Pandemia ul konsumin/ Eksperti: Ekonomia nuk po shkon mirë, duhet një paketë e tretë
Rihapja e aktiviteteve, pas izolimit për shkak të COVID-19, ...
Plan rimëkëmbjeje për Europën! Këtë e dëshirojnë shumë qeveri të vendeve të Bashkimit Europian. Por ende ministrat e Financave dhe të Ekonomisë janë duke u marrë me sheshimin e mosmarrëveshjeve.
Suksesi nuk u arrit as në takimin e fundit virtual të ministrave të Financave dhe të Ekonomisë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të martën (09.06.) Megjithatë ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz u shpreh se është i mundur kompromisi për fondin e rimëkëmbjes. “Propozimi francezo-gjerman është i mençur”, tha ministri i Financave, Olaf Scholz që para takimit. Me këtë ai kishte parasysh planin për paketën koniunkturore prej 500 miliardë eurosh, të cilin kancelarja Merkel dhe presidenti Macron e paraqitën muajin e fundit.
Vetëm pak më vonë dha edhe një shtysë Komisioni Europian duke kërkuar investime në vlerë prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet jugore të prekura rëndë nga pandemia. Siç pritej erdhi kundërshtimi nga “katër kursimtarët” (Austria, Danimarka, Holanda, Suedia), vende që nën drejtimin e Holandës e refuzuan propozimin gjermano-francez.
Kërkohen kompromise
Kjo hapi zyrtarisht mes ministrave të Financave edhe grindjen për paketën koniunkturore të Komisionit Europian. Megjithatë nuk vendosin ata , por krerët e qeverive. E me shumë gjasa jo në samitin e BE javën e ardhshme, por në korrik në takime të veçanta, që mundësisht do të zhvillohen si takime me prezencë. Konferencat e internetit nuk po konsiderohen si shumë produktive, kur kërkohet një kompromis.
Gjermania merr nga 1 korriku presidencën e radhës në BE. Kancelares Angela Merkel duhet të harmonizojë kërkesat e “katër kursimtarëve” me ato të vendeve jugore të prekura rëndë nga Corona. Vërtet që ministri i Jashtëm dhe ai i Financave të Holandës theksojnë në një deklaratë se Holanda e mbështet parimisht “bashkëpunimin europian”, por ata bënë të qartë, se i refuzojnë planet e financimit të paketës së synuar nga Komisioni Europian. Do të veprojmë me “ata që mendojnë si ne” për ndryshime.
Borxhe, po si dhe sa?
Për kancelaren gjermane është pozitive për bisedimet e ardhshme, që Olaf Scholz flet për “një urë të mirëkuptimit” për paketën më të vogël 500 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, tha se shlyerja e borxheve do të duhet të vihet shumë më shpejt në lëvizje, se sa e parashikon KE. Përtej kësaj, Scholz kërkon të heqë nocionin e “kondicionalitetit”, kushte të veçanta për dhënien e mjeteve financiare. Italia reagon me alergji ndaj kësaj, kaq shumë i kujton kjo fjalë kushtet që u vunë gjatë krizës financiare. Scholz përdor nocionin e “investimeve konnkrete”. Me këtë ai krijon një urë për Holandën e vendet e tjera kundërshtare, që ndihmat e rimëkëmbjes do t’i mbështesin vetëm si investime të së ardhmes, zgjerim i ekonomisë promjedisore.
Por debat ka edhe për grantet dhe kreditë. Holanda, Austria, Danimarka e Suedia duan t’i japin fondet vetëm si kredi, por vendet e mbytura në borxhe si Italia e refuzojnë këtë, sepse kjo do të rëndonte edhe më shumë barrën e borxheve, që këto vende edhe tani nuk e përballojnë dot. Fjala magjike në Bruksel për këtë është “përzierja e duhur”.
Kush do të zgjidhet kreu i eurogrupit?
Ministri i Financave të Portugalisë, Mario Centeno largohet nga eurogrupi dhe nga posti në Lisbonë. Kështu në mesin e debatit për planin e rimëkëmbjes ekonomike të BE pas Coronës, muajin e ardhshëm do të ketë edhe një ndërrim personeli. Si kandidatë shihen ministri i Financave të Luksemburgut, Pierre Gramegna, homologu irlandez, Paschal Donohoe dhe spanjollja, Nadia Calvino. Për të thuhet, se ajo ka një marrëdhënie të mirë me ministrin gjerman të Financave, Olaf Scholz.
Ajo është socialiste e krahut konservator për financat, gjë që duhet t’i pëlqejë socialdemokratit Scholz. Nga ana tjetër vendet jugore do të bëjnë presion që në këto kohë kaq të trazuara të ruajnë influencën e tyre në eurogrup. Gjermania ende nuk është pozicionuar zyrtarisht, se cilën kandidaturë mbështet. Sidoqoftë kreun e ri të eurogrupit e pret një axhendë e mbushur – nga sheshimi i grindjeve për fondet e rimëkëmbjes financiare deri tek projekti i lënë në harresë i unionit bankar./ DW
Rihapja e aktiviteteve, pas izolimit për shkak të COVID-19, ...
Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, preja më e madhe parasë e nx...
Flet Matteo Colangeli, Drejtori i zyrës së BERZH në TiranëBo...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka mbledhu...
Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se do ...
Rreth 30% e punonjësve kanë qenë të punësuar në kompani që j...
Ministria e Financave po konsultohet për draftin e amnistisë...
Ministria e Financave Anila Denaj, e ftuar në emisionin “Për...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka folu...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe koordinatori i situat...
Nëse jetoni në një vend të pasur dhe doni një shembull të tr...
Tërmetet e vitit të shkuar i shkaktuan Nerada Kullës një dëm...
Shqipëria mbetet një nga vendet më të cenueshme nga pasojat ...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike gjatë pandemisë A...
Komisioni i BE-së dëshiron ta përballojë krizën e pashembull...
Kryeministri Rama njoftoi pak më herët në rrjetet sociale se...
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim...
Ministrja e Financave, Anila Denaj, në një intervistë në ‘Il...
Ata që banojnë në Tiranë kishin të ardhura për frymë më të l...
Gazetari Klodian Tomorri thotë se paketa financiare anticovi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...