Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Në fund të muajit mars, në vend kishte zyrtarisht rreth 20 mijë të punësuar më pak, sipas të dhënave administrative të tregut të punës, të raportuar sot nga INSTAT për tremujorin e parë. Nga këta, rreth 7,400 janë në sektorin privat jobujqësor, ndërsa rreth 12.8 mijë janë në sektorin bujqësor.
INSTAT i raporton të dhënat administrative për sektorin privat jobujqësor si një mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listëpagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Fundi i marsit përkoi dhe me fillimin e pandemisë së Covid-19 dhe mbylljen e shumë bizneseve, që detyroi dhe heqjen nga puna të punonjësve. Por efekti i saktë pritet të konstatohet në shifrat e tremujorit të dytë, teksa raporti për punonjësit e marsit tek tatimet bëhet deri në datën 20 prill.
Gjithsesi, ky është tremujori i dytë me rënie të numrit të punonjësve në privat, pas tkurrjes me rreth 9,600 persona në periudhën tetor-dhjetor 2019.
Në fund të marsit, në sektorin privat kishte gjithsej 508 mijë të punësuar, në bujqësi 451 mijë dhe në shtet, rreth 174 mijë persona.
Për sektorin bujqësor, të dhënat administrative përdorin anketën. Por fermerët kanë pohuar për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të paguajnë sigurimet shoqërore në muajin mars.
Krahas të dhënave administrative, INSTAT realizon dhe Anketën tremujore të tregut të punës.
Por për shkak të masave kufizuese prej Pandemisë Covid-19, INSTAT nuk ka mundur të grumbullojë në terren të dhënat mbi ecurinë e papunësisë në tremujorin e parë. Anketa, e cila është realizuar nëpërmjet telefonit, nuk ka gjetur ndryshime në treguesit e punësimit në tremujorin e pavarësisht se gjatë muajit mars për shkak të masave kufizuese mijëra persona humbën punën për shkak të mosfunksionimit të ekonomisë. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,4%. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,7 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,2 pikë përqindje në raport me tremujorin paraardhës. Por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka pohuar se gjatë muajit mars kanë ikur nga skema e sigurimeve mbi 57 mijë të punësuar.
INSTAT ka sqaruar se në tremujorin e parë (Janar ? Mars) 2020, me marrjen e masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 , INSTAT ka ndërprerë intervistat direkte në familje.
Anketa e Forcave të Punës, për t?ju përgjigjur situatës së krijuar dhe për të siguruar mbledhjen e informacionit të nevojshëm për vlerësimin e treguesve të punësimit, është kryer nëpërmjet intervistave telefonike për periudhën e referencës nga data 9 ? 29 Mars 2020. ?Intervistat telefonike nuk kanë qenë të mundura të realizohen për ato familje që ishin të reja në kampion dhe për të cilat intervistimi duhej të kryhej në datat e mësipërme sipas kalendarit të anketës. Gjithashtu, edhe për familjet ekzistuese në kampion, jo të gjitha intervistat kanë qenë të mundura dhe si rrjedhim shkalla e përgjigjes në periudhën në fjalë ka qenë më e ulët se në javët paraardhëse të tremujori?, ka sqaruar INSTAT.
Në tremujorin e parë 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,4%. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 1,1%, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, ky tregues u ul me 1,3%. Në tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4%.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,7 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,2 pikë përqindje.
Në tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,6%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 0,6 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon një ulje prej 0,1 pikë përqindje.
Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2019 në tremujorin e parë të vitit 2020, është 1,1%. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 4,2% në sektorin e industrisë, 1,1% në sektorin e shërbimeve ndërsa sektori i bujqësisë shënon ulje me 0,5%. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2020, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u ul me 1,3%. Punësimi pësoi ulje në sektorin e bujqësisë 2,8%, në sektorin e industrisë me 0,9% dhe në sektorin e shërbimeve me 0,3%.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e parë të vitit 2020 është 2,2 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e katërt 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë është ulur me 1,4 pikë përqindje.
Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,1%. Në terma vjetorë, ky tregues ka mbetur në të njëjtin nivel. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grupmoshë, shkalla e papunësisë u rrit me 0,8 pikë përqindje. Popullsia ekonomikisht jo-aktive Gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, 18,5% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,7% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,5% në paaftësi të përhershme. G
Gjatë tremujorit të parë 2020, 11,0% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar./Monitor
Plan rimëkëmbjeje për Europën! Këtë e dëshirojnë shumë qever...
Rihapja e aktiviteteve, pas izolimit për shkak të COVID-19, ...
Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, preja më e madhe parasë e nx...
Flet Matteo Colangeli, Drejtori i zyrës së BERZH në TiranëBo...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka mbledhu...
Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se do ...
Rreth 30% e punonjësve kanë qenë të punësuar në kompani që j...
Ministria e Financave po konsultohet për draftin e amnistisë...
Ministria e Financave Anila Denaj, e ftuar në emisionin “Për...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka folu...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe koordinatori i situat...
Nëse jetoni në një vend të pasur dhe doni një shembull të tr...
Tërmetet e vitit të shkuar i shkaktuan Nerada Kullës një dëm...
Shqipëria mbetet një nga vendet më të cenueshme nga pasojat ...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike gjatë pandemisë A...
Komisioni i BE-së dëshiron ta përballojë krizën e pashembull...
Kryeministri Rama njoftoi pak më herët në rrjetet sociale se...
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim...
Ministrja e Financave, Anila Denaj, në një intervistë në ‘Il...
Ata që banojnë në Tiranë kishin të ardhura për frymë më të l...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...