Ekonomia e Shqipërisë 'në vend numëro'/ Varet nga bujqësia, rajoni zgjeron prodhimin
Në dy dekadat e fundit, nga viti 2000 deri më 2017, struktur...
Mbyllja pothuajse totale e ekonomisë në muajin prill ka ndikuar tepër negativisht në ecurinë e të ardhurave buxhetore në maj (kur dhe paguhen taksat e prillit). Ky është muaji i dytë radhazi që buxheti po vuan pasojat e mbylljes dhe reduktimit të aktiviteteve të shumë bizneseve.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave bënë të ditur se në maj u arkëtuan në buxhet 27.5 miliardë lekë, me një tkurrje prej 29.7% me bazë vjetore, ose 11.6 miliardë lekë më pak. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2014. Edhe një muaj më parë, të ardhurat kishin shënuar të njëjtën tendencë rënëse, me rreth 30% më pak.
Për dy muajt e gjysmë, që kur filloi pandemia, gjysma e marsit-prill-maj, buxheti ka arkëtuar rreth 220 milionë euro (27 mld lek) më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare.
Në maj, tkurrja më e lartë erdhi nga tatimi mbi të ardhurat personale, që ranë me 56%, e ndikuar dhe nga fakti që vitin e kaluar u shënua një rritje jo normale, për shkak të uljes së tatimit mbi dividendin që kishte dhe efekt prapaveprues, çka bëri që bizneset e mëdhatë shpërndanin fitimet e prapambetura.
Të ardhurat nga TVSH-ja, një tregues direkt i qarkullimit në ekonomi ranë me 24%. Në tkurrje të fortë ishte dhe tatim fitimi, me 75%, akcizat u tkurrën me 14%, taksat doganore me 13%.
Të hyrat nga pushteti lokal ranë me 23%, të ndikuara si nga taksat lokale ashtu dhe nga taksa për pasurinë e paluajtshme.
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore u tkurrën me 7.5% në maj, me bazë vjetore, teksa kriza preku dhe punësimin dhe shumë kompani u detyruan të nxirrnin nga skema e sigurimeve punonjësit e tyre.
Maji pritet të jetë muaji më negativ për ecurinë e të ardhurave buxhetore, gjithnjë në rast se nuk do të ketë mbyllje totale të ekonomisë.
Për 5 mujorin, të ardhurat bien me 14.7%
Pasi dy muajt e parë të vitit ishin me rritje pozitive, fillimi i krizës së paprecedentë të Covid-19 në mes të marsit, që u shoqërua me mbylljen e aktivitetit të ekonomisë, e ka kthyer përmbys tendencën.
Për 5 mujorin, të ardhurat buxhetore kanë rënë me 14.7%, ose 27.7 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Efektin kryesor në këtë tkurrje e ka dhënë TVSH (-7 miliardë lekë), e ndjekur nga tatim fitimi (-6 mld lekë), tatimi mbi të ardhurat personale (-5 mld lekë), taksat lokale (-4.3 mld lekë) dhe të ardhurat nga fondet speciale, kryesisht sigurime shoqërore e shëndetësore (-1.5 mld lekë).
Financat presin që për gjithë vitin, rënia e të ardhurave të jetë rreth 15%. Gjithsesi, në qershor, që reflekton të ardhurat e majit, situata pritet në përmirësim, pasi pjesa më e madhe e aktiviteteve kanë qenë të hapura, ndonëse përballë një konsumi të tkurrur./Monitor
Në dy dekadat e fundit, nga viti 2000 deri më 2017, struktur...
Bizneseve u ka shkuar në javët e para të qershorit fatura që...
Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka folur mbr...
Nëse i keni prenotuara pushimet apo udhëtimet tuaja për në v...
Janë rreth 5 mijë punonjës, të cilët do të marrin direkt ndi...
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka bërë me ...
Bashkimi Europian po kalon një krizë të keqe. Nëse nuk përba...
Ministria e Financave po merr në konsideratë që të rrisë tat...
Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të lehtë vazhdues...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur në lidhje me ...
Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, anëtar i Këshillit Mb...
Në fund të muajit mars, në vend kishte zyrtarisht rreth 20 m...
Plan rimëkëmbjeje për Europën! Këtë e dëshirojnë shumë qever...
Rihapja e aktiviteteve, pas izolimit për shkak të COVID-19, ...
Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, preja më e madhe parasë e nx...
Flet Matteo Colangeli, Drejtori i zyrës së BERZH në TiranëBo...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka mbledhu...
Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se do ...
Rreth 30% e punonjësve kanë qenë të punësuar në kompani që j...
Ministria e Financave po konsultohet për draftin e amnistisë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...