urdhëruar të bëjë pis emrin e dy vëllezërve dhe protestës. Vëllezërit Budina më kanë informuar se ky testim me urdhër të Ramës dhe është montuar si lajm me urdhër të zotit Rama” tha ajo , në një lidhje telefonike për Report Tv./CNA.al





Lajmet e fundit nga